Sa e poshtër je, o e ndyrë përkëdheli,
Gënjeshtëplote, e fryrë me qelbësirë,
Ti bën të humbasë mendjen çdo njeri
E katundet shkallmon me turbullirë.
Si lulja e egër që çel bukuri
Dhe rritet buzë udhës me shkëlqime,
Përballë të marrin e mbush me hijeshi
Po afër derdh veç vrer e kalbësime.
Ti solle fajin që ish në errësirë,
Njeriun që ish në paqe ti e gënjeve,
Ti hape varrin për të parën herë.
Nga shkaku yt qan bota me drithërimë
Se paqen e gëzimin ia rrëmbeve
E sa zemra të mjera vall’ s’ke therë?
Zef Serembe