Nye i XIV

N’saa Prênda rrite tuj pritë, u ndîine perjashta gjurmët e rralla e t’rânda e zhurma e zhgunit: nji si njaj veli i ndêem kuer e rrahin ernat; ishte Tringa qi po i prîite Mark Prelës:

Marku u ulë kamë-kryq, n’krye t’odës, Tringa i ndêj per brîi n’giûj t’vogjel e vajza per krah t’ksajë.

«E po mâa — ja filloj trimi tuj pshtjellë cingaren e duhanit — çka kee punue, moj bii?».

Prênda nuk dha kurrfarë t’gjegjunit, por uli kryet prej ktyne fjalve edhè mâa.

«Kumarë, t’kena thirrë» — ja kthej Tringa tuj e perzii zjarmin me mâshë — per nji punë t’paahieshme qi na kaa qillue, e lypim prej tejet me na qitë m’ndoj shteg».

«Anì mirë, pastafat kam ardhun ktû me u gjetë e, per çka t’muej, nuk i kursehem kuej do jo mâa ksajë çikë, qi e due bash si nji biin t’ême; por fol moj Prêndë, m’kallxo…»

Vajzen me e pasë pvetun nji shoqja e vet kishte ngurrue n’t’pergjegjun, jo mâa me folun me at burrë qi i daate asajë se ishte i bâam gadi me ja kuqë ndopak ftyren masì t’i nxierte fjalë mirë e mirë; dosido e bâni zêmren guur, si i thonë nji fjalës, e: «Une nuk… nuk kam… pikë fajit…» edhè kto fjalë i tha me t’marrun gojet e prâni. Tringa. masì kish ardhë n’ndimë t’sajë e diite çka mujte me diitë Prênda, ja priti me nji herë: «Nji djaloç, dyy hera… i â gjetë gjak ksajë t’shkretes n’saa kjo ishte me berre: nji ditë kaa dashtë me çilë kuvênd me tê, nji herë tjeter i kaa thânë (mos kjoftë thânë prej gojes s’ême) nuk t’lâa mori paa t’bâa nuse per vedi; mandej edhè kaa thânë do fjalë t’pagiashme…»

«Çka; çka?» ja priti Marku — «Po edhe do fjalë t’pagiashme! çka po do tjeter?» ja kshej Tringa.

Trimi, mas ktyne fjalve, brylin e djathtë e pshteti n’giûu t’djathtë, e doren e shmajktë e vûni n’koshë t’shmajktë, e thithte têsh e têsh n’çubuk, t’cillin e mate me dorë t’djathtë; dukej sikuer me e percjellë gjithcillin mendim me nji t’piim t’duhanit. Mas nji grimet herë çoj syyt prej tangarit e foli: «Duhet me i raa mrapa ksajë punë, pse per ndryshe sharron morì tî vajzë, masi edhè nanen s’e kee n’shpii; t’kishe me e pasë… Une po t’tham kshtû: me myllë ket shpii, e me ndêjë per disaa dit tu shpia e vllaut t’êm, e mos me dalë aspak; t’folun mos me pasë me askênd, por vetun me gjindt e shpiis. Têsh po flas praa me t’zoon e asajë shpii… Por m’ndîi se po t’pves moj bii… per t’mirë t’ânde a di?.. mos t’a keesh pasë me at djaloç ndoj zhigel… a po merr vesht ç’due me thanë moj t’paça?»

«Ne pastë pasë Prênda fjalë me at nieri o n’paça kuvêndë gjâa me tê, mue m’u myllët kjo gojë — e i raa me shplakë — deri mrama».

«Mirë, mirë, moj vajza e urtë, gjâa s’po t’tham, por kujtova…»

«Têsh ç’po na thue kumarë?» e pveti Tringa atê.

«T’filluemen m’u errë — pergjegji Marku — têsh e bjè tî, ndrikullë, tu êm vllaa; aty, tî e din mirë fillit nuk i thotë kush as kndej as mâa kndej, por e doon si me kênë bash e shpiis; jena nji gjakut, hedì! jena kushrii, edhè nipave t’mîi u bâhet si me paa n’ket cucë nusen e vllaut mâa t’madhit…»

«Eh tyy t’shikjoftë mordja me sŷy t’shmajktë, çka jee tî» i tha gruja tuj u mahitë me têne.

Prej ktyne fjalve Prênda u ngerlljucue buzësh me qeshë, e uli kryet.

Gjith at ditë met vajza ndrye e vetun. Me t’prênduem t’diillit vête oroe prej dritoreve t’shpiis s’vet gjind si shkoshin e vîshin, kê tuj ngaa, at tjetrin vetë t’dytin a t’tretin tuj ecë, disaa tjerë mledhë tubë, e kuvêndoshin; ndigiote at zhurum e rapnim qi ndihet n’nji katund kahë mramja e qi mas pak kohet ndrrohet n’heshtim bashkë me t’errun t’natës. Graat ktheshin nder shpia t’veta me ngarkicë t’drûuve n’shpînë, kush me nji trup n’cep t’krahit, e kush me foshnje per qafë e me nji fmîi tjeter per doret i cilli mate edhè ky nji krah shermênd; ktheshin trimat me vanga, shyten, e tarnagopa e sakica. Kulmet e shpiave qitshin tym e diftoshin se gjithcilla familje po bâte gadi darken, se gjithcilla do t’u rreshtote çark voters me robt e vet.

N’kaq per Prênden po afrohej koha me e lânë shpiin e me shkue n’at familje kû i kishin thânë.

Kujtimi mâa i foorti per nieri âsht, pse ky nuk din me i dalë n’skâj ndonji ngatrreses qi kaa ndollë. Ky kujtim i rrihte n’krye Prêndës si kumonë, kahë s’dite e shkreta deri kuer kaa me ndejë ashtû mshehtë e kû i kishte metë e âma. Troklloj dera e odës, ishte Tringa. Vajzen e lshoj zêmra e s’e majten kâmët prej idhnimit e e muer disi trishtimi; por masi ajo kishte ardhë me e marrë, e asajë do t’ju pshtetej n’vênd t’s’âmës s’vet, nuk ja bâni fjalen dyysh: «Tek jam» tha «têsh me shkue a?».

Paa zâa, neper terr dulne prej shpiet. Per me mrrîit aty kû kishin mênden u ishte dashtè me i raa rrugës trup; por murne arët e kaluene gardhiqe, per mos me i paa kush deri saa mrrîtne tu shpia e t’vllaat t’Mark Prêlës.

Pjesa e radhës
Nye i XV

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB