Lula kahë vête oroe rrugës veshen e shkodranve pat si dyshim per Dom Palin, mos kishin dashtë me lujtë me tê… Fretnit, qi kishin kalue saa herë neper katund t’sajë, ndrroshin prej tii per kahë vesha… Jo, — thotë prep vetë me vedi — e kam gjetë tuj kndue… me kênë s’kishte diit me m’shkrue letren?.. «A kjè ky Dom Paali i Shkoders?» e pveti fmiin e vogel qi e kishte percjellë deri n’tu shpia e priftit e po kthete me tê.
«Çha kujtove tî!» i pergjegji fmia tuj e shikjue nder sŷy.
«Mirë, mirë; s’po tham gjâa» ja priti Lula.
Dom Pali nuk i lête kurrgjâa t’mangut (e me tê edhè tjerë priften t’moçem) veshës t’shkodranve, por n’pastë pasë ndonji petk mâa per rândë: tanuz t’gjânë me tufë t’trashë qi marote me buz t’fesit; mandej delte perqja e gjatë e e thîme, qi ja mlote gadi krejt palcin e qafës: veshte per dyy mangësh jelek, e xhyben; sypri ktyne hapej qafa e kmishës nji pllamë e e qindisun me kokrra: brandavekët i bishin giatë deri n’nye t’kâmës: mathte kpucë t’kuqe me llapa. Dimnit barshin prifnit tallagan t’thuesh saa me mlue tre vetë per nji herë, t’merthyem n’fyt e me mangë t’lshueme; kapota e tallaganit ishte e madhe (me ja giasitë nji strajces t’kaalit): veret vêshin krahve nji shall t’zii: udhës nuk e kishin per mârre priftnit e moçem me baart nji çubuk t’giatë e me e mushë me duhan e me pii me tê.
Por saa do qi, shkaku i kohve t’vshtira t’atbotshme, prifnit e moçem e Shqypniis dukeshin si shekullaar, mâa e shumta ishin t’xeet kah t’majtunit e Fees. E n’ket farë vyrtytit u date n’shêj edhè Dom Pali i Shkoders, i cilli ish i njoftun e i nderuem anë e kand edhè per nji tjeter arsye.
Persè, sikuer folshin motit, e nji paal madjè edhe sot, aj kishte doren e mirë; e se ishte dormirë per me shkrue letra, katundeve t’lergta e malcinave t’thella u kishte vojtë zâni. Prandej lshote tu aj kushdò qi ishte me nevojë: t’thuesh per t’trênët e t’dalun mêç, per t’verbët e t’shkepët e t’ligji e t’djemnuem e per saa nevojë qi mundet me pasë nieri n’ket botë. Dora e Dom Palit i shndoshte e i bite n’fije, nji me nji, edhe nierzit e besimeve tjera qi vîshin tu aj. Nuk lête gjâa t’mangut as per kuvêndim qi bâte as per ligjerata: t’mdhaj e t’pasun, t’vêndit e t’perjashtun lypshin prej sî kshiill e kshiill gjêshin. E per mjekimet qi nepte aj s’ja lête dalë as mjekut vetë; bite n’shndet, me pak sênd, ç’farë do t’liget si t’mrêndshme ashtû t’jashtme.
Kuer ndoj familje n’Shkoder bâte martesen e djalit, do t’thirrte do mos do Dom Palin, e kuer shkote, gjith darsma vêndin mâa t’parin atii ja lshoshin, nderen mâa t’madhen atii ja bâshin, âsht e dijtun! Per me vûe kunorë atê lypshin, pse at herë moti dy t’bashkuemve u kishte shkue me t’butë e me t’âmel po se po, por ishte edhè shêj i mirë per at familje, se do t’kishte t’ngjatun djalë mas djalit. E kuer Dom Pali mos t’ndigiote me shkue darsmuer o t’ngurrote me lidhë kunorë, ishte shêj i zii.
Naam i madh i kishte pasë dalë aso kohet ktii prift; gjithkushi e njifte me ket êmen: Dom Pali i Shkoders; gjithkushi ngitte per nevojë t’veta n’Shkoder pse ktû do t’a gjêete, pse n’ket gjytet ishte i kaperthyem me gjith kênd e nuk e lêshin me lujtë kâmen prej kâmet; gjith uroshin e bekoshin Dom Palin: t’rii e t’pjekun, pleq e plaka shkoshin tui thânun se, kuer t’desin Dom Pali i Shkoders, kaa me u marrë vesht deka e tii n’kater skâjet e dheut.
Zef Harapi