Masi jena tuj folun per Tivaar, qi tash me disaa vênde tjera t’Shqypniis e kan n’dorë e zbukurue Malezezët, po na kânde n’ket nye me qitë nji shkurtore historjak permii Malzii tuj diftue se si e kuer kjè mkamë kjò krajlnii e vògel qi kena per brîi.
Duhet praa me diit se… n’vjet 1346 Stefan Dushani, qi e pat miêmnin i Fuqiishmi, kje njoftun si kcar i t’gjith Serbjanve, e prashtu e nguli n’Shkup seliin e mretniis s’vet e cilla merrte t’tanë pjesen e prêndimit t’gadishullit ballkanik. Jetote n’kohë t’tii nji serb shpiet fisnike, me êmen Balsha, o Basha, lee n’Xentë e qi kahë nâna rrjedhte prej rregjit Vukan.
Balsha n’fillesë sundote nji katund t’vetem; por kuer, do kohë mas dekës t’Dushanit, kryevêndsit e provinçeve a t’nahijeve u vûene me coptue e me daa mretniin serbjane, tuj dalë gjith i cilli zot n’vedi, Balsha muer mrapa ata; e piksparit e shtîni n’dorë gjytetin e Shkodres me Xenten e poshtme giatë dedit. Si diq Balsha njaty n’vjetë 1360 t’bijt e tii, Strazhimiri Gjergji e Balsha, smadhuene kufît e sundimit t’vet tuj marrun edhè Xenten e eper, t’cilles i perkitte edhè i soçmi Malizii; por kjè Strazhimiri djali i parë qi muer kâmen e t’et. Mas deket t’ktii (1373) sundoj Gjergji I i vllaj, qi diq n’1379. Mas tii erdh vllau mâa i vogli Balsha II qi n’1385 met n’nji luftë kundra Turqve, t’cillët ishin rrasë nder sundime t’tia e ja mueren do vênde. Hypi atbotë n’tron Gjergji II i biri i Strazhimirit. Mas luftet t’Kosoves, gjyteti i Durrsit e i Lezhës, qi atii i perkitshin, per me i mprojtun prej Turqve ju kjene dhânë rrepublikës t’Venedikut (1389), kush e di me pelqim t’Gjergjit II N’vjetë 1394 ky vetë ja lshoj n’dorë t’Venedikut edhè Shkodren, qi deri n’at ças pat kênë ndêja e tii; por dote prej Venedikut gjytetin e Drishtit e qi t’i paguete per vjetë 1000 zekina, (gadi 12000 lire italjane). Gjergji II diq n’1405. Djali i tii Balsha III bâni disaa lufta me Venedikasit per me jau hjekë doret Xenten e poshtme a gjytetet e vêndet qi i perkitshin gjyshave t’vet. N’1421 diq edhe ky Balshë paa lanë djalë.
Despoti i Serbiis, Stefan Lazareviqi, daja i tii, masi u marue barku i Balshajve, dau me kênë trashigimtaar e tyne; e prandej çoj nji ushtrii n’Xentë e rishtas ja muer Venedikut t’tâna gjytetet e vêndet tjera, tuj i lânë veç Shkodren, Ulqinin e Buduen. N’1415 ky Stefani ja dha nipit t’vet Gjergj Brankoviqit Xenten maar. Dyy vjet mrapa, si diq Lazareviqi, i cilli kishte êmnue per sundimtaar t’Serbiis Gjergj Brankoviqin, vêndsit u çuene peshë n’1427. e lypne per zotnues, nen titull vojvodë, nji t’gjiniis t’Balshajve, due me thânë Stefan Crnoviqin. Gjergj Brankoviqi, per saa sundoj n’Serbii, kjè kaq ngusht n’punë t’mretniis s’vet saa s’mujt me ju perzii n’punë t’sundimit vojvodës.
N’saa ishte tuj sundue mâa i mrami i familjes t’Crnojeviqve, êmnit Gjergj, ju çue kundra i vllaj i tii Stanisha, e per me ja grabitë kunoren e mretniis vojt n’Stamollë me do malazez, antaar t’vet, e atjè me ta bashkë u bâa muhametan tuj marrë êmnin Skanderbeg.[1]
Edhe Sulltan Bajazeti II i dha ushtarë mo t’cillët u nis me i raa atdheut t’vet; e me Sulltanin i kishte goditë punët tuj thânë se kish per t’u njehë nji rajë i tii e kish per t’i pague krye vietit diçka. Por kje thye n’Ljeskopolje prej Gjergjit, qi aty e pritte me ushtrii t’vet. Malazezt, qi e kishin marrë mrapa Stanishen, rishtas kthyene e xûne vênd n’atdhee t’moçem, por ndêjne se ndêjne muhametan.
Kaa shkrimtarë qi thonë se ky Stanisha mandej erdh e nguli plangun e vet nder rrethe t’Shkoders e shi n’katund t’Bushatit, e se dera e beglerve Bushatlii prej si e kaa rrâjen e vet. I ktii mendimit janë sidomos shkrimtarët malazezë.
Princ Gjergji kishte per grue Elizabeten, e bija e Ndoc Erizzo, patric venedikas. Doon me thânë se Elizabetes nuk i kishte pasë kânde me ndêjë n’at vênd t’rii, kû u jetote mjedis saa turbullimeve e trazimeve prej luftash, e se dote me shkue e me gzue t’bukurin Venedikun e vet; e prandej e luti t’shojnë me vojtun n’at vênd. Por kjo punë s’âsht per t’u besue; se, si têsh Gjergji po lête fronin e vet per me kondendue gruen e vet ose per ndoj shkajk tjeter? Mâa fort na mushë mênden çka shkruejn historjakët e sotçem, qi thonë se Gjergji nuk e la fronin e vet per tjeter arsye, por pse e perzûne n’1496 prej Cetinet dy vllaznit e vet Shtjefni e Skenderbegu. Kje at herë qi kreent e Malitzii ja lshuene n’dorë sundimin metropolit Babiles.
— N’vjetë 1346, masi kje temelue patriarkati serb, selia e Xentes muer kâmen e metropolitanes. N’marim t’qindvjetes XIV metropolitania ndroj vênd e nguli seliin e vet n’kuvênd t’Zojës Virgjin n’Krajinë. E kuer Turku n’1478 ja zhguli ket vênd bashkë me Shkoder, metropoliti i at-hershem, Besarjoni, e vûu seliin e vet n’kuvênd t’Shen Kollit, n’ishull t’Vraninës n’ânë t’liqênit t’Shkodrës. Por kuer Turqit e muerne edhè ktê, vojt n’Rjekë tu nji keshtjell i princit Ivan Crnoviqit; e ne e mramë, n’1485, nguli n’Cetinë, kû s’lujti mâa —.
Babila praa kje i pari i fees e i shekullit n’shtet t’vocerr, t’Malitzii. Kuer e muer n’dorë aj vet sundimin, i urdhnoj krenve me i ndêjë gadi fuqiis t’Turqve, por edhè per nji herit me ja vûe mênden e mos me u xânë me popull.
N’kalim t’shekullit XVIII metropolitët patne lufta me turq, e kahë marimi i atii shekullit u bashkue Malizii me Venedik per me i raa prep Turkut. Saa diq vlladika Sava, Malazezt zgodhne per metropolit Danil Petroviqin i thirrun Niegush, e ky ndonsè i paa kryem kndimesh e i rii paa i mushë 20 vjetat, kje shugurue n’1700 n’Ungarii prej metropolitit serb Arsenit III Crnojeviq. Mas Danilit, qi diq n’1735, ja muer kâmen i nipi Pjetri II qi duel kso jetet vjeten 1751, e u daa n’shêj n’lamë t’poeziis me liber qi pat qitë: Gorski Vijenac. Mas Pjetrit II kjè zgjedhë nipi i tii Danili II, i cilli vojt n’Rusii per m’u shugurue vlladikë. Por tek mrrîini n’Pjetroburg ndrroj mênde, e u diftue vetun si sundues i Malitzii, e Rusia nuk i kundershtoj, e kshtû Danili met shekullaar, e muer titullin: princ e zotnues i t’lirshmit Malzii e i Brdave. Kje mytë n’Kotorr (1866) prej nji rajes s’vet e e pat per trashigimtarr nipin e vet Nikollen I, djalë 20 vjeç, qi kjè êmnue per princ a knjaz i Malitzii me 14 gusht 1861, e nen t’cillin u bâne luftat e mrame me Turk qi vluene per 15 vjet deri saa u bâa pagja me 31 kallnuer 1878. Kongresi i Berlinit ja lshote Malitzii edhè Plaven e Gucien; por trimnia e malcorve t’onë nuk e la kurr Knjazin me hîi nder ato male; e prashtû Europa me gjith Sulltan Hamidin n’kamë t’atyne vêndeve ja falne Ulçinin e Tivarin. Tash nja 10 vjet knjaz Nikolla kjè njoftun prej Europet porsi krajl, pse miqt e tii kishin menden me ja zgjanue pak mâa vonë princniin me tokë qi dojshin me ja marrë Turkiis a, mâa mirë, Shqypniis, sikuer qilloj pernjimênd mas luftet balkanike, qi tash 2 vjet e qiti Turkun jashta vêndeve t’bukura t’Novipazarit, t’Shqypniis, e t’Maçedoniis qi aj mjerisht deri atëherë a nuk diiti a nuk deshti kurr me i sundue me fatbardhsii e me njat perparim e gjytetnim qi lypë koha e soçme. Por t’a laam historiin e Malitzii e t’kthehena prep tu Lula qi e kemi lânë n’Tivaar.
Mos t’habitet kush tuj kndue ket farë êmnit. Ky s’kaa punë aspak me Skanderbegun t’onë qi as me gjak as me giûhë as me zêmer nuk pat punë kurrnjiher me kome qi s’i delshin zot Shqypniis. ↩︎
Zef Harapi