Te kodra ti këndon me shumë hare,
Ajo këngë në zëmër mua më zbret,
Bukurin’ tënde edhe dielli e vë re,
Për të një lule e bukur je vërtet.
E gaz e lot, vashëz, për mua ti je,
Sadoqë nuk shkëlqen në fshatin vet,
Se lehtas më ra malli si rrufe
Dhe duke qeshur rreth e qark baret.
O vashëzë mez-hollë, koha shkon
Dhe, posi lulet, zhduket dalngadalë
Hiri që si pranver’ të zbukuron.
Jeta më vrau fort mua të zinë,
S’kam paqe e po mendoj se si t’ja dalë,
Se i shkreti dot s’e shuaj dashurinë.
Zef Serembe