Nye i XXXIV

Gadi po mushej vjeta qyysh se Vata ishte perpjekë e kishte folë me Prênden n’Tivaar tu shpia e atii rrogtarit. Kuer nji ditë, n’saa nusja kerkote dushk neper nji prozhem me i qitun gjâas s’gjaall, ndjeu se dikush e thirri mas shpinet; u suell e pau Vaten. «Vatë, çka lypë tî ktû? kû jee kênë» e pveti atê me nji herë.

«Une» i pergjegji djali i Shasit «ç’se jam daa prej tejet, katundin t’êm s’e kam paa mâa me sŷy, madje kam ikë prej sî tînzisht per punë t’gjakut, e kam raa n’Shkoder; prej ktii gjytet kam msye Dushmanin, kû kam pasë t’ndêjun tu nji dajë i êmi. Têsh dy muej kam marrë vesht, mas shestjet, se jee martue n’Shllak, edhe une lypa mirë êmnin t’ând, e zgodha punen si duhet, e paa ju çilë askuej, erdha ktû per me e pertrîi rishtas me tyy premtimin qi t’bâna kuer ishim edhè n’shpii t’onë… Çka po thue? fol…».

«S’po dii çka me folë; m’duhet punë teper e garrametshme» gjegji nusja.

«E garrametshme? neser n’nadje bash m’njiket kohë perpiqena n’ket vênd, e prej kndej ikum e marrim udhen ndrejtë kah Drishti, e mandej biim n’Shkoder, kû xâam nji odë shpii me qiraa, e jetojmë per ndeer, e e haam nji kashatë buk paa pasë nevojë me ju falë kuej. A po t’mushet mêndja? fol!».

«E mjera vetë se çka jee tuj m’lypë! Po e besa e madhe qi i kam dhânë Zotit e burrit t’êm tu lteri…? E mandej me bâa me na xânë n’udhë kuer po ikim, t’mjerët na! Mue sidomos m’rjepin me guur pushket» foli Prênda.

«Kuer t’shkojnë n’mrame tu shpia, tyy s’kan me t’gjetë; âsht e diitun se kan me dalë e me t’kerkue, por kurr e kurr s’kaa per t’u shkue mêndja atyne me ndjekë udhen t’onë, por kan me majtë kah Masrreku».

«E po fatit e si i bâhet? A mund t’i bie shqelm?» tha ajo.

«Fati le t’rriin n’punë t’vet; tî marrë nuk e kee me pelqim t’ând, e na vêem kunorë bashkë» ja priti Vata.

A thue se aj djalë flitte, a mâa mirë t’thomi, kshillote me rrugë e me arsye? Jo aspak, se, ndonsè Prênda prej vedit e me fjalë t’veta nuk e kishte zgjedhë Gjonin per fatë, e saa do qi nuk e kishte gjith aq per zêmer, e shpia e tii ishte mjeftë e vorfen e nevojtare, por s’mujte kurrsesi me ja sjellë shpinen, e me ikë e me e lânë, pse nji ditë e kish dhânë fjalen — po e marr — nder sŷy t’dy vetve e t’Meshtarit, e praa ishte lidhë me kunorë shêjte; e prej ksajë t’lidhmes s’mund t’dahet nji burr e nji grue, por veç e shaati kuer t’i dajnë.

Me gjith ket Prênda kaa m’u rrêjte; e kaa m’u rrêjtë sikuer do grâa tjera t’ona, qi, sidomos nder malciina, prej zakonit t’mrapshtë me i fejue e me i dhânun paa kqyrë aspak a jau do zêmra ket a njat shpii, ket a njat djal, tek e mramja çohen e ikin tuj marrë n’qafë vedin e konakun e vet e shpiin e burrit t’paar. Fajin at herna e kaa po edhe gruja. por shum herna e kan mâa s’fortit njata qi e martojn tuj bâa n’asgjâa njat lirii t’arsyeshme qi kan djali e vajza me zgiedhë me urtii fatin, me t’cillin, jo ata qi e napin, por vetë do t’rriin e do t’jetojn deri n’fiill t’mordes.

Na e diim se gjithicilli nieri kaa vullndetin e liriin e vet, e se prandej kunora perdhûni nuk vêhet. Âsht e vertetë edhè qi Prênda tu kisha vullndetshem e kishte pelqye fatin qi ja kishin dhânun; por mjerisht zêmra ja dote prep mâa fort Vaten se Gjonin; m’atê e kishte pasë ngulun vullndetin qyysh ne e paar, e prandej kjo dashtnii e hershme tash kaa per t’a verbue e me e rrzue n’gabime t’mndershme, qi nuk qillojnë kuer bâhet fejesa si thonë Zoti e arsyeja.

Por a mundet vajza me lypë a me zgiedhë vetë burrin, e djali gruen? Unjilli e nepë por tuj u kshillue perpara me prindë e tuj u shtrue vullndesës t’ktyne kuer kta per disaa arsyena t’drejta shofin se djali a vajza, qi ja kan mrrîit kohes t’marteses, gabojnë ne zgiedhme t’vet. — Po e nder nee a kqyret kjò lirii e natyrshme? N’shum vênde jo, pse, msue teper ne e moçme, shkojmë tuj thânë se â mârre me zgiedhë vajza djalin e djali vajzen! Po, mndyra mâa e mirë, mâa e urtë, e mâa e dobiishme âsht qi baba e nana t’ja gjejnë vaizes djalin a fatin qi i duhet; por mos t’i lidhin kurr fjalët per paa u marrë vesht e paa pasë edhè pelqimin e liir t’atyne, qi mos t’i ndollin kuej ngatrresat qi e gjetne, edhè per faj t’sajë, Prênden t’onë, e cilla gadi porsi njajo lopë qi do t’shkojnë kû t’a keen shitë i zoti i vet, kish vojtë nder ato male paa e pvetë kush a dote e me kê dote me vûu kunorë.

Nusja e ree njatjè n’at prozhme kishte ndêjë vetun per vetun me at djalë, e pse njaj qi e do rrezikun sharron n’tê, sikuer thotë i urti, kapak e kapak i u ndez rishtas n’zêmer dishiri i dikuershem, qi aty per aty ja terratisi mênden, e prandej Vates qi e lutte i pergjegji kso doret:

«E mirë praa, kû do rasha mos u vrasha, vetë neser n’nadje kam m’u gjetë ktû n’mal tek saa t’dalë prej shpiet êm kunat; edhè burrin nuk e kam n’shpii, se kaa shkue n’Koman, e ç’sot pês javë po bâhen qi nuk kaa ardhë».

«N’paç sî, merre edhè nji copë buk me vedi, pse une kam saa per sânde, e nesren e kemi t’vshtiir, pse do t’mundohena me ndêjë saa mâa msheftë» i tha Vata e u daa prejë sajë.

«Sânde kû jee me shpii?» e pveti Prênda kuer aj u nis me shkue.

«Kjo âsht e treta natë qi po bûjë tu nji shpellë, mas ktii malit».

Naten e mirë i thâne shoqi shojt, e njêni shkoj me gjetë strehë, kû do t’a kalote naten, e tjetra u drodh kah shpia.

«Çka kee, moj nuse, qi t’kaa tretë ftyra, a kee farë îdhnimit a? pveti vjehrra t’reen tek saa kjo hîini n’odë.

«Kurrgjâa s’kam, besa, moj nânë» pergjegji nusja.

«Ç’u vanue Gjoni, morè Paal» ju suell plaka t’birit tjeter «Kush e di se kuer e kaa mênden me ardhë aj kryelahutë; me kênë qi âsht i vjefshem kishte ardhë tesh kaa ditë, e nuk kishte me e lânë shpiin e vet me hjekë keq; têsh saa âsht i rii nuk do t’a trêmin puna, por aj do t’a shkyejn punen; kam pasë kujtue se kaa me ja shtîi krahët shpiis e kaa me e majtë, si i thonë nji fjalës, n’shplakë t’dorës têsh masi â martue; por aj loci s’çaan kryet per nee, qi rrîim ktû e thahena me buk e krypë e me ka’j bisht porrînit; e aj vetë? poo aj vetë me shkue keshè permortshem, e me kerkue malet e Komanit! Oh po, e dii vetë se atii i kaa kânda me dalë e me gjue… Mos m’ardhët por se erzin n’grushtë têsh ja nap!..»

N’nade, si duel Pali jashtë shpie, Prênda xuer prej arket do kmisha e petkat e reja t’vetat.

«Çka po bân aty?» pveti plaka «E pse po i xjerrë teshat prej arket?»

«Po i qes jashtë me i ndêe n’oborr, nânë, se u mykne ktû mrêndë qe têsh kaa ditë qi rrîin ndrye».

«E n’mal mos harro me shkue sot per drûu» urdhnoj plaka.

«Têsh po dal edhè nji grimë herë saa po ndreqi ndoj punë shpiet» E n’kaq i mlodh grumull ato tesha e i lidhi me nji konop e i la jashtë gadi. «Têsh po shkoj, nanë, lamtumirë» i tha s’vjehrres.

«Mos u vano shum, moj t’pastë nana, por prej drûut shpejt e kthe kahë shpia se, kush e di, vjen yt shoq deri mrama; udha e marë têsh, moj bii!

Pjesa e radhës
Nye i XXXV

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB