Tufani

U vrënjt nga deti e mali u mbush me re,
Dhe dita u err’ sa pikëllim na vjen,
Gjeli këndoi edhe ne strehë u fsheh,
E gjethe e kashtë era i rrëmben.

Ja një bareshë mu në prak ndalon,
E si gjindja nxitohet rri e vë re,
Se lart gjëmon edhe me ankth rënkon,
E vërsulet tufani e rreh mbi dhé.

Stuhia ushton bashkë me verinë,
Tjegullat çajnë e tundin krejt shtëpitë;
Pemët vithisen dhe te lumi vinë.

Ne rreth vatrës qëndrojmë si të mjerë,
Kërcet sa s’ka rrufeja n’errësitë,
E duket se katundi do të bjerë.

Pjesa e radhës
Natë