Nye i XII

Kaa thânë i moçmi: fmia paa nanë, si nata paa hânë. Nana âsht sikuer njajo klluka qi s’prâan tuj i ndjellë zogjt e vet me zâa t’vet: kujdesohet me i dhânë ushqimin, kqyrë mirë e vegon me i pruejt prej anmikut, nuk âsht n’hitii kuer ndonji zog, paa hiri, âsht largue prej sajë e ja ndiin cingrimin, e vetun kaa me u kndendue si t’i keen t’gjith grumull para vedit e t’i mlojnë me krahë t’vet. Edhè fmia nuk âsht i msuem nder punë t’shekullit, nuk din çka del mrapa, e prandej natyra bashkë me nepset e mishit e t’gjakut e shtyen me gabue e mâa voon edhè me raa ne e keq; por çka, prindja, qi kaa paa e kaa mujtë me i marrë vesht punët gjithqyysh, i nep shterngim fmiis s’vet me fjalë, e kuer âsht nevoja randon edhè doren mîi tê, n’mndyrë qi rriten e vet me e ruejt e me e pruejt prej ç’do t’keqjet e rrezikut, per masandej me dalë nji pjellë e mirë e ndershme e e vûeme n’rrugë si do Zoti: pse na e diim se askush nuk leen shêjtan e sherr, por ndjekë e shemllon tjerët sikuer njaj dylli i butë qi merr ç’farë do shêjit t’bâhet m’tê.

Gjaksori i djalit t’Lulës kishte tubë dit qi u mundote me e bâa t’veten t’biin e sajë, Prênden, vajzë nder shtatmdhetë vjeta.

Njî ditë e kishte hasë baritoren e ree nji djaloç nen hie t’njaj ahit. Aty Prênda rrite ndêjë m’nji guer e, gjith e tretun nder mendime, ngrehte prej shllunget t’leshit kaa pak lesh e ktê me dy gishta e zgiatte n’fille e e sillte, mandej e tiirte n’bosht e n’shtîzë. Mas do kohet çote kryet e sŷyt, e shikjote at pakicë t’vathit t’vet palè a po siillet kush andej pari me ja vjedhë ndoj dele, ase mos t’kalojn e t’kullosin ne t’hujen, se at herë Prênda u çote me t’shpejt me i grahë e me e shtîi n’tufë me tjera.

Djaloçi u duk se kish pasë punë me kalue asajt e praa, kuer hasi, u ndal e shikjoj vajzen t’thuesh se po kaa fjalë me têne.

«Kto berre a janë tujat, moj vajza e mirë?» i tha aj ksajë.

Prênda si habitshem ja lshoj sŷyt atii djaloçit e i uli me nji rêndit, e erdh e u kuq si kthniilli, por nuk çili gjysë fjalet me at nieri t’paa njoftun.

«A po m’njef kush jam? — i tha djali — Jam nji dashamirë i vllaut t’yt, i Lekës, m’thonë Frano Syla; me t’shkretin, pastë dritë aty kû â! kemi hanger shum herë buk bashkë; saa herë jemi êndë neper shoqi shojnë festë edhè paa festë».

Vajza nuk dha kurrfarë t’gjegjunit, e t’tana kto fjalë i kishte ndigiue tuj e lidhë shllungen e leshit per furkë; si e ndreqi e la n’tokë me gjith bosht, e ngau tu nji dele e cilla ishte largue prej tufës e e shtîni n’vathë; mlodh mandej dushk per tokë e jau çiti deleve. N’kaq aj djaloqi u nis e shkoj.

E mloj si idhnim Prênden kahë nuk e pat t’âmen n’shpii per me shkue tu ajo e me ja kjamun hallin e mârriin qi i kishte qillue n’at ditë. Kuej me ja çilun zêmren s’kishte, me u kshillue me kêdo s’mujte, pse thote n’mênde t’vet se gjindve i kaa ânda me ndîi fjalë e me blee punët e mia e s’mramit me m’proxhmue per rrshit t’gojës. Gjith nata i shkoj Prêndës, e kuer kje çue e e kuer kjè n’gjum, tuj kujtue biseden e atii djaloç e mênden kû do t’a keen pasë aj.

U sbardh drita, leu diilli, e Prêndës nuk i bâhej me dalë per deret me gjâa t’gjaall. I bâhej si me e paa at ftyrë, si me i ndîi ato fjalë aq zhgjetore per zêmer t’sajë. «T’gjegjun un s’i dhaçë — i thote vedit — Nana kaa shkue têsh dyy dit; o sunde o neser kam uzdajë qi vjen, e asajë kam me ja kallxue punen gjith qyysh, e ajo kaa me m’qitun n’rrugë» Me kta premtime qi i bâte vedit vuni para dhent e u nis per mal.

Kaloj nji javë e Lula s’po vîte, e Prênda e qiti n’harresë punen e djaloçit, Kuer n’nji mrame, kahë po kthete me berre, ndeshi m’nji djaloç e m’nji tjeter, e vajza t’parin u mundue me e njoftë e raa m’tê, t’dytin jo. Djaloçi, qi ishte aj i perparshmi, u rropat me e ndalë tuj ja shkrep si n’mahii do fjalë pak si t’pagjashme, por vajza i grahi deleve e duel n’drom, n’mndyrë qi ata dy vetë i la mas e s’mujshin me e ndjekë pse andej kaloshin gjind.

Ishte ky djaloç bash njaj qi i pat dalë Lekës n’pritë me t’vllaan e me t’aan, t’cillët i kishte paa t’vraam e i kishte çue dekun tu shpia e vet.

Ish bâa me plase pse me e lypë per fat nuk mujte; ishte gjaksi i t’vllaat t’Prendes. Mêndoj praa me e sjellë me kuvênd at vajzë, masi kjo nuk e njifte, por i duel kot edhe ky mêndim.

Dita e nesres u sos paa kurr farë trazimit, e Prêndës do t’i keen hypë nji krenii e leet pse ishte diftue per e urtë e nji vajzë vertè e nierziishme. — Por çka, nji i praksuem qi don me shfrye nepsin e vesit t’vet, nuk qortohet prej urtiet qi shef nder tjerë, por mâa zii terbohet, e zêmra e prishne ja verbon sŷyt mos me paa mârren e turpin qi ja sjellë vedit e madjè t’keqen e damin qi ja shprazë tjeterkuej.

E njimênd kto fjalë u vertetuene kuer vajza nuk e mêndote, jo mâa tjeter kushi; e n’heshtim t’natës, mas darket u ndîi rrapamja e nji bumes mrêndë n’katund.

Pjesa e radhës
Nye i XIII

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB