Gjûha Shqype

Porsi kanga e zogut t’veres,
Qi vallzon n’blerim të Prillit;
Porsi i amli flladi i eres,
Qi lmon gjít e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjûha e jonë shqyptare.

Ah! po, â e amel fjala e sajë,
Porsi giûmi m’nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pá mashtrí;
Eohè ndihet tue kumue,
Porsi fteta e Kerubimit,
Ka’ i bjen giellvet tu’ flutrue
N’t zjartat valle t’ameshimit.

Prá, mallkue njaj bír Shqyptari,
Qi ket gjûhë të Perendis,
Trashiqim qi na la i Pari,
Trashigim s’i a lên aj fmís;
Eghè atij i u thafte, po, goja,
Qi e perbuzë ket gjûhë hynore;
Qi n’gjûhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’veten lên mas dore.

Në gjûhë shqype nânat t’ona
Shi prej djepit na kan thânun,
Se sht nji Zot, qi do t’a dona:
Njat, qi jeten na ká dhânun;
Edhè shqyp na thán se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnin e fali,
Se sá t’ênden stina e moti,
Do t’a gzojn kta djalë mas djali.

Shqyp na vete, po pik mâ para,
N’agim t’jetes kúr kemi shkue
Tuj nojeke flutra neper ara,
Shqyp mâ s’pari kemi kndue:
Kemi knue, po, armët besnike,
Qi flakue kan n’dore t’Shqyptarvet,
Kah kan deke per bese jetike,
Kah kan deke kta per dhé t’Parvet,

Në ket gjûhë edhè njaj Leka,
Qi 'i rruzilim mbretnín s’i a zûni,
Qi kah bijte aj, shkelte deka,
Shkekllit mbare ligie t’randë i vûni;
Në ket gjûhë edhè Kastriota
U pat fole njatyne ushtrive,
Qi sa t’norise e diellit rrota,
Kan me kêne ndera e trimnive.

Prá, Shyptarë, çdo fés qi t’jini,
Gegë e Toske, malcí e qyteta,
Gjûhën t’uej kurr mos t’a lini,
Mos t’a lini sá t’jetë jeta,
Por per tê githmone pûnoni;
Pse, sa t’mbani gjûhën t’uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kan me u mbajte larg kâmbet t’huej.

Nper gjûhë shqype bota marë
Ká me u njofte se ç’fis ju kini
Ká me u njofte jue per Shqyptarë:
Trima n’zâ sikurse jini.
Prandej, prá, n’e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t’brohrisin:
Me gjûhë t vet rrënofte Shqypnija!