Këshill' e përgjithçime

Nga çdo nëngastrë do të xgjidhenë dy, do-me-thënë afro më çdo 20,000 vëndës një i dërguarë. Këta, që do të bëhenë 100 a pakë më tepr’ a më pakë veta, do të mblidhenë në kryeqytett të Shqipërisë, e të bëjnë këshillën’ e përgjithçime, e cila do të mblidhetë një herë në mott e të qëndronjë një muaj, për të vështuarë buxhenë e gjithë punët’ e përgjithçime të vëndit e shumë punëra që do t’i dërgonjë kabinetoja a Pleqësija. Të xgjedhuritë, do-me-thënë miset’ e këshillës’ së përgjithçime, do të xgjidhenë për 4 vjet, po më çdo 2 vjet do të ndrohenë gjymëset’ e tyre. Ata që të xgjedhinë do të kenë mbushurë të 20 vjettë, do të kenë shtëpi, arë a çdo farë gjëje që të paguanjë të pakënë 5 copë (franga) në mott qeverisë, a të ketë dalë nga një shkoll’ e të dijë të shkruanj’ e të këndonjë. Ata që do të xgjidhenë duhetë të kenë mbushurë të 25 vjettë, të kenë shtëpi e dhe a tjatrë gjë që të paguanjë në mott qeverisë të pakënë 10 copë a të kenë mbaruarë një shkollë të dytë a të lartë.

Çdo farë nomi që të vihetë e çdo dhënje që do të hidhetë e gjithë punërat’ e mbëdha, si udhët’ e hekurta etj., si të mendohen’ e të vendosenë mirë prej këshillës’ së ministrevet, do të vihenë në këshillët të përgjithçime, e si t’i pëlqenjë kjo këshillë, do të vihenë edhe në pleqësit, edhe në u pëlqefshim’ edhe prej pleqësisë, do të kthehenë në këshillët të ministrevet me nënë-shkruarjet të krejt të Pleqësisë.

Të xgjedhuritë me të mbledhurë do të xgjedhinë në mest të tyre një krye edhe një nënëkrye.

Pjesa e radhës
Ministrëtë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB