T’falem, Shqypni, ti i shpirtit t’êm dishiri!
I lum njimend jam un n’gjí t’and tu rrnue
Tue gzue t’pámt t’and, tue t’hjeke at ajr t’kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.
Kje i Lumi vetë, qi mue m’dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t’ande t’kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t’blerta me shikjue.
Kû Shqypja e Burrit s’dron se i qaset niri.
Ktû trima léjn gjithmonë, pse ti jé nâna
E armvet n’zâ, qi shndrisin duerët e t’lumit,
Kah des per ty i rrebtë e trim si Zâna.
Eden n’Balkan ti jé; ti prej t’Amshuemit
N’Balkan jé shkrue Mbretneshë mbí fiset t’tâna:
Hyp fronin, prá, e sundo, Shqypní, m’ t’liruemit.