Nye i XXVI

Prênda hîni n’odë e u ul me ndêjë, o mâa mirë mundena me thânë, e lshuene giûjt mîi nji stol e ftyren e mloj me dyy shplakët e duerve e kjaate. Mas nji grimet herë hîni edhè plaka, e kuer e paa muer me e pvetë:

«Pse po kjaan? çka t’tha?».

«Per nânen… m’kaa marrë malli».

«E si ishte? A t’tha gjâa per tê?».

«Shndosh ishte, n’kta dyy a trii dit kishte mênden me ardhë e me m’paa» pergjegji vajza tuj dnesë.

«E me kjaa, pse po kjaan?»

«Jo, jo, s’kjajë; por m’u çue zêmra disi peshë…».

«E ket djalë a e pate kushrîi, po?».

«Po…» e Prêndës ju pree fjala n’gojë.

«Çka? çka? A na jee krenue tesh, pse Zotnii Argjipeshkvi t’kaa porositë tyy tu une? A lypë edhè mâa a?» — Une jam plakë tesh, jam thîi e bâa dele — murmurote plaka me vedi — Kjofshin mallkue t’rejat, si cokllat e prronit, qi u kaa kânde gjithmonë me e teprue: kuer kan shênd qeshen qi s’kee, e kuer kan idhnim o maall kjajn e kjajn e s’diin me prâa». Por kahë shifte se vajza s’ja daate t’dnesmes i qiti doren krahve; «Hajd, bânu vajzë sokoleshë! mos e lsho vedin kaq e fort! prâaj tesh: tesh po haam darkë… çou e na shtro tryesen!».

N’krye t’dyy javëve Lula erdh me e paa Prênden e vet. Masì u falë me t’biin e kjo me tê, i kallxoj nji lajm t’mnershem qi kishte ndollë n’katund t’Shasit «S’m’a bâa me ndêjë mâa giatë, por kam ikë e ardhe ktû, per mos me ndîi fjalë t’vrashme per zêmer t’ême…».

«Çka nânë, çka kaa ndollë?» e pveti e bia.

«Aj gjaksori, qi kaa metun n’oborr t’shpiis t’Gjelosh Prêlës, paska pasë kênë, per fat t’zii, i Kastratës. I vllaj i ktii, praa, kaa çuemun gjind me ja lypun gjasht qeset e gjakut; por askush nuk i kaa dhânë gjâa, e t’gjegjunit e shpiis t’Gjeloshit kaa kênë: — Kemi bjerrun dy vetë per nja; e ky na kaa ardhun naten me na vraa, edhè na e kemi gjujtun n’terr t’natës — Bash per ket punë janë mledhun t’parët e katundit e e kan pleqnue me e laa at gjak trizash, due me thânë i kân vûu giobë t’Kastratsit me laa vetun dyy qese. Por shpia e gjaksorit kaa qitë e vrritë e madjè i kaa çue fjalë katundit se kishte per t’i raa shpiis mâa s’mirës. Janë zii e perzii ndermjet vedit; njêna ânë thote me i laa, tjetra jo; kuer pardjè, qi kje e diille, bash kuer îshin tuj hîi n’Meshë krisen dyy pushkë flakë per flakë. Gjith ajo shumicë gjindsh suell kryet, u çuene n’kâmë fmîi, graa, burra, pleq, saa kjene n’oborr t’kishës, e mjes asajë zhurmes u ndîi: — Largoniu, largoniu — Çka kjè? e kishin varrue Mhill Gjeloshin e Çun Markun e po dojshin me i shtîi m’nji odë t’qelës. Gjâma u shtue edhè mâa, e kush i zoti i pushkes nuk u kursye me i bâa ball gjaksorve. Shkurt, per mos me e ngiatë, deri n’mjesditë s’kaa mêe pushka, deri saa hîne disaa malcorë ndermjetës. Por a diini saa meten n’ket luftim se? Pêsë t’dekun e tre t’varruem, e prej ânës t’gjaksorve veç e dy».

E plaka «Punë t’pamira, pasha buken; e kush? i kshtêni me t’kshtênë, mo Zot mâa keq! kto punë s’m’i kânde mue aspak, joo… E deri kuer mâa kan me shkue giatë Shqyptarët e shkretë tuj fikë vedin e shpiin e vendin me gjaksiina…? A s’kaa me lee kurr per nee dita e nji rahaties t’vertetë?».

«O Zot shpejtoje ket kohë t’bardhë! Po e tesh kuer kaa me ju gjetë marimi i ktii lâmshit t’pshtjelluem, nji Zot veç e din; edhè Vata kaa ikë nji ditë para se t’u vritte i vllaj Mhilli; kû kaa shkue, a kaa vojtë m’u mytë kûnd n’liqêe, askush gjâa s’din» tha Lula e fshâani.

Na, nuk kena mênden me i diftue t’gjitha gjaqet qi u bâne mrapa, pse kishim me dalë jashta cakut t’ndollmes qi jemi kahë e shkruejmë, por vetun po kallxojmë se Prênda, n’saa e âma kuvêndte, kishte ulë kryet: n’vanim t’atyne fjalve i bâhej asajë vehtja sikuer njaj zogu qi gjindet nder kthetra t’skyferit nelte n’ajrë paa diitë se kû â; pse i kishte hîi tuta t’shkretes se e âma tek e mramja po u sjellte prej sajë e po i flitte rândë, asê kush e di me ç’mênde kishte ardhë mas atii pshtjellim.

Masi maroj Lula s’folunit, plaka u suell prej Prêndës: «Kallxoj nânës s’ate per mîi at djalin, a kushrinin t’ând, qi kaa kênun ktû e t’kaa lypë tash trii a kater dit».

«Ç’farë kushrînit kaa ardhë ktû?» pveti e âma t’bien çuditshem.

«Vata kaa ardhë me m’diftue gjaqet qi kishin me u bâa n’katund t’onë; m’porositi mos me dalun fort jashtë; edhè une e pveta per tyy a jee shndosh, e t’kam çue fjalë per tê me ardhë e me m’paa».

«E mandej kû tha se po shkoj?» pveti e âma t’bien.

«Por m’i tha njikto fjalë qi t’i kallxova; se kahë dote me ja majtë mue gjâa s’m’çili» pergjegji vajza.

«I shkreti! faleminderës shum prej tii, e Zoti ja prûftë rrugen e marë, pse paskan kênë ata gjind vertè t’kujdesshem per nee t’mjerave; dashtniin e paskan pasë me gjith zêmer e jo sikuer nji paal… Per t’mirë qi na kan bâa m’nee, Zoti jau shperbleftë n’miratim n’at jetë, kû do t’shkojmë t’gjith na, si i drejti ashtû i shtrêmti» tha Lula e i pshtuene dy lot.

«Edhe aj djali» — ja nisi plaka — «m’tha mue tu dera, kuer erdhë me lypun t’ânde bii, se kishte nji fjalë porosiet per t’ja thânë vajzës, e se nâna e kishte çue… Por tî, Lulë, ndoshta as nuk e kee paa me sŷy at djalë…».

«Aj porosiin e kaa pasë me vedi, aj qyqari âsht mundue per t’dalun zot t’onin» gjegji Lula.

«Mundet me kênë; mundet me kênë ashtû…» murmuroj plaka me vedi, e mas nji grimet herë qi ndêjne t’trija paa zâa, e zoja e shpiis tha: «tesh hajde praa e t’sillena marë e t’a haam nji kashatë bukë, se edhè Lulen do t’a keen marrë ûja» kto t’mramet fjalë i percuell me gaz e tuj u perçapë.

Pjesa e radhës
Nye i XXVII

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB