Vêndsit e ktii katund i kishin majtun ato zakone t’bukra e shêje t’mira t’cillat e hijeshojnë shqyptarin, ndonsè i paa msuem, faqe komeve tjera. N’lypsh ndjerzii prej sî per kahë biseda e t’prûemit, shqyptari e kaa; n’lypsh bujarii n’shpii e n’buk t’tii, aj s’e lên dalë; n’lypsh burrnii n’fjalë kee per t’a gjetun n’rood t’shqyptarit t’vertetë, i cilli nuk din me hjekë dredhii a me trathtue, e s’mramit trimnia per shqyptaar âsht sikuer tehi i njaj shpates, paa t’cillen shpata nuk kishte me pasë kurrfarë t’vjeftunit. Por se çka, shqyptari âsht i hjekun keq e i pikë syni gjak me fitue nji kashatë buk. Nder male t’ona saa t’jeen robt tu shpia t’gjith vêhen n’punë. Fmia nder shtat vjet o mâa poosht, e qi âsht, si i thonë nji fjalës, paa ju pjekë ashti, bâhet barii e shkon n’mal me ruejt dhênt a dhiit; burri i vjen rreth tokes s’vet per me mujtë e me nxjerrë prej sajë drithin saa per dimen, e veret hiin me i punue ndoj zotniis e kshtu me pasë nja pak pare afer vedit per t’bleeme qi lypë shpia; gruja gjith diten shkon poosht e perpjetë me pree drûu n’mal, shpesh herna edhè atbotë qi kaa fmiin e gjiut; gruja nder male t’ona punon mâa teper se nji trim: ajo vetë barë me plehnue token, e e mihë e e korrë grunin e kallamoqin, atê e fjugë e ktê e qiron; ngarkohet edhè me drithë o me drûu e ulet n’gjytet per me e shitun e paret me ja prûu t’zotit t’shpiis.
Tesh na mund t’a marrim me mênd saa i vshtiirshem do t’i keen ardhë jetimi asajë nanë t’cillen nisme me njoftë persypri, e per t’cillen s’kishte kush mundohej, por vetë do t’fitote e do t’delte me kerkue punen dyerve t’hueja. Tokët i kishtë pasë shitun t’tana per gjallnim e per t’paisun t’vajzes t’vet; gadi gjysa e baktiis kishte marrë malin e tretë, e mashkull tu shpija s’kishte me dalë e me e mledhë. Vetun shpia i kishte metë paa shitë. Shpiin e kishte n’rrafsh e t’foort; ishte e punueme krejt n’gur t’latuem me shum mjeshtrii, e ndonji nder ta ishte i dhenun me gjithfarë lajlesh. Se duhet me diit se mâa e shuma e shpiave t’Shasit âsht e ndertueme me gur e rrasa t’gjytetit t’vjeter.
Vîshin praa e i thoshin t’mjeres t’a shitte mâa at shpii e t’xête kûnd nji odë me qiraa; por asajë nuk i mushej mêndja me dalë e me e lânë plangun e gjyshit e t’katragjyshit t’djalit, se mirë e shifte se atbotë tekemramja i ishte dashtë me marrë dheen n’syy e me shkop n’dorë plakë n’pleqnii me trokllue derë neper derë. Çka mandej, e rrête uzdaja at nanë se nji djalë, qi e kishte per gjii, t’cillin ja kishte lânë i jati nder gjasht muej, po i rritej e po ndritej me tê; e praa kishte poltisë n’mênde t’vet me hjekë edhè gurin e gjakut, veç e t’a bâte at fmii t’njomë t’zotin e vedit e t’ja ruejte edhè shpiin.
Por Zot’ ynë kishte pasë premtue ndryshej!
Kaa nji herë e thirrshin gruen e shkretë me punue aty ktû, e masi e bia do t’i shkote per ditë n’mal, i duhej me e çue djalin nder t’aferm me ja majtë.
Nji ditë i çuene fjalë Lulës, kshtu êmnohej grueja, me shkue tu nji shpii per nja trii orë punë. Ishte zheg; e la praa djalin fjetë n’djep e e ndryni shpiin.
N’rrugë tuj shkue hasi m’nji shoqe t’veten, e cilla masi u fal me tê i diftoj çka kishte ndîi tesh kater o pês dit prej gojet t’dy malcorve: «Une ishe tui shkue per drûu pardjè, e njaty ke dy plepat gjeta n’kâmë ata dy vetë; e ndala hapin nji grimë e i hapa veshtë mirë me ndîe çka po thonë. E para fjalë qi m’erdh nder veshë kjè: Leka… Mâa i moçmi nder ata t’dy flitte me t’xeet e ngutshem; m’dukej si me dashtë me krye nji punë aty per aty, e tjetri rrite e ndigiote paa zâa»
— Mik - i tha njêni tjetrit - m’kan kapercye dy muej paa mujtë me e çue dishirin t’êm n’vênd! —
— Por kqyr mirë mos t’m’dalin ndoj bisht… ja priti shoqi.
— Mendimin t’êm t’a kam diftue e kujtoj se s’âsht i keq… e mandej ç’po kee tî? n’hjeksha hjeku vetë; por ti puno çka t’tham vetë —
«E çka do t’keen kênë, moj moter, i tha Lula shoqes s’vet, kta dy nierz? A thue mos t’jeen prep ndoj anmik qi me m’a thaa prep votren?..» e ju zhgreh vaji.
«Lum per tyy o Zot si jee o Lulë! Por s’t’vêe faj, pse edhè e kee perpara syysh morden e shemtueme, pastë dritë! Vetun deshta me t’kallxue se, Gjetja, qi e kam djali i motres, kaa nji detyrë pêsë qesesh; ja kan lypun saa herë, por i ngrati s’kaa kû merr, âsht bâa vetë i shtati; sikuer e din, shpia don per ditë, paa hanger s’rrîhet; Zoti por kjoftë per tê! njikshtu pres kuer m’a biin ndoj lajm t’mnershem…»
«Zoti e pastë n’dorë?» ja kthej Lula, e u daa prej sajë.
Po kthetë ajo nânë n’shpii t’vet vrântë e idhnueshem; m’nji dorë kishte nji rubë t’lidhme, e prej skâjeve t’saja dukej se kishte mrêndë copa bukash qi ja kishin dhânë per çka punoj. Ndonsè n’ftyrë ishte zymt, do t’keen pasun nji farë freskimit n’zêmer t’vet, se tek t’hîite n’odë, po e gjêete djalin e vet çue prej gjumit e po e shûjtote me gjâna t’mira, qi kishte prûu me vedi. Por t’hîimit n’odë, u ndîe nji brîmë e foort e t’rrahuna shplakësh… Ngane t’afermit e gjeten deren e shperthyeme, Lulen raa fikët n’tokë, e djepi kû flêtë Marashi i vogel ishte paa gjâa…
Zef Harapi