Ushtërija

Çdo Shqipëtar do të jetë ushtar që më 20 e gjer më 40 vjeç. Me të shkelurë më të një-zetat, do të hynjë n’ushtërit të mësimit [nizamije] për një mot vetëm. Në këtë mot do të rrijë n’ushtarët [kishllat] me t’afrë nga vënd’ i ti, e të mësonjë diturin’ e luftësë e gjithë mësimetë q’i duhenë një ushtari. Në i mësoftë më pakë kohë se motemot, do të kërkonjë me të shkruarë lëshimn’ e ti, edhe po që ta vërtetonjë urdhëtar’ i ti, lëshohetë. Ata që dalinë nga ushtëri e mësimit hyjnë n’ushtërit të gatijtë [redif], e cila ndahetë më tri radhë, e para 7 e të dy të tjeratë nga 6 vjet. Radh’ e parë mblidhenë një muaj në mott për të përsëriturë mësimnë [talimnë], radh’ e dytë dy javë në mott edhe radh’ e tretë vetëm një javë. Këta mblidhenë në kryet të nënëgastres’ së tyre, tek kanë urdhëtar’ e tyre edhe armët’ e rrobatë, si cilido me nëmurë të ti. Kurdo që të jetë nevojë e t’epetë urdhërë, në çast ushtëri e gatijtë do të merretë nën’ armë, në nevojet të pakë radh’ e parë, në nevojera më të mbëdha edhe e dyta e më së fundi e treta radhë; e të shpihenë tek duhetë.

Pas të dy-zetavet çdo Shqipëtar është ushtar vënt-ruanjës (mystahfiz) gjer më 60 vjet. Këta vetëm në kohët të luftësë do të merrenë nën’ armë që të ruajnë vëndinë.

Ushtëri e Shqipërisë, e cila me këtë mendyrë në kohët të paqesë nukë do të jetë m’e tepërë se 20,000 shpirt, po në kohët të luftësë munt të dalë gjer më 500,000 burra, do të jet’ e ndarë më katrë krahë: një në kufit të Greqisë, një në kufit të lindjesë, një në kufit të veri-lindjesë a të Serbisë, edhe një në kufit të veri-perëndimit a të Malit-të-zi. Janina, Manastiri, Prishtina e Shkodra do të jenë mezet’ e këtyre krahëve. Në mest të çdo gastrë do të jetë një urdhëtar [gjeneral], në mest të çdo nënëgastrë një mijës (bimbash), edhe nëpër katundërit urdhëtarë më të vegjëlë pas nevojësë.

Këta urdhëtarë nukë do të përzjehenë me ushtërin’ e mësimit, të cilët do të kenë urdhëtarët’ e tyre, edhe do të ndodhenë në pakë vënde; po do të kenë ushtërin’ e gatijtë, të cilënë do ta mbledhinë në kohët të mësimit, edhe në kohërat të tjera do t’u mbajnë defteretë n’udhë, do të urdhërojnë edhe ushtërin’ e ruajtjesë [xhandarëtë]; edhe kur të ngjanjë një trazim që të mos arrijnë këta, në çast do të thërresinë ushtërin’ e gatijtë të një radhe e të një a disa katundërije, e me këta do ta shuajnë trazimnë e të sjellinë pushimnë.

Ushtëri e detit do të jetë pak’ e ndryshme e të mbesë ca kohë më teprë nën’ armë për mësim, si edhe ka[l]orësitë e kanonasitë. Të detit do të jenë në disa anie të luftësë që do të kenë meze në Ujët-të-Ftohtë (Pasha-Liman) afrë Vlorësë, e do të ruajn’ anët e detit që n’Ulqyn e gjer në Sallahorë.

Pjesa e radhës
Diturija

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB