Nye i XX

Gojdhana difton se magjypët, per urdhun t’Valiis t’asajë kohë, ja vûene atij gjaksorit lakun n’fyt per s’dekunit e e vurne tu mandi i Teqes, n’treg t’Shkoders. A me i xânë besë ksajë t’ndollmes, po a jo? Une kerkênd s’mund t’shterngoj per po; n’tjeter ânë as nuk kam mujt me gjetë ndoj shkrim t’moçem, qi mundet me na spikatë diftimin e gojdhanes mâa çiltas; por, do si do dyy arrsyena jânë qi na lidhin: piksparit, gojdhâna ktû n’Shqypnii mahet e ruhet me t’dreitë e brêz mas brêzit, t’thuesh, mos me ja pasë shkrimit; s’dytit, qeveria e at-hershme do t’a keen marrë at masë aq t’rrebtë (tham veta, kushedi…) per me e qortue popullin a rajen, qi t’msohej ç’at-herë e mrapa me ardhë e me ja diftue me gisht qeveriis fajtorët qi aj mund t’i diite.

Aj gjaksori para se me dhânë shpiirt ja kishte lânë meshtarit vetë me gojë: «Zotnii, nji porosii due me t’a lânë n’ket jetë, e t’a lypsha n’at jetë… Une kam kenë i shtiim bashkë me dy shokë t’mii prej Bozhes Jovanoviç, qi rri n’Tivaar, me e vraa at shpii per punë t’nji vajzes prej katundit t’Shasit».

Prifti u kujtue saa ndora, e «Po, po» tha.

«Êmnin e kaa Prêndë; kishte nji nânë; atê kaa dashtë i malaziasi me grabitë nji herë, por per fat t’bardhë nuk qilloj vajza n’shpii t’vet… e kishte pas marrë Gjeloshi, qi gjindet i vraam, dekun… Asajë vajzes praa ruja erzin… ruja shpiirtin… Mas nji grimet herë mylli sŷyt e diq.

Dom Pali, si prift zelltaar qi ishte, e muer mîi vedi at porosii e e majti t’shkrueme n’zêmer t’vet, e s’vanoj edhè i bâni me diit punët adile adile Argjipeshkvit t’Tivarit.

Ndokush mundet me u çuditë pse aj Prift i Shkoders u muer vesht me Argjipeshkëv t’Tivarit, e me pvetë: E po Shkodra a nuk e pat Seliin argjipeshknore gjith herë? Edhe na nuk po kursehena me i rêndue per s’shkurtit nja pak rreshta, t’nxjerruna prej historiet, paa nierzii t’lexuesit t’dashtun.

Se m’cillen vjetë filloj Shkodra me pasë Ipeshkvî, nuk dihet bash mirë: dihet prej nji leters t’Papës Piu i IX qi kaa pasë Argjipeshkvî n’vjetë 307 nderi n’vjetë 601; mas aso kohet pat gjithmonë Ipeshkvî nderi n’1866. Piu i IX e paa me udhë me ja kthye nderen gjytetit t’moçem, kryet e gjith Shqypniis. E, me diftue ndo’j sênd per tê, Tito Livi, i cilli shkroj permii lufta e trimnii, qi kan pasë bâa Rromakët, e permii historiin e tyne, kallxon n’libra t’vet se ky gjytet pat kênë ndêja e Gjencit, mretit t’Ilirve, t’parët t’onë, e qi masi u dha aj n’dorë t’Rromakve, kta per me e forcue e per me ngul sundimin e vet n’Shkoder, çuene pastafat gjind prej Rromet: t’cillët me kohë u shumuene e hapne n’atdhee t’onin giûhen e zakonet e veta. Kto punë ndollne para Krishtit. N’kohë qi t’birt e Kostantinit i daane nder vedi dhenat qi i pat urdhnue vetun i jati, Shkodra per njaa disaa vjet kjè nen sundim t’Perendorit t’Kostantinopllit; mâa voon nên krajlnii t’Serbiis; mrapa Dukë n’vedi; masandej nen Venedik, por jo gjith unjii rrethet e saja; ne e mram, masi per kater vjet e mâa ju pat qindrue burrnisht n’luftë Anadollakve, raa n’dorë t’tyne; por kta nuk e fituene me trimnii por me qyshke qi lidhne me Venediksit n’1477. Papa i Rromës desht praa me e nderue ket gjytet kaq t’permêndun tuj e êmnue prep Argjipeshkvì mas saa qinda vjetsh, e me çue per Argjipeshkëv Karl Pooten me 15 dit n’Marc 1867.

Tesh, per me marrë vesht si xûni fiill Argjipeshkvia e Tivarit, e cilla kqyrte bashkë me djoçezet tjera edhè atê t’Shkoders, po diftojmë çka na kaa lânë t’shkrueme Aat Daniel Farlati S. J. T’moçmit nuk e kan diitë gjytetin e Tivarit, pse Tivari mrapa tyne u ngreh e u godit kundruell Barit, gjytetit t’Puljes, prej t’cillit u nxier êmni Antibarium ndo Antivari, sikuer me thânë kundruell Barit.[1] Farlati kallxon edhè, qi masi u prish e u rrenue prej Bullgarve gjyteti i Djoklees (qi thonë se kaa kênë jo fort lerg Podgoricet) e nuk kjè sênd m’u ndertue mâa aj gjytet, êmni i Argjipeshkviis i kjè falë Tivarit; qi perpara per disaa faqe nierit i kaa pasë perkitë Dioklees; e kallxon edhè qi êmnat e atyne Ipeshkvive, t’cillët atëherë kjene vûu nen sundim t’Argjipeshkvit t’Tivarit kndohen n’Leter t’Lleshit II, Papë. E per m’u ngrehë n’Tivaar Argjipeshkvia kjè shkak nji rrezik qi n’deet u ndolli kater Ipeshkvive qi kjene i Tivarit i Kotorrit i Ulqinit e i Shasit, t’cillët per m’u gjetë n’gjytet t’Spalatos n’nji Sinodë qi aty do t’bâhej, u nisne prej Tivarit me nji barkë e cilla u thye n’deet, e kso doret te katerët u mytne n’ujë sikuer shkruen Farlati vetë.


  1. E na Shqyptarët, pse giûha e jonë nuk i pelqen fjalët teper t’giata, Antivarit i thona mâa shkurt Tivaar. ↩︎

Pjesa e radhës
Nye i XXI

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB