Fytyra e saj

Si vajza ime e bukur s’ka asnjë:
E prerë, e holl’ si kumbull, drejt më rri:
Kur ecën, shkon si zogë e mbase më
Zërin e saj e ngre plot harmoni.

I ndan flokët në mes dhe rrethas vë
Gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi,
I feks balli që rreze drite zë
Si gryka e detit n’agim’n e ri.

Të zes e tërë mënd e mall të thellë,
Sytë e saja shkëlqejnë më se hënë,
Në mes të faqes i qesh hunda e hollë.

Ka buzët si merxhan, është faqemollë,
Dorën dhe zverkun si alabastër vënë
Edhe, kur qesh, sikur të ngre në Qiellë.

Pjesa e radhës
Vashës së largët