Kuer erdh Vata me buk, gjet Prênden çue n’kâmë qi po shikjote ato rrenime.
«Qe moj locja, bash si n’njiket vênd kaa pasë kênë motit gjyteti, e thonë se ishte fort i bukur, — i tha djali — por sot i â harrue gadi edhè êmni, e â shndrrue m’nji katund; por âsht i bugatshem e fitimin mâa t’madhin e xjerrë prej qepve; ket t’shitun e bân mâa s’fortit n’Shkoder».
E ktû, saa me habitë Prênden qi, sikuer u shifte, e mlojte trishtimi, Vata shkoj giatë n’bisedë, edhè i tha: «Kalxojnë se tash disaa vjet paskan kênë idhnue vêndsit e Drishtit me do tregtaar t’Shkoders, e prandej ata rrahne been qi mos me i shitë n’at vjetë ktii gjytet qepë, t’thuesh se Shkodra mahet vetun me qepë! Por ata gjind t’paa kujtueshem ja bâne t’zezen vedit, pse n’at vjet shumica met paa shitë gjâa, e prandej ju desht me ndêjë edhè me grusht thaat; n’t’dyten vjetë e hoqne idhnimin e shitne qepë si perpara. Kndej kaa metë fjala nder Shkodranë: — Âsht idhnue Drishti, e s’na bje qepë! —».
T’a ndîimen ket fjalë, Prênden edhe paa dashtë e mori gazi; e at herë pveti: Po e ky gjytet qi po thue se pat kênë fort i bukur, i kuej ishte, e kush do t’a keen rrênue n’ket mndyrë?».
«Ky âsht gjytet i moçem qyysh n’kohë t’kaurrit, e ky e pat n’dorë; por kaa vojtun n’ket hall, tham vetë, prej luftimeve t’mdhaa qi janë bâa n’ket vênd» Kshtû foli Vata, e s’mujte me diit mâa teper; por na po e zgiasim diftimin e tii tuj kallxue ndoj punë historiet permii ket gjytet.
Barleci, prift shkodranë, e qi kaa shkrue n’giûhë llatine historiin e rrethimit t’paar t’Shkodres (v. 1479) si edhè shum sênde permîi Shkoder t’atëhershme e permîi Skanderbegun, mocataar i vet, difton se gjyteti i Drishtit, qi kje dikuer nen sundim t’Ejllorve, derë shqyptare, e mrapa t’Balshajve e t’Venedikut, kjè rrethue e rrahë me topë prej Anadollakve per gjashtë dit rresht. Vendasit, pakue prej murtajet t’madhe, s’patne se si me i dalun zot vêndit t’vet, e s’mramit gadi trëqind vetë bashkë me kryetarin e tyne, Jakë Mosto, u dhane n’dorë t’anmikut e kjene çue n’lâmë t’ushtriis para Sulltan Muhametit II, qi rrethote aso kohet edhè Shkodren, e u kje pree kryet tu paramuret e gjytetit; ç’m’at kohë e mrapa Venediku e buer sundimin e ktii vênd e ja lshoj n’dorë Mretit t’Stamollës.
Me ket luftë t’mrame kje rrênue edhè forcomja e Drishtit t’moçem, kû shifen endè sot n’krye t’gjytetit disaa copa rrenimesh t’mureve t’saja e ndoj pyrg i shkatrruem.
Duket se do t’keen kênë Drishti nji gjytet n’zâa prej trii sere muresh qi e rrethojshin deri m’dyy milje, por sot kta mure gjinden mâa e shuma rrênue prej luftarve e prej motit; ndonji shkrimtaar i mretniis Bizantine e kujton ket vênd me êmnat: Trivastum e Dinnastrum; Venedikasit e thirrshin Drivasto.
Mali i forcomjes, kû gjinden edhè rrênimet e gjytetit t’vjeter, kah veri zbritë thik tepoosht n’Kiir, uji i t’cillit i rrjedh per skâj; kah jugu kaa nji t’paam fort t’bukur: fusha mlue me fiiri, Shkodra me livadhe t’gjâna t’vetat, e forcomja e moçme e Rozafatit me t’cillen Drishti mujte me u marrë vesht me shêje e me i bâa me diit asajë kuer ishte ngusht per gjind e s’kishte se sî me i qindrue rrethimit t’anmikut; e s’mramit n’anë t’shmajkët shifet liqêni i hapët e i shndritshem, kû shpesh herna do t’i keen sjellë sŷyt ata t’rrethuemt e shkrete, qi luftojshin per vênd t’vet, palè a po vîte kush prej Shkodret n’ndimë t’tyne.
Shêje me randsii qi t’munden me diftue diçka t’vjefshme per ket vênd nuk janë gjetun; ndoshta janë pshtjellue nder rrêndime; mos tjeter u gjeten disaa teprica pushkësh e pare paa farë vijimit. N’muur t’nji shpis âsht gjetë nji rrasë e murme, n’t’cillen â dhênun êmni i Shêjtit Sh’Benedikt, e nji rasë vorrit shkrue paa mjeshtrii. Nji tjeter shêj, qi âsht gjetë n’at vênd, e kû mundet me u paa se vertè do t’keen kênë aj gjytet me nâam n’kohë t’vet, âsht nji i çuditshem eukopjon bizantinë (qi na mund t’a thrrasim medajë a ndjesë). Ky enkopjon âsht i rrumullakët, krejt aar, e mâat 6 çentimetra per zgiatit; e paraqet tre shêjten ushtarë, t’cillët janë n’zâa n’ânen e t’Leemit e edhè nder nee: Sh’Teodori Stratilat, Sh’Dimitri i Mshriirshem e Sh’Gjergji.[1]. — Por faqja e medajes qi i paraqet âsht shum e fshîime. Kush din me na diftue nierin qi e barte ket medajë, e a thue se do t’keen kênë nji luftaar i vjefshem, per masi e barte ket shêj t’tre shêjtnave ushtarë?
Drishti pat pasë nji ipeshkev qyysh n’vjetë 877[2]. Njehej nen ket djoçez t’Drishtit mungadja e Sh’Njonit n’Rrash.
Mjes Kirit e t’liqenit t’Shkoders e deri tu kâmët e maleve hapet nji fushë e madhe mlue ânë e kând m’fiiri, e qi e merr êmnin Fusha e Shtojt. N’krye t’ksajë fushë, pak mâa lerg Maranajit, naltohet kahë qiilla, mjedis njaj grumullit gursh e rrênimesh, nji kumonare kater kentash, e per e bukur nuk e kaa shoqen. Dera e t’hîimit e ksajë kumonare âsht mlue prej dheut, e s’kaa sî hîhet mrêndë perpoos me e germue dheen; gurt e atii farë pyrgut janë t’latuemun e t’merenduemun mjeshtrisht; kaa nji kornique qi hieshem del perjashta e e daan pyrgun per mjedis. Me çka shifet, ndertesa e mungades e e kishes do t’keen kênë e madhe masi ky pyrg mâat 35 metra giatë e 4. 50 gjithicilla faqe e tia. Kta rrenime janë tepricat e nji abacies s’moçme t’Benediktinve, i cilli Urdhun shkeli mâa i pari token e komit shqyptaar e derdhi mûund shum per me ruejt feen e ktii popull e la neper saa vise t’Shqypniis kso shêjesh qi rrfejnë veprimin e xellshem t’ktyne mungarve kaq t’permêndun n’historii t’moçme e t’soçme.
Kjo mungade do t’keen pasë shum kundershtime prej anmiqve t’Fees katolike; e kta kan mujtë mâa udobisht me e shfrye idhnimin e zêmers s’vet tuj kênë e ndertueme n’rrashë paa pasë kurrfarë pritet. Diftime per ket mungade sot per sot nuk kemi; ndoshta gjinden nder letra t’moçme t’atii Urdhun; gjindja e thrret ket vênd rrenimesh kisha e Rrashit.
Ne nji artikull t’mâa t’moçmes e t’bukures t’Perkohshmes shqyptare, d. m. th. Elçija i Z. s’J. K. (v. 1912, Pjesë e II, f. 59-61) sprovohet me dokumenta historjakë t’XIV e t’XV faqe nierit se kjo mungade ishte njimênd e Benediktinve, se kisha e sajë ishte kushtue Sh’Njonit, e se Shkiet e kan prishë e shkatrrue. Abati i atyne mungarve u thirrte edhè n’v. 1445 abbas S. Joannis de Stoja, sikuer shifet prej letrash qi gjinden n’arkivë t’Venedikut.[3]
Kallxohet se tash nja 40 vjet patne kênë nder fjalë katolik e shkie per me i pasë per vedi njato rrenime, por valia i Shkoders u hîni ndermjet, e paa kqyrë arsyet e asnjênes ânë tha se ishin t’myslimanve! Per n’kjoftë se koha bjen n’fije e ndreqë gjithçka, shqymë edhè gjithçka, e kadaldale i çon punët ne t’sosun; mjaftë me thânë qi vêndsit e aferm per ditë xjerrin gur nder rrenime t’asajë kishë per godii t’shpiave t’veta e per me hijeshue vorret qi i kan rreth kumonarjet. Nder shum ksi gursh janë gjetun lajle t’bukura, qi bajnë me diit se ç’farë stolinash do t’kenë pasë ajo ndertesë mungadjet.
N’Shqypnii njifet edhè sot njaj Shêjti i paar me êmnin Sh’Todri e i dyti me êmnin Sh’Mitri. ↩︎
Kje pjestaar n’Konçil t’Delminium, (kryegjytet i Dalmaçjes s’moçme) n’t’cillin u gjetne t’gjith ipeshkvît e Dalmacjes, t’Kroacjes e t’Serbies me t’Derguemit e Papës e t’perandorit t’Kostantinopollit per me i caktue provinçet e djoçezet. ↩︎
Rrashi a fusha, kû gjinden rrenimet e mungades e e Kishes me gjith kumonare t’sajë, quhet edhè sot: Fusha e Shtojt. ↩︎
Zef Harapi