Një natë sterrë të zezë fluturoi
Kjo mëndja ime qiejve të lehtë,
Çau rretë e një vënd pushoi,
Ku maten qiell e dhé nga epoka vetë.
Mbi djellin mëndja u ngrit dhe yjet shkoi,
E humbi në një det q’ish prush i nxehtë,
Atje s’u dogj, po matanë kaloi
Dhe mu te dera gjet gaz të vërtetë.
Përpara vate… Duke lozur qiejt,
Ndër dallga putheshin drite të dlirë,
Dhe me mall mbinin yjet edhe diejt.
Një dritë dallgë në mëndje m’u fut,
Se me harmoni të kthjelltë dhe fatmirë
Natyra u tund dhe Perëndisë iu lut.
Zef Serembe