Paa merzii t’lexuesit t’dashtun po diftojmë ndoj sênd permîi kto vorre t’Komanit mas nji shkrimtarit t’huej[1]. Kto vorre janë t’moçme saa s’kee, persè, sikuer diftojnë hekurat e sêndet tjera qi kjene gjetun nder to, i perkasin kohes t’idhullatries, e kjene goditun pak s’pakut shtatë a tetë faqe nierit para Krishtit. Mâa e shuma e ktyne vorreve gjindet n’vise Prêndim-Lindje, kâmët kah lindja. Gjithicilli vorr âsht saa njêni tjetri, e rrasat i kan t’gjâna; vorret mrênd janë mushun me dhee e me këthnji qymyrit. Masa e gjith vorreve âsht gadi 2m40 n’2m20, per poos t’atyne t’fmiive qi janë mâa se 0m59 gjânë n’0m45 giatë me 0m50 thellë. N’ndoj vorr ishin kênë shtîi mrêndë dy a tre vetë e shpesh herë edhè pêsë. N’nji vorr janë gjetun dy ashtnime vetun. Kocîjt (sikuer dishmon zotnia Legrande qi tesh nja 20 i kaa pasë paa) veç kishin fillue me u prishë, e vetun at herë kishte metë ndoj ashtë i madh i kamve e i krahve; aj i korllokullës e i rrashtes ishte i breem gadi krejt; u gjeten edhè dyy rrashta mâa t’paprishne, e n’njênen kishin metë edhè nji tufë flokësh t’zez; dhamët ishin gadi t’gjith t’mirë e t’bukur.
T’deknit do t’jeen kênë vorrue n’kta vorre me t’gjitha stringat qi kishin pasë e me petka qi kishin bajtë, pse janë gjetë copa pelhuret, e n’mâa t’shumtat e vorreve kaa pasë vâthë e rrathë duersh. Prej ktyne vorreve kjene xjerrë e çue n’Musée National de Saint German t’Parigjit njikto tesha: 14 rrathë t’mdhaj per çafë; 400 rruza kolanet; 8 rrathë duersh tuçit; 38 hallka vâthit tuçit e rrgjantit; 6 vâthë rrgjantit t’punuem mjeshtrisht, e 6 tjerë tuçit; 10 unâza tuçit; 2 sakica hekurit; 1 tagan t’gjânë hekurit; 16 thika, mâje hejsh, rrathë e pushkë hekurit.[2]
A dihet gjâa per ket shumicë ndjerzish, e i t’kuejt pupull ishin, e per zakone, besim, e marim t’tyne? Nji arsye e vogel kû mundena me u kapë âsht qi shum tesha t’cillat janë gjetun n’kto vorre kan nji giasë t’madhe me tjera qi janë gjetë n’Bosnie! e kjo punë na bân me diit praa se ky koom, qi jetote nder rrethe t’Komanit, do t’keen kênë i hapët fort.
Per kah âna e besimit vetun nji shêj âsht gjetë n’nji unâzë, n’t’cillen ishte nji guur, e n’tê ishte e punuemun ftyra e hyjit Merrkuerr n’kâmë, e qi me t’djathten i majte dy gjarpî qi î perpjekshin krenat njêni me tjetrin.
E kam paa edhè vetë me sŷy t’mîi nji unâzë arit, qi e kishte pasë shitë nji grue prej Komanit, e qi e kish gjetë djali i sajë n’at mal vorresh. N’at unâz ishte nji guur i zii, e m’tê shifeshin vetun disaa viza qi s’diheshin me u daa se çka janë, por, me e shkelë at guur n’dyyll, mette m’tê nji nieri n’kâmë e ishte hyji Merrkuerr.
Pare n’at vênd, deri m’sot, nuk janë gjetë asfaret; parja baremâa kishte mujtë me diftue ndoj sênd, fjala vjen, motin kuer jetoj aj popull e nên sundim t’kuej ishte.
Kujdesi i punës t’tyne, rregullsia e giasimi i vorreve, e s’mramit gjith ajo shumicë vorresh diftojnë, e na s’jemi t’zott me bâa kurrfarë kundershsimit (kshtû shkruen aj liber i huej), se aj popull nuk kje shtegtaar, por qi tëbânen e vet e pat rreth atii vênd.
Cilli praa ishte ky popull, qi e kishte kaq fort n’kujdes t’vorruemit e t’dekunve t’vet, e qi i vorrote t’veshun e t’mâthun, e i barte me i çue n’at shpat qi gjindej nalt prej toket shtatdhetë metra? Çka âsht punë n’tuç do t’i keen punue vetë aj popull; por ato t’rrgjantit e sidomos ixhiit e stringat duket se nuk kan dalë prej doret t’tyne, pse kto ja kalojnë punës s’parë per kahë mjeshtria. A thue se i kan marrë me vedi prej atii vêndit kahë dulen? kû gjeten me i goditë? Çaklat, qi janë t’punuem n’hekur, bâjnë dishmii se do t’keen kênë perdorue prej nji popullit t’moçem fort.
Mos t’keen kênë ky vênd i popullit Pellazg, permasi nuk gjindet as nji shkrim e kurr nji pare? Giasët i kaa per po, thot auktori françez.
Nji shêj qi mundena me e pasë se komi i shqyptarit âsht Pellazg janë petkat qi veshin edhè n’dit t’ona graat e maleve, e kjo veshë e tyne kaa shum t’giasitun me ndoj copë petk qi âsht gjetë n’ato vorre, e ato stringa e rrypina, qi bajnë per mjedis malcoret, nuk kan t’daam me ato t’vorreve, por çka se ato t’soçmet i punojnë me baker t’verdhë e jo n’tuç.
Zef Harapi