Nga deti dallëndyshja fluturoi
Dhe në vënde të ngrohta ngre folenë,
Me Mallin brodhi atje, po nuk harroi,
Kur sosi çasti, të shkonte n’atdhenë.
I shkundi pëndët n’erë edhe shkoi
Udhës së vjetër ku kish lënë harenë,
Po n’udhë e zuri bora që e mundoi,
Kështu për dashurinë humbi vetëhenë.
Kështu e shënjta miqësi ësht bërë:
Megjithse larg, po puqen me sevda
Dy zëmra që prej-fatit, qenë ndarë.
Harresa e keqe kurrë s’mund t’i zërë,
Dhe po i preu vdekja me gërshërë ata,
Mbi varrin vjen mendimi duke qarë.
Zef Serembe