S’ka dyshim se, janë armiqt e perandoris Ottomane ose gjënd që nuk njohin thellësisht as njerzit, as sendet, ata që kanë shtirë në mendimin e disave idenë se populli Shqiptar sot për sot dëshëron të ndahet nga perandoria dhe që kërkon një kombinezon i cili mund ta verë në gjëndje të vetësundohet nën një formë autonome. Nuk bëhet gjë më e remë e më e pa drejtë.
Shqiptarët që prej kaq shekujsh kanë ruajtur ekzistencën, gjuhën, zakonet dhe karakterin e tyre, janë të bindur se duke qënë nën zotnimin e një pushteti tjetër, cili do qoftë, nuk do të vonojnë të humbasin gjith këto të mira dhe do të mbarojnë duke u ndryshuar. Pra, ç’do transformim që mund t’i ndryshojë gjuhën zakonet, traditat dhe kombsin e tyre, për ata do të jetë kulm’ i fatkeqsis; dhe Shqiptarët dëshërojnë shumë të jenë dhe të mbeten Shqiptarë, prandaj me hirin e tyre dhe me një zëmër të lehtë nuk mund të pranojnë një eventualitet të tillë.
Gjith ashtu Shqiptarët e dinë se duke qënë të ndarë në tre besime dhe mësimi botnuer duke qënë akoma në gjëndje fillestare, nuk do të mundnin të mereshin vesh lehtas me njeri tjetërin për t’u sunduar me vehtëhe pa pasur një dorë të fortë që t’i prijë e t’i kryesojë: Kanë nevojë për një fuqi që ti shtyjë e ti ndalojë, si mbas rethanave, dhe t’u mushtojë zelin, ose t’u çpori plogështin e tyre.
Po të lehen me kokë të tyre dhe në shtytkat e tyre, do të japin pamjen e grindjeve të pa sosura të cilat nuk do të vonojnë të degjenerohen në lufta qytetnore dhe ata e dinë se ku përfundojnë këto luftëra!
Për kundrazi, janë të bindur, dhe eksperienca e pesë shekujve e ka provuar se bashkim i tyre i ngushtë me perandorinë Ottomane formon shansin e vetem të shpëtimit; ësht ky bashkim q’u siguron një jetë të përshtatëshëm me dëshirat dhe me aspiratat e tyre, se pse nuk cenon as mendimet kombtare, as gjuhën as edhe traditat e tyre; nuk transformon karakterin e popullit dhe nuk kërcënon ekzistencën e tij nga pikpamja e racës dhe e kombsis.
Janë këto idera, dhe duke folur politikisht, ësht ky shpirt menduës që kanë lidhur racën Shqiptare në mnyrë të pa ndashme me fatin e perandoris. Këto idera dhe ky shpirt akoma janë e qëndrojnë me gjith fuqinë e tyre: Këto janë rezultat’ i logjikshëm dhe i shtytkës të situatës së tyre. Si Shqipri, nuk mund të vazhdojë të jetojë veç se nën një zotnim që nderon ekzistencen, zakonet dhe kombsin e s’aj dhe gjer tashti ka qënë perandoria Ottomane që ka permbushur gjith këto kondita.
Pra pamvarësisht nga anomalia e pa besuëshme dhe e pa pranuëshme që do të paraqiste të shmangunit e muslimanëvet të Shqipris dhe të ndarët e tyre nga Halifati q’e adhurojnë dhe e nderojnë si një dogmë fetare, janë gjith rethanat që po parashtrojmë nën syt’ e lexuesit të cilët lëftojnë me fitim dhe e venë në pah qëllimin e keq dhe injorancën e atyre që përpiqen t’ushqejnë opinjonin publik me thënje mashtërimtare ose me sende që janë të ditura dhe të futin mosbesimin në shpirtin e qeveris perandore.
Ngjarjet që janë xhvilluar në Bullgari nuk provojnë kur gjë: Me arsye nuk mund të përdoren si prova për të përfunduar se po ato ngjarje mund të ndodhshin dhe në Shqipri. Ndermjet të muslimanëve të Bullgaris dhe të krishterëve Bullgarë, qysh prej kohëve më të lashta, ka patur një largim fatal i cili ka krijuar armiqsira dhe që ka mbajtur të dy elementat ballë njeri tjetërit, në një gjendje ndarjeje të plotë, bile në një gjëndje armiqsie të msheftë për disa dhe të cilët për të tjerët. Athere, meret vesh se një plasje qe e mundëshmë dhe bile e palarguëshme, se pse për fat të keq nuk u bë ç’lypsej të bahej për ta larguar. Fataliteti i shtyti dhe burrat e Shtetit u lanë të tërhiqeshin prej këtij fataliteti.
Por, për Shqiprinë sendet paraqiten nën një pamje krejt të ndryshmë. Muslimanët e Shqipris janë Shqiptarë si dhe të krishterët; flasin po atë gjuhë, kanë po ato zakone, vazhdojnë po ato doke dhe po ato tradita. Në mes t’atyre dhe të krishterëve kurrë s’ka pasur smire të rënjosura as dhe armiqësira shekullore.
Ndryshim’ i fes kurrë s’ka qënë një shkak për t’i shtytur në një përçarje sistematike; muslimanët e të krishterët, me pak përjashtime, gjithmonë kanë jetuar, në një shkallë barasije, që gëzojnë po ato të drejta dhe përmbushin ato detyra.
Pra, konditat nuk janë të njëjta për të lejuar shpirtligësin dhe injorancën të bëjnë krahasime dhe të tregojnë shemblla të parakaluara.
Gjith ç’kemi thënë provon se ësht e nevojshme mbase dhe e domos-doshme, t’i jepet Shqipris një organizim i fort, njëgjinës, i mbeshtjellë, i përshtatëshëm me nevojat dhe me karakteret e popullësis, dhe të vëhet, me anë reformash rënjore, në gjëndje që të xhvillojë inteligjencën, pasurinë dhe fuqinë ushtarake të s’aj.
Me qenë se lumtëria e perandoris Ottomane ësht një kondit e domosdoshme për ekzistencën e Shqipris dhe të lumtëris s’aj, na këjo rezulton se xhvillim’ i Shqipris jo vetëm që nuk vjen në kundreshtim me interesat e qeveris perandore, por me arsye të drejtë do t’ishte një element fuqie, një granti rendi dhe. duke folur relativisht, një konpensim i humbjeve q’i ka shkaktuar luft’ e fundit n’Evropë
Besojmë se nuk duhet një çforcim i math i imagjinatës për të kuptuar gjith rëndësin e s’aj, dobinë dhe më mirë me thënë, nevojën për qeverinë perandore që të mendojë seriozisht këtë çështje dhe t’i vërë n’akord interesat e verteta të s’aja me dëshirat edhe me aftësit e popullësive Shqiptare. Në këtë çshtje ka vetëm fitim dhe as një rezik ose humbje.
Shënime mbi kaptinen XII.
Traktat’ i Berlinit q’u nënshkua në muajin Korrik 1878, për sa i përkiste Shqipris, përmbante tri dispozita:
1. — I jepte Serbis Sanxhakun e Nishit që kishte një popullsi Shqiptare prej 70.000 frymë;
2. — Malit Zi i jepte Gusinën e Plavën, Tivarë, dhe bajrakët e Trepshit, të Hotit e të Grudës;
3. — Greqis i jepte, për veç Thesalis, Janinën deri në lumin Kallama.
Sanxhakun e Nishit, me qenë se Serbia e kishte okupuar në luft’ e sipër ashtu dhe Mal i Zi qytetin e Tivarit, Shqiptarët me gjith që këto vënde i revandikonin, nuk’ kishin se ç’bënin, se pse ndodheshin ballë një fakti të mbaruar dhe të konfirmuar me traktatin e Berlinit; por sa për Gusinj e Plavë, Hot’ e Grudë ng’an’ e Malit Zi dhe për Janinën deri në Kallama, me qënë se këto vënde ishin të Shqipris dhe nuk ishin marë me luftë, me t’u përhapur lajmi i traktatit, gjith Shqipria u tund dhe u organizua lidhja e Prizrenit, për t’i bërë ballë rezikut të coptimit. Përfaqsuesit e Shqipris Abdul Bej Frashëri dhe Mehmet Ali Bej Virioni u dërguan n’Evropë ng’an’ e lidhjes pranë kabineteve të pushteteve të mbëdhenj, për mos zbatimin e dispozitave q’u përmëndnë më sipër. Për veç kësaj nga gjith Shqiptarët që ndodheshin në Stamboll, fuqive të mbëdha ju drejtuan protestime reth pa drejtësive të traktatit.
Brenda në Shqipri u formuan komisione prej paris vendit të cilët okupuan qeverit lokale. Ng’an’ e Veriut kundra Malit Zi, në Gusinj’ e në Plavë, n’Ylqin dhe në Hot e në Grudë, u dërguan fuqi kombtare t’armatosura për mbrojtjen e vëndit. Në Toskëri në qendrën e Frashërit u regjistruan 30.000 shpirt për t’okupuar Janinën e Prevezën dhe për t’i ba ballë me armë Greqis që mund t’i okuponte vëndet me ushtëri.
Gjith këto ngjarje, i dhanë të kuptojë Evropës se populli Shqiptar ishte i gjallë dhe që ndodhej në gjëndje të ruante vendin e vetë me armë në dorë.
Me anë tjetër komisionet e formuara brenda në Shqipri dhe që kishin lidhje me atë të Pizrenit nenshkruan një parashtresë të përgatitur në Frashër me të cilën kërkonin prej Sulltanit dhe prej Portës Naltë bashkimin e vilajeteve Shqiptare në një vend, emnimin e një qeveritarit të përgjithëshmë, autorizimin e gjuhës Shqipe dhe formimin e një fuqis ushtarake që do të bënte pjesë plotsuese të ushtëris imperiale. Me tjetër fjalë këjo parashtresë kërkonte qartaz autonomin e Shqipris.
Gjith këto ngjarje e lëvizje në shtypin e Evropës u përhapne dhe u interpretuan me mënyra të ndryshme. Disa thoshin se Shqipria po ndahet nga trup’ i perandoris Ottomane, disa thoshnin se Shqipria kërkon autonomi, disa ishin pro dhe disa kundër. Sidomos shtyp’ i Moskovit, i Greqis dhe i Serbis si dhe shtypi i partizaneve të tyre thoshte se lëvizja e shqyptarëve ësht blof dhe e shtytur nën dorë prej Sulltan Abdul Hamidit.
Auktori me këtë broshurë i përgjigjet shtypit të botës duke thënë se Shqiptarët s’kan interesë që të ndahen krejt nga trup’ i perandoris; por që kërkonin një autonomi dhe që këjo nuk ishte kundra interesave të vërteta të perandoris Ottomane dhe q’ishte një gjë e dobishme si për Shqiprinë ashtu dhe për perandorin.
Paria intelektuale e Shqipris aherëshme nuk’ kishte desiduar plotësisht për një ndarje definitive nga perandoria Ottomane. Por sa për autonominë e dëshëronin me gjith shpirt. Shkaqet e mos ndarjes definitive ishin këto:
1. — Rafsha kulturore e Shqipris ndodhej në një shkallë kaq t’ulët sa kryetarët e lëvizjes kishin frikë se një ndarje e tilë do të zbërthente një anarshi kaq të madhe dhe të vazhduëshme sa mund të rezikonte jetën e Shqipris.
2. — Me qënë se Shqipria kishte një popullsi muslimane me shumicë të madhe, si mbas ndjenjave fetare t’aherëshme, një kryengritje me armë kundra Sulltanit Halif për një ndarje definitive do t’ishte e dyshimtë.
3. — Shqiptarët kishin kaqë interesa ekonomike të përbashkta me perandorinë sa që ndarja ng’ajy trup i math do të provokonte një varfëri në Shqipri.
Autori me këtë broshur të botuar për opinionin publik të Evropës shënon disa pika në këtë kaptinë. Pa u çkoqitur gjendja e aherëshme, brënda dhe jashtë Shqipris, nuk mund të kuptohet dhe të çmohet mirë vepra e Vassa Pashës që jemi duke përkthyer e shpjeguar.
Pashko Vasa