Ministrëtë

Ministrëtë që do të qeverisinë Shqipërinë pas nomevet, do të jenë shtatë vetë: i punëravet të brëndësme, i punëravet të jashtesme, i ushtërisë e i detit, i begatisë, i gjyqërisë, i diturisë, i punëvet të përgjithçime, i besëvet. Njëri nga këta do të jetë krej i gjithëve e i këshillësë që do të bëjnë këta, kur të jetë Shqipërija me vetëhe; kur të jetë nënë Tyrqinë krye do të jetë qeverindar’ i përgjithçim, i cili do të dërgohetë nga Konstantinopoja për pesë vjet. Port’ e Lartë do t’i shkruanj’ emënin’ e këti Pleqësisë, edhe Pleqësia do të mbledhë këshillën’ e përgjithçime, edhe në e pëlqefshinë këto dy këshilla atë njeri, do të dërgohetë; në mos, krej i Pleqësisë do t’i përgjigjetë Portesë, e t’i thotë të xgjedhë një tjatrë, kështu gjer sa të pëlqehetë.

Cilido nga ministrëtë ësht’ i pyeturë për punëratë që do të bënjë përpara këshillës’ së përgjithçime e të Pleqësisë, edhe krej i ministrevet a qeverindar’ i përgjithçim do të përgjigjetë për të tërë.

Këshill’ i ministrevet do të mblidhetë një a dy herë në javet për të kuvenduarë për punërat të qeverisë; e çdo ministre do të vërë në kuvent ato punëra që s’ka kuxuarë dot t’i bënjë me kokët të ti. Kjo këshillë për ca punëra të rënda do të hynjë në shkruarje-përgjigje me pleqësinë, edhe, kur të shohë nevojë, do të bashkohetë me pleqësinë për të kuvenduarë bashkë.

Pjesa e radhës
Ushtërija

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB