Detari

Mirëmbeç, zonjë e dlirë,
Voztari vjen në agim,
Nga coha brezin nxirre
Edhe në shpatë ma lidh.

Po qan? Tani mos qaj,
Se e bukur ësht’ kjo jet’.
Çurg rrjedhin gaz e vaj
Se vatra na thërret.

Kur endeshim të mërzitur
Nëpër fusha e vironja,
Zgjedhën si i regëtitur
Të qenit turk mallkoja.

Një mbrëmje në anije,
E shtrenjtë, ty të thashë:
“Po erdha si m’ka hije
Direkun ngre të trashë”.

Si zonjëzë arbërore
Nënqeshe pa mëri.
E sot, ti quhesh e gjorë
Se s’qëndroj në shtëpi?

Ti rri në tokë, luftoj
Te deti unë me anije.
Ti ëndrro, un’ do guxoj
Shembulli i Teftës m’ka hije.

Zonja ime, ti e di
Sa i kënaqur jam.
U ngrit Bardhyli i ri,
Për t’i shërbyer kam!

Kur agimi zbardh qiellin,
Detari ëndrrat harron
Për nuse ka flamurin,
Për mall detin këndon.

Pjesa e radhës
Tufani