Parathanje

Jeta e kombeve, si dhe ajo e njerzëve, pëson anomali dhe coptime. Koha, këjo rafshuëse e madhe e sendeve dhe e njerzëvet, ç’do gjë që jeton e që lëvis nen-diell, e shtron nen ligjën e epërme të s’aj; dhe me qënë se ç’do send ka një fillim, ç’do gjë xhvillohet, bije edhe mbaron duke u ndryshuar.

Popujt, përgjithësisht u detyruan të shkojnë nga gjith këto faza edhe t’i paguajnë pushtetit të kohës pagen e tyne. Kurgja nuk mbetet e qëndruëshme: Përparimin e tyre e pasoj çkatërimi dhe këtë, ndryshimi ose një prishje e plotë.

N’ësht se ndodhen popuj që kanë pasun fatin e mirë të kenë glorije, begati, fuqi dhe që historia ka vazhduar të mbajë të gjallë në brezat e pastajmë kujtimin e qenjes dhe të fitimeve të tyre, ka dhe të tjerë që me gjith përpjekjet edhe peripetit prej të cilave kanë mbetur të pa njohur edhe kujtimi i tyre, na ësht transmetuar nen një formë t’errët edhe jo të pikturuar mirë.

Jashta këtyre dy rendeve prej të cileve njeri pushton popujt që kanë humbur ekzistencën e vet dhe janë përzier me ekzistencen e popujve të tjerë, dhe që tjetëri përfshin ata kombe që janë shuar krejt edhe janë fshirë prej faqes së dheut pa lënë as një trage të ekzistencës së tyre; ka dhe një rend të tretë në të cilin mund të radhiten ata popuj që origjina e tyne humbet në naten e kohërave prallore dhe që vazhdojnë të jetojnë me një jetë të posaçme, me gjith që kanë kaluar një radhë të gjatë veshtyrsinash dhe që historia e tyre, për shkak mungese qytetnimi të përparuar ose rethanash që ikin nga kuptimi jonë, mbetet një problem zgjidhja e së cilës pritet akoma.

S’ka dyshim se populli shqiptar hyn në kategorin e tretë.

Prej ku vjen? Kush ësht? Si jeton?

Qe, çashtje shum të komplikuara, të cilavet akoma nuk u ësht dhënë një përgjigje e kënaqëshme.

Ësht larg prej nesh pretendimi se do të themi sende të ra ose të besojmë fuqit t’ona t’afta për të lëftuar me fitore kundra vështirësinave që gjen përpara studimi abstrakt i origjinës dhe i jetës së një populli që nuk’ ka pasur historishkronjës të vetë për të transmetuar gjer tek na, organizimin qytetnor dhe politik të tij, as edhe peripetitë që kanë kercnuar ekzistencën e tij pa mundur që ta shuajnë.

Nuk’ kemi qëllim tjetër veç se të parashtrojmë me një formë përshkruëse, pershtypjet që na kanë lënë zakonet dhe doket, gjuha, vetiat dhe karakteri i këtij populli dhe t’i vemë sup për sup me ato të popujve ma të vjetër. Të tjerë njerz më t’aft nga na mund t’i përdorin me dobi edhe më me shum sukses për shkencën, vërejtjet dhe gjykimet me të cilat do të shoqërojmë studimin t’onë.

Pjesa e radhës
Kaptina I

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB