Pleqësija

Çdo gastrë do të xgjedhë një nga parësi e saj për këshillët të Pleqësisë. Këta të pesë-mbë-dhetë pleq do të mblidhenë në kryeqytett të Shqipërisë, e do të xgjedhinë në mest të tyre njërënë krye edhe njërënë nënë-krye. Krej i Pleqësisë ay do të jetë në vëndit të princit e të mbretit në Shqipëri, ay do të pres’ e të përcjellë, ay do të nënëshkruanjë gjithë të vendosurat’ e kabinetosë, ay do të thërresë kë të shohë t’udhësë e ta vërë të bënjë kabineto të re, kur të ndronetë ajo, ay do të hapnjë këshillën’ e përgjithçime e të bënjë fjalën’ e hapjesë. Me një fjalë do të bënjë gjithë ç’bëjnë mbretërët’ e princitë në vëndet të tjerë; po gjithë këto do t’i bënjë si t’i bëjnë një herë kuvent në këshillët të Pleqësisë, e duke marrë edhe mëndjen’ e të tjerëvet pleq; e nukë do të bënjë gjë me kokët të ti, se një njeri munt të gënjehet’ e të lathitnjë, po pesë-mbë-dhetë njerës të pjekur’ e të vuarë s’munt të lathitinë të tërë. Sado që krej i Pleqësisë do të ketë nder’ e krejt të qeverisë, po në punët s’ësht’ ay vetëm, po e tërë Pleqësija që do të urdhëronjë. Kur të jetë i smurë a të ndodhetë jashtë krej’ i Pleqësisë, nënë-krej do të shohë punën’ e të zërë vëndin’ e ati.

Pleqtë do të xgjidhenë për katrë vjet si edhe krej i tyre; po nukë do të ndrohenë të tërë për një herë; gjymësëtë do të xgjidhenë një herë e gjymësëtë pas dy vjeç. Kështu më çdo dy vjet do të ndrohenë gjymëset’ e pleqet. Kreji do të ndrohetë me njërënë gjymësë e nënëkreji me tjatrënë, që të mos mbesë këshilla kurrë pa krye e pa nënë-krye për një herë. Po në qoftë që nënkrej të xgjidhetë për krye në xgjedhjet të dytë, atëhere do të xgjidhetë një nënëkrye vetëm për të dy vjettë q’i kishinë mbeturë ati.

Cilido nga pleqtë do të ketë një shkronjës, edhe shkronjës’ i krejt të këshillësë do të jetë kryeshkronjës. Shkronjësitë nukë do të ndrohenë me pleqtë bashkë. Cilado nga gastrat’ e Shqipërisë do të ketë gjithënjë përshkruarje me plaknë që ka xgjedhurë vetë, e këti do t’i shkruajnë për çdo qarje që të kenë a nga njerëzit’ e qeverisë a nga të tjerë e për çdo të mete që të kenë në vëndit. Shkronjësitë do t’i mbajnë e t’i ruajnë me radh’ e me udhë, edhe, si t’i këndonjë cilido plak me shkronjësin’ e ti, do t’i vënë në këshillët të pleqësisë, për të menduarë ç’duhetë të bëhetë, e për të shkruarë krejt të ministrevet a ati ministri q’është pun’ e ti. Kështu Pleqësija do të jetë edhe një mesësh në mjet të vëndëset e të qeverisë, për të vënë çdo punë n’udhë e që të mos ketë njeri të qarë.

Pleqësija do të jetë gjithënjë e të mblidhetë për ditë. Veç dy muaj në verë, në muajt të parë gjymësëtë në të dytët gjymëset e tjerë, do të kenë pandalje të venë në vëndet të tyre që të defrejnë edhe të shohënë nevojat’ e vëndit.

Ata që do të xgjidhenë për këshillët të Pleqësisë do të jenë nga parësija e nga njerës q’u shkon fjala, do të jenë 30 vjeç e siprë, qënkanë të kënduar’ e të mësuarë a jo.

Pleqësija do të vështonjë edhe të vendosurat’ e këshillës’ së përgjithçime, e të mbanjë gjithënjë udhën’ e mesme duke ruajturë urtësinë, zakonet’ e vëndit e vetiat’ e Shqipëtarëvet, e duke xbuturë pakëzë ato që të shohë shumë të rrefketa e të zjarta.

Duke ndruarë pleqtë gjithë parësis’ së Shqipërisë do t’u vinjë radha të hyjnë në këtë këshillë, edhe shumë do të mundinë të bëhenë krye e Pleqësisë; e njeriu do të mos i mbesë ngaje për të qarë; edhe ata që s’janë aqë të mësuarë sa të shkojnë në kryet të punëvet, do të mundinë të hyjnë në Pleqësit, e të mos mbesinë pa pjesë.

Pjesa e radhës
Këshill' e përgjithçime

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB