Nye i XXII

N’e neser nadje te kater bashkë muerne rrugen per Tivaar, e mrrîitne pak gjâa paa prendue diilli.

Dom Pali i duel para Argjipeshkvit me ato dyy veta qi i kishte porositë.

Argjipeshkvi i shikjoj me nji ftyrë madhniet per nji herit. T’prûumit e tii ishte i kâjshem; ndonse ishte i shtyem n’mot: sŷnin e rrebtë por t’âmel; n’ftyrë t’tii mund t’daheshin pêndestë e shuma e se edhè shum mund kishte hjekun; por çka mâa s’fortit u mujte me u paa neper tê ish njaj gzim i paqë, qi vetun nierzit e drejtë munden me e pasë.

Masi ky i Perndritshem i bâni disaa t’pvetuna Prêndës, e kjo i pergjegji shkurt e me sŷy per dhee, u kthye prej s’âmës edhè i tha: «Kam me e pasë n’mênd ket punë» e mandej tuj u sjell prej meshtarit, «Zotnii, mos prito e shko me m’a thirrë rrogtarin t’êm».

«Njitêsh» pergjegji Dom Pali, e duel jashtë; s’vanoj shum e kthej me nji plak i cilli met si i hutuem e herë shikjote Zotniin e vet palè ç’farë urdhnit po i nep, e herë kqyrte ato dyy veta.

«Çoj kto dyy graa n’shpii t’ânde; per sherbesë e dii se plaka e yte nuk âsht e zoja, per at punë kto janë t’zojat vetë, e per me hanger daju prej darkes ktû e çoju n’shpii t’ânde».

«Po, po, Zotnii» ja bâni plaku.

N’nesret Argjipeshkvi çoj e thirri Lulen, e cilla gjet aty edhè Dom Palin. «Têsh çka po kee mênd me bâa per punë t’vajzës» e pveti Emzoti at grue t’mjerë.

«S’po dii as vetë, o Zotnia i mirë, por kam raa sot, n’dorë t’Zotit e t’Zotniis s’ate; prej Tejet lypi kshiill e qortim» kjene fjalët e Lulës.

«Me m’ndigiue mue, bân mirë me e largue vajzen t’ânde, tuj e lânë n’at shpii kû keni bûjtë mramë; aty vajza nuk kaa trazim prej kurkuej; n’kishë vjen e shef nji Meshë e kthen tu shpia kû rrin me at plakë, qi âsht shpiirti i Tenzot. Tî mundesh me kthye n’katund t’ând, e per bii t’ânde mos bajë fee kujdesit, saa t’jeen nen rojë t’ême».

Mas ktyne fjalve qi foli aj i Perndritshem, xûu me i folë edhè Dom Pali fjalët e veta. «Zotnii kam folë edhè vetë me Lulen goja-goja per punë t’nji shpiis qi e kaa t’veten; une i kam thânë me e shitë e me xânë kund nji odë t’vetme; paret mandej ja bjè Zotniis s’Ate, e kjo hêm punon ndoj punë doret hèm merr pare, saa i duhen, e prej atyne pareve jeton per ndand faqe t’bardha».

«N’ket çashtje nuk i perzihem, t’bâjnë çka t’duen» ja kthej Emzoti.

«T’lutem, Zotnii, — ja priti Lula — me m’a veshtue nji porosii qi po due me t’a bâa»

«Fol»

«Mos me m’harrue, mos me m’lshue doret»

«Jo; une jam i detyruem per t’dalun zot t’popullit t’êm; per çka t’muej une nuk i kursehem».

«Mue, Zotnii, m’a mushë mêndja per fjalë t’Dom Palit, shpia nuk m’duhet gjâa mas fejeses t’cuces s’ême; mâa mirë m’bjen me e shitë».

«E mandej?».

«Due me thânë, masi t’a shes, me ja prûu Zotniis s’Ate paret e, Tî t’i keesh per m’doresh».

«Ani mirë; na po bâjmë kshtû: tyy t’bân shpia pak s’pakut dhetë qese; gjysen e ktyne pareve i lshojme me fajde, e gjysen tjeter i lên e i merr kaa dyqind grosh per vjetë, e kshtû t’bjen me marrë nji tubë pare per gjith motmot, madjè edhè tì vetë lot duert!».

«Un e shkreta mjaft, Zotnii, jam kahë punoj dyrve t’hueja, e nji Zot e din por se saa m’lodhet shtati n’mrame kuer dal prej punet»,

«Qashtu moj kjosh bekue; kush punon, gzon, aj qi punon âsht mirë me Zotin e me robin, rahat me shpiirt e me korp» E tuj u sjell prej Dom Palit: «Zotnii, tî kee me pasun ktû punë edhè per ndoj ditë, e mandej do t’nisesh per Shkoder; por kuer t’gjindesh n’ket gjytet kqyr e veshto nji vênd t’mirë per vajzë t’ksajen, e tî gjâa mos kryej n’krye t’ând, por çoj fjalë Lulës e kjo t’veprojn mas pelqimit t’vet. E tî, o e bekueme, shko n’katund t’ând e vajzen lêne aty n’at shpii kû âsht, e per tê mos t’kiish kujdes se t’a gjêen gjâa; tî edhè mundesh shpesh me ardhë e me e paa» Kto kjene fjalët e Argjipeshkvit.

Lula ju fal nderës, si diiti, atii fare Zotniet i cilli desht me u bâa babë e dashamirë per nji herit per zêmer t’asajë nânes s’mjerë. Difton gojdhana se Argjipeshkvi vetë çoj e e thirri Jovanoviçin, por pat t’gjegjun se kishte pasë ikë n’Cetinë; disaa doshin me thânë se kaa vojtun n’Dalmacje.

Pjesa e radhës
Nye i XXIII

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB