Të ndarët' e Shqipërisë

Nuk’ e dimë mirë sot se për ku do të xgjatetë Shqipëria që ta themi të prerë edhe më sa gastra do të ndahetë; se m’anët të lindjesë kemi ca vënde të përzjerë, nga të cilëtë nuk’ e dimë se cilëtë do të na i lenë neve e cilëtë do të mos na i lenë. Po duke folurë pas dëshirësë sanë, munt të themi që Shqipëria munt të ndahetë më 15 gastra, të cilatë pas kryeqytetevet të tyre janë: Shkodra, Peçi (Ipeku), Prizreni, Prishtina, Ysqypi, Manastiri, Dibra, Elbasani, Tirana, Berati, Korça, Kosturi, Janina, Gjinokastra e Preveza. Cilado nga këto gastra do të ndahetë më 3–4 nënëgastra [kaza], nga të cilatë e mezit do të qeverisetë prej qeverindarit vetë, edhe të tjeratë prej nënëqeverindarësh. Kështu në gjithë Shqipërit do të ketë 15 qeverindarë edhe nonja 50 nënëqeverindarë.

Mez’ i Shqipërisë do-me-thënë kryeqytet’ i përgjithçim do të jetë një nga qytetet që ndodhenë në mest të Shqipërisë e në të cilët të flitetë gjuha Shqip. Po më mirë do të që të bëhesh një qytet i ri në mest të Shqipërisë me një vënt të shëndeçim e të bukurë. Ky qytet të cilënë mundimë ta quajmë Skenderbegas do të goditetë më një mendyrë fort të bukurë, me udhë të gjera e të drejta, me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç’duhetë; edhe në pakë kohë munt të ritet’ e të madhohetë shumë, se gjithë parësi e Shqipërisë e Shqipëtarët’ e xgjuarë do të kenë nevojë të mblidhenë e të bëjnë shtëpi atje. Kështu ky qytet i ri do të jet’ i çprenguarë nga gjithë zakonet’ e keq që kanë qytetet e vjetërë; edhe me të qënë që ndënjësit’ e ti do të jenë të mbledhurë nga gjithë anët’ e Shqipërisë, edhe gjuha që të flitetë atje do të jet’ e përzjerë, që të muntnjë të quhetë gjuh’ e përgjithçime e gjuhë letrarishte e gjithë Shqipërisë. Ky qytet me pakë vënde rrotull do të qeverisetë si një nënëgastr’ e veçant.

Pjesa e radhës
Pleqësija

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB