Të fala, burrë! Nga buza jote rrjedh
Të folurit me nder e me drejtësi.
Ti trimat gjith’ i shtyn në malësi
Ku drita e lirisë rrezet hedh.
O sa brenga të bënë ty të shkretë!
O ç’tallaze t’u derdh me egërsi!
Çdo mundim kapërceve me trimëri
Dhe vendin na e nderove me t’vërtetë.
U plake sot? Mendimin tënd të thellë
Në dituri gjithnjë e më shumë e zhyt
“Pse-në” e njeriut që të gjesh në dhe.
E s’lodhesh kurrë dukë vënë re,
Në urtësi më thellë të ngulësh sytë
Se do të dish si Bota qënka pjellë.
Zef Serembe