Nye i XXVII

Paa u mushë moji vajzen e fejuene per nji djalë prej Shllakut; e kjo fejesë u bâa disî turrë prej Dom Palit t’Shkoders, i cilli i perpoq fjalët edhe me Lulen.

Nder do malciina t’ona kaa metë qi djali, para se t’marrë vajzen, me i dhânë shpiis trii qese. Mas ktii zakonit praa ju dote edhe atii djalit, qi do t’merrte Prênden, me i dhânë pare mas shêjît qi kishte çue, e prandej u ul çak prej Shllakut n’Shkoder per me shitun nji pêndë qee. Por, paa merzii t’lexuesit t’dashtun, po i kallxojmë dyy fjalë permîi ket Gjonin, kshtû u thirrte i Shllakci, e per çka i kaa ndollë me t’shitun t’atyne qeeve.

Ky Gjoni kurr nji herë n’jetë t’vet nuk kishte pasë kênë ulë n’Shkoder; por çka, ishte bashkue me disaa shokë e raa n’gjytet me ta. U suell praa i ngrati me ata qee neper teqe dyy dit e trii e kater, kuer qe po i del para nji kasap, i cilli e pveti se saa i shitte ata qee «Dyy qese mâa s’po t’lypi, n’daç merri n’daç lêni, nji fjalë e nji» kje pazari i Gjonit.

«Mâa liir, mâa liir; aq pare s’ja viin» foli kasapi.

«Saa per tyy?» pveti Gjoni.

«Njizet mixhida t’bardha»

«Saa bajnë?» pveti Shllakci.

«Katerqind e gjashtdhetë grosh».

«Joo» pergjegji shitsi.

«N’daç me i dhânë per njashtû, mirë, n’mos daç, besa kee me u pêndue e kee me ja lânë tjeter kuej per njaç saa t’thaçë vetë; por mâa mirë, lum daija, bân me m’a lânê mue per aq pare, e nuk shkrumohe gojet kot tuj folë me gjind, e s’kee nevojë me u êndë poshtë e perpjetë e me i lodhë kamët» E kasapi me kto fjalë kshiillit (mund t’thomi) muer rrugen kahë kishte ardhë.

«Ndal, ndal» ja priti me t’shpejtë Gjoni «ndal e kqyri nji herë, e mandej fol».

«I kqyra mjaftë, çka me i kqyrë mâa? njaq saa t’thaçë lênmi».

«Pazarin e parë s’kam si t’a uli pse e lypë nji punë e jêmja ashtû; kam me i laa dikuej trii qese pare; e prandej une u dorgja ktû n’Shkoder, kû s’jam kênë ç’se kam lee, per me i shitë kta qee, per mandej me laa nji perlim t’dikuejn».

«E kuej ja kee kto pare?» pveti kasapi.

«Nji shpiis n’Shas» gjegji i Shllakci.

«Si e pat êmnin ajo shpii?»

«E Prênd Lek Vuksanit».

«Hê, hê, po, po, po e njof at shpii si tyy nji têsh; saa herë shpia e tii çon e m’shet lopë a qee a berre, e kuer s’m’qillojnë pare m’xânë besë per nji javë, e dyy, shum shum; edhè une saa herë e herë i kam xânë besë, mârre me thânë, deri m’njiqind mixhida t’bardha a njiqind e pêsdhetë, si kaa qillue, per nji motmot o mâa teper. Po tî a kee me marrë vajzë aty n’at shpii?» kshtû foli kasapi shkodranë i cilli nuk e njifte kurrfaret as Prênd Lekë Vuksanin as shpiin e tii.

«Po bash vetë jam i fejuem per vajzë t’Prêndit» pergjegji Gjoni.

«Kee perzeta çka merr! âsht si lule qi çilë, e mirë me t’tâna veprat; n’e lypsh t’urtë, t’urtë e kee, t’paa-fjalë, t’mêçme, e e paashme âsht saa t’a lypish; e njof vetë qi m’kaa shtrue buken para, kuer kaa qillue e kam pasë punë n’Shas e kam raa n’shpii t’Prêndit».

«Po Lulen a e njef, a âsht farë gruejet? a por… N’at shpii s’kaa metë kush por nji nânë, e… nji djalë qi e kaa pasë ja kan vraa».

«I dii punët mâa hollë se tî, shum miqsii kêmi pasë me at djalë t’shkretë; e Lula âsht nji copë grue, shoqen s’e kaa; s’janë njizet ditë se kaa ardhë n’dugajë t’ême, e m’kuvêndi per fejesë t’biis s’vet».

«Çka t’tha manà» pveti shitsi i qeeve.

«M’tha se kishte mênden me ja gjetë s’biis nji burr t’mirë, qi t’jenë i puuës e t’ja keen kujdesin grues s’vet».

«Mirë, mirë; po e per nee si po ja bajmë, çka po thue?» foli Gjoni.

«S’po dii as vetë çka me t’thânë… Une, per aq pare, mênden s’e pata me i marrë… por… po shof se tî kee raa ngusht, paret t’lypen domosdò, hatri me at shpii âsht kahë m’lidhë mâa fort… A di çka? po e bâjmë nji punë miqsisht, e kujtoj se ket miqsii kemi me e trashë edhe mâa mas sodit e mrapa; une qeet po t’i marr saa po thue tî, dyy qese; por mue tesh per tesh paret nuk m’gjinden; veç si kapaar po t’nap kta kater mixhida, kusurin vjen e e merr sot dhetë dit».

«Êmnin si e pate tî?» pveti Gjoni kasapin.

«Hasani qi luen veshtë; e shpiin munde me m’a lypë kuer t’duesh, kuer t’pelqehet tyy» pergjegji blesi.

«Hasani qi luen veshtë» tha me vedi kadalë i shllakci «Po shpiin kû me t’a gjetë? kû e kee?»

«E kam shêj-shêj me Xhamii t’Kuqe, e si t’mrriish ktû, pvet e t’diftojnë se dera e oborrit âsht prej sakakut, dera e shpiis prej çardakut, e votra prej oxhakut; at hera tî m’a kee gjetë shpiin. Edhè n’qilloftë e n’ardhët e âma e vajzes, qi kee xânë tî, kam me i diftue per t’njoftun qi keem bâa bashkë» Kshtû foli Hasani qi luen veshtë.

«A thue me t’vertetë i gjêj paret sot dhet dit?» pveti Gjoni.

«Kau lidhet per brinash e nieri per fjalet; nji fjalë qi t’dalë prej gojes s’ême nuk e perpîj mâa, mue edhè m’njef Shkodra maar ç’farë nierit jam; mjaft por qi t’m’lypish me ket êmen: Hasani qi luen veshtë» Me kto fjalë ja la n’dorë kater mixhidat, e muer qeet e u daa prej tii per mos m’u paa mâa kurr.

Pjesa e radhës
Nye i XXVIII

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB