Lart qeshi dielli e shtogu lulëzoi
Atje te gardhi i kopshtit që e veshi
Flisnin fjalë me mall lumi e përroi
Dhe, plot me gaz, i tërë fshati qeshi.
Një zog mbi shtog nga era fluturoi,
Sqepin si ar dhe pend’ të kuqe pati,
Cicëroi ëmbël-ëmbël dhe gëzoi,
Ahere ja vu mëndjen tërë fshati.
U err nga deti e mali gjëmoi gjerë,
Egër nga qielli u hap stuhia e shkretë
Edhe ngrica mbi dhe bëri folenë.
Iku nga shtogu i bukur shpendi i mjerë,
Tërë kujtimet u harruan për jetë.
Jetët e mjera tona ashtu a s’venë?
Zef Serembe