Maar katundi e ndjeu bumen; e katundarët shtrîi ngiat zjarmit, hapin vesht. çohen n’giûj. — Çka âsht? çka âsht? Nji bumë!.. A e ndîjt edhe ju? Gjithcilli gjegjte per vedi — Poo — Dikuej praa ju muer erzi! e kuej! — Graat i kshillojnë burrat, i lusin mos me dalë jashtë; jau mushin mênden atyne se askush nuk po lot: do tjerë çohen e shkojnë tu dritorja; demelat, sikuer me dashtë e me i ndigiue grues, i rrasen votres tuj thânë: Âtŷ u grîishin per mue! Ata qi lakmojnë me paa e me diit, e qi janë mâa trima, dalin jasht e pvesin.
Çka kje, çka s’kje, s’met nieri paa e marrë vesht se bumen e kishte pasë Prenda e Lulës.
— Qyqaria! ani vetun… thoshin nji paal.
— A thue paska kênë aso doret?.. Nuk e xâa besë… t’shkretes nuk ja paa ndoj shêj… Kushedi madjè mâa, shejtàni âsht i hollë… zêmrat na i din vetun nji Zot… thote nji paal tjeter.
«E kam paa, e kam paa» thote nji grue «qe, janë disaa dit qi ajo filloj me na u petullue; por kaa thânë i moçmi: shaka kuer t’losë bishtin, i vêhen qêjt mrapa».
T’riit u hahatshin shoq me shoq e thoshin: Na u korit nusja morè!.. ç’na kaa kuqë ftyren bre!..
Gjithcilla shpii deri saa vojt me raa, s’prâate tuj permêndë nderen e hupun, e nuk e lshoshin gojet punen e Prêndës vajzë; kshtû edhè e qujshin.
Têsh si t’ja bâj? pvette Prênda vedin. — A thue me ikë shpiet? E kû mandej me vojtë? E nânës kuer t’vìnë, çka t’i tham? — Mjes ktyne mendimeve t’turbullueme i erdh n’mênd me ju porositë Tenzot, me ja majtun doren mîi krye e me ja qitë n’shesh pafajniin.
Buk at natë nuk hangri aspak, por shqimi kandilin e raa e fjet.
Kuer i duel gjumi, mâa i pari mêndim qi ju pershkue neper trûu kje, mos me dalë prej shpiet.
Têsh e têsh u ndîite dera e shpiis tuj rrongllue; por Prenda s’lote vêndit, s’bâte zâa. Pvetshin shoshojn a âsht paa tuj dalë per deret; t’gjith pergjegjshin se jo, e mrênda âsht ndrye.
Dikuer prej s’vonit, masi u larguene gjindja, u ndîj nji zâa prej biret çilcit: Prêndë, Prêndë moj, çile deren, jam Tringa, çile…
E vajza rishtas u ndrye mrêndë me at grue besnike.
Prênda i kallxote Tringës se as ajo nuk dite kush ja kishte lanë at dangë e kore tu dera; u kjaa me têne se s’kish mâa t’dalun jashtë; kurgjâa mos me kênun mjaft t’pvetunat e t’shpvetunat qi ja percillshin. — Nji fjalë per kshiill po t’a diftoj, pse e dii se flas me tyy si me folë me nânen t’ême. — E i diftoj fiill e per pêe punen e djaloçit: — ktê — i tha vajza — me e njoftë nuk e kam njoftë, pse nuk âsht i ktii vênd; kush âsht nuk e dii, por njiket fjalë m’a lshoj: kam pasë t’njoftun me vllaan t’ând e kemi hîi neper shoqi shojnë paa ja daa. —
«Aj kaa dashtë me t’sjellë me fjalë — ja priti Tringa — por une jam tuj mêndue diçka per t’mirë t’ânde, e m’beso moj bii se t’a due t’miren baras me fmiit e mîi; por s’dii a m’ndigion tî, se? —
«Çka t’m’thuesh une t’ndigioj; e dii se tì nuk m’a dishron t’keqen t’ême, mjaft moj Tringë me myllë gojët e gjindve…» Ju zhgreh vaji Prêndës, e m’njênen shplakë pshteti ballin e mloj syyt.
«Mos kjajë, mos kjajë, tyy t’pastë Tringa, qindrò deh pak».
«Mâa zii s’e kam… nanen» e grahma e vajit nuk e la t’shkreten vajzë me e krye fjalimin e vet.
«Têsh po flas me djalë t’êm me t’i marrë delet e me t’i çue n’kullosë, e tyy sot nji hera nuk t’perket me dalë prej shpiet, pse gjindve ktû i kaa ânda me t’pvetë, me t’qitë n’giûhë, e s’mramit me t’bâa hor shoqe me shoqe; asht mâa mirë praa me ndêjë poos?».
Vajza rrîte ngrîit me sŷy per dhee, e nuk flitte as ashtû as ashtû.
«Mandej têsh po shkoj tu Mark Prela, foli prep Tringa — aj din me na qit n’rrugë; aj âsht i vaditun me gjith farë punësh, aj kaa me diit me na msue si me folë; aj kaa miq mjaft e me ta têsh i vên kapak ksaj punë; aj kaa me e kerkue erzin t’ând».
Tringa ishte nji grue e pjekun e e urtë: e nji nieri i urtë, si t’shtyhet n’mot, gjithkushi e don, e avitë ngiat vedit e raall e kurr gi gjindet kush qi vên gojë m’tê. Nierzit e drejtë i ndigiojnë fjalët e t’urtit, e ky mundohet me i bâa mirë gjithkuej e me shtue miqsii. Pikë s’parit praa i tha Tringa djalit t’vet me shkue e me e marrë at pakicë dhênsh e me i qitë n’mal. Vojt edhe tu aj trimi, kuvêndoj me têne, e i kallxoj fjalët e punët. Mark Prela si u kujtue nji copë herë tha: «n’kohë t’mrames tesh shkojmë bashkë e rriim e flasim me vajzen».
Zef Harapi