Le të vimë persëri në historinë.
Pirua, Mbret i Epirit, pas si u kthye nga Italia, në vitin 274 P. K., prishi Antigonë edhe u bë Mbret i Maqedhonis. Maqedhonia dhe Epiri u bashkuan nën një sovran; por pas vdekjes së Piros, Maqedhonasit ngritnë krye, dhe i biri i Piros, Aleksandri u bë Mbret edhe Maqedhonasve u shpalli luftë. Qysh prej kësaj kohe dhe gjer në kohen e Perseut, mbret i mbramë i Maqdehonis, shohim se Epiri dhe Maqedhonia kanë vazhduar me alternative shum a pak të zgjatuna duke u bashkuar, duke u ndarë, her nën urdhrin e mbretërve të një vendi, herë nën sundimin e mbretërve të vendit tjetër, por pa ju drejtuar kurrë Greqis as për t’i kerkuar ndihmë, as për t’a aneksuar.
Kur Romakët i deklaruan luft Mbretit të Maqedonis Perseut, republikat Greke nuk i dhanë ndihmë Maqidhonis, për shkak se bashkim’ i tyre politik me Maqidhoninë që rezultonte nga pranim’ i Filipit në mbledhjen e anfiksioneve, ishte shkaktuar vetem prej forcës dhe prej rethanave. Ky bashkim kishte pushuar me pushimin e shkaqeve q’e kishin provokuar, dhe prej kohet bashkimi ishte çartur. Maqedhonasit, ashtu dhe Epirotët, pas vdekjes të Aleksandrit të Math dhe pas përfundimeve fatkeqe të rivalitetit ndermjet gjeneraleve, perseri muar pozitat e maparëshme, d. m. th. se duke mos pas as një marëdhënje fisi me Grekët, nuk mundnë të ruajnë afrimin që kish sjellë parapeshim’ i armeve Maqedhonase gjat një kohe midis dy popujvet.
Për kundrazi, Epirotët dhe Ilirinjt që kishin bashkim fisi, gjuhe dhe aspirata me Maqedhonasit, si të paslindunit e Pellasgëvet, q’ishin perzënë prej Eoleve dhe Jonëvet, të gjith vrapuan si një njeri i vetëm në ndihmën e Perseut edhe u përfshinë në fatkeqsirat që pasuan prishjen e Perseut në luftën e Pidnës. Maqedhonia u pjestua në katër province q’i paguanin pagesë Romës, Epiri pa qytetet e veta të djegura dhe të rënuara dhe banorët e tyre të zvaritur në skllavëri, Iliria gjeti fund duke u bërë një province Romane dhe Mbret’ i mbram i s’aj, Gjenti, u çua në Romë për të stolisur triumfin e fituesve.
Po ajy fat ishte rezervuar edhe për Greqinë; por pak më vonë: Romanët Greqis i muar independancen edhe ja aneksuan Perandoris së tyre. Romanët Greqis i rembyen edhe begatit e s’aj, kryveprat e s’aj të cilat edhe sot ruajnë akoma perkthesën e glorjes së vjetër dhe të gjenis të pa imituëshme të s’aj, të cilat do t’i impozohen admirimit të brezavet të më pastajmë.
Që nga këjo epokë, Greqia nuk mundi të ngrihej nga rën-ja e s’aj. Shkelqimi që çfaqej nga një herë gjat periudhës perandoris Bizantine me të cilen Greqia ishte përzjerë, nuk pati ate natyrë sa të zhustifikonte glorjen e vjetër, se për këtë lypseshin shum sende. Greqia duke qënë e ndarë në dy provinca: Ahaija dhe Peloponezi, shum herë u renua prej Goteve dhe prej Bullgareve dhe kshu si Perandoria Bizantine u rrukullis në një dekadancë të vajtueshme. Pastaj ngjanë luftat e Kryqit, dhe Kryqzorët e coptuan në shum shtete të vegjël si mbas sistemit të vjetër feodal edhe ushtruan një autoritet tepër të reptë: Barbaria e Oksidentit u shartua mbi mbeturinat e qytetrimit të vjetër dhe dekadanca arriti kufit’ e fundit.
Epiri, Maqedhonia dhe Iliria pas si u bënë provinca të fjeshta të Romës, nuk patnë më ndonjë maredhënje me Greqinë; ndryshim i racës, i aspiratave dhe i interesave të cilat nuk i kishin bashkuar kurrë në një mendim kombsije, mori fund duke i bërë që të harojnë edhe kujtimet e largëta të maredhënjeve politike të vjetëra të tyre.
Pushtim i Goteve, i Bullgareve dhe i barbareve të tjerë, pushtetit të Perandoris së lindjes i solli një grusht të tmershëm sa që ajo Perandori për shkak të sistemit despotik dhe të sundimit të keq të s’aj, humbi fuqinë dhe u coptua si Perandori e Perëndimit, para se të hinte plotësisht nën zotnimin Ottoman.
Në mes gjith këtyre fatkeqësiravet që grumbulloheshin edhe peshojshin rendësisht për mbi popujt, mendim’ i një kombësije të përmbledhur mbaroj duke u dobsuar: Njeriu nuk ishte ma qytetas i një atdheut. Gjith ashtu dhe fanatizma fetare që zuri vendin e dashuris së atdheut dhe të lidhjes tek fisi, solli si përfundim antagonizmin q’u çfaq midis mundësve dhe të mundërve; të parët shtypnin dhe të dytët vuanin, të parët vepronin energjikisht të dytët mbeteshin pesuës «pasif» për të përmbajtur ndryshimin e aspiratave që ndante e perçante muslimanët nga kristianët.
Të krishterët e Greqis u asimiluan me të krishterët e tjerë të Perandoris dhe pas trubullimeve të para q’u vertetuan me pushtimin Tyrk, mbaruan duke u dhënë në tregëti, në lundrim dhe në arte. Për kundrazi, Epirotët, Maqedhonasit dhe Iliriantë d. m. th. gjith ata q’ishin fjesht prej races Pellazgjike, të cilët të huajt i kanë thirur në kohërat e ra në emrin Shqiptar, u bashkuan në një ide patriotike dhe në shekullin XV u kundrejtuan një qëndrim shum të reptë zotrimit Ottoman.
Me të vërtet, në këtë shekull shohim se, gjith Shqipria kishte marë armët për të mbrojtur pamvarësin e vendit. Gjerq Kasterjoti, mbiemruar prej Turqve Skenderbej, pas si jetoj një kohë pranë Sulltanit si peng, arriti të pushtojë Krujën edhe gjithë pronjat e stërgjyshëve të tij q’i kishin pushtuar Tyrqit. Në emrin e Shqiptareve edhe me ndihmën e tyre, i shpalli luft dy sulltanëve më të tmershëm të perandoris Ottomane, Muradit të dytë dhe të birit të tij Mehmetit, rënuës i perandoris Bizantine edhe pushtuës’ i Konstantinopojës.
Në këtë kohë, u lidh bashkimi Shqiptar kryetar’ i të-cilit ishte Skender-Beu.
Po heqim dorë të japim hollësina këtu mbi jetëshkrimin e këtij njeriu të jashtzakonëshëm; mjafton të themi se në një kohe kur as gjë nuk i qendronte armeve Tyrke, Skender Beu guxoj t’u bënte ballë me shqiptarët e tij edhe në 22 beteja q’u dha i mundi. Këto ngjarje historike flasin miaft nalt mbi trimërinë shqiptare dhe s’kanë nevojë të komentohen. Por këtu na paraqitet nji fakt tjetër që lëfton në favorin e tezës s’onë edhe parashtresës s’onë i jep një peshë të re.
Kur gjith krenët edhe populli Shqiptar kishin aderuar në lidhje e në bashkim dhe që princ’ i Dukagjinit Leka, Arianiti, Zotni i Kaninës dhe i Vlorës, Bozhdari, Kryetar’ i Nartës dhe i Janinës, Moisiu, Kryetar’ i Dibrës, Topia, Streza, Kuka, Shpata, Urani, Engjëlli dhe kaq princer të tjerë dhe krenë të fiseve shqiptare, ishin reshtuar me armë në dorë nën kumandën e naltë të Skender Beut, popujt e Greqis ndëjtën krejtësisht larg edhe nuk bënë as më të vogëlin shforcim për të ndihmuar lëvizjen kombtare në Shqipri
Këjo pakujdesi formon një provë më tepër, se Grekët nuk’ e konsideronin vet-hen e tyre solidar me të paslindurit e vërtetë të Pellazgëvet; ata nuk besonin njëjësin e racës as dhe në një afrim moral dhe politik: Çarjet e vjetëra, ndarjet origjinale, çfaqeshin për të tretën herë në një shkallë të madhe dhe hirisht, midis dy popujve të cilët mbetnë të ndarë, mbase dhe të huaj me njeri tjetërin, si në kohën e pushtimit të Persianeve dhe të Romanevë.
Shënime mbi kaptinen VI.
Auktori në këtë kaptinë bën një rezume historike mbi ngjarjet e Shqipris, të Maqedhonis të Greqis duke përfunduar se Epirotët, Maqedhonasit edhe Ilirinjtë si të paslindurit e vërtetë të Pellazgëvet kanë vepruar së bashku dhe në kundrështim me interesat politike të Greqis. Të themi të vërteten se këjo tezë nuk i përgjigjet realitetit, ësht themeluar mbi një pikënisje të gabuar e cila ësht theori e Pellazgeve q’u shpiegua në kaptinat e më parëshme.
Po të marim parasysh njgarjet historike siç kanë rjedhur shohim se mbretnia e Maqidhonis si në kohen e Filipit e të Aleksandrit ashtu dhe më parë, me popujt e Iliris ka bërë miaft luftëra herë sulmuëse herë mbrojtëse, d. m. th. se të dy popujt, Maqedhonasit dhe Ilirianët nuk’ kanë vepruar së bashku dhe në marëveshje kurdoherë; por këjo gjë nuk tregon se Maqedhonasit dhe Ilirianët kanë qënë dy popuj krejt të ndryshmë; për kundrazi kanë qenë dy popuj në mos vëllezër, kushurinj fare të afërt dhe ky lloj gjini ka qenë shkaku kryesor i luftërave. Si t’afërt q’ishin, Maqedhonasit kanë dashur të formojnë një unitet politik me Ilirinjtë për të qenë më të fortë kundra të tjerëve. Ngjarje këso doresh, d. m. th. luftë midis popujve krejt të afërt, shihen shumë në faqet e historis. Bije fjala Turqit Osmanllinj për të bashkuar gjith elementet Tyrq t’Asis vogël që ndodheshin të ndarë nen sundimin e 12 princeve, u shternguan të bëjnë luftëra të repta që vazhduan gati dy shekuj, për t’i suprimuar këto principata e për të formuar një perandori të përbashkët.
Dhe mbretrit Maqedhonë për të pasur krahët të sigurta u kanë hapur shum herë luftë princëve Ilirianë që ndodheshin në perëndim dhe në veri të Maqedhonis. Por me gjith këto luftëra shum princër dhe mbretër Maqedhonas janë martuar me princesha Iliriane, këto krushqi të shpeshta tregojnë afrimin e gjakut. Për të dhënë një ide mbi këto ngjarje lufte dhe krushqie, po i rjeshtojmë këtu poshtë:
Si mbas të thënave t’historishkronjësëve të vjetër: Dion de Kassius, Appien dhe Arien, me 369 para Krishtit kur në Maqedhoni mbretëronte Aleksandr’ i dytë, ka ngjarë një luftë midis Maqedhonasve dhe Ilirianeve pa ndo-një përfundim. Në kohën e Perdikës III (364-359 P. K.) për së dyti herë ka ngjarë një luft’ e madhe, midis Maqedhonasve dhe Ilirinjve. Këtë herë Ilirinjtë ishin marë vesh me një fis Maqedonas që quhej Lynkest; prandaj Ilirinjtë ndodheshin në kondita më të favorshme. Në këtë luftë të madhe në fushën e luftës ra i vrarë Perdika vetë me 5000 ushtarë.
Mbi këtë fitore të madhe Ilirinjtë po përgatiteshin që të pushtonin dhe Maqedhoninë Orientale, për veç pjesës Oksidentale q’e kishin qysh më parë në dorë. Asi kohet mbret’ i Ilirinjve ka qënë Bardhuli i cili kish mundur e kish bashkuar shum fise Ilirinjsh, midis të tjereve dhe Peonët, dhe me këtë mënyrë ishte bërë një mbret i math që duke bashkuar Ilirinë dhe Maqedhoninë, do t’i ndronte fatin e Ballkanit; por me qenë se në Maqidhoni dolli Filipi, i at’ i Lekës Madh, me një zotsi të jashtzakonëshme, fati u kthye për ndryshe. Filipi ish i biri i Amintës së II dhe mori titullin Filip II. Ka mbretruar (midis 359-308 P. K.).
Filipi ësht një fytyr’ e madhe historike, pak simpathik, politikan’ i math, dredharak, këmbëngulës, intrigan dhe adverser i pa besë; por me një qendrim të fortë dhe me një hollësi të madhe. Ësht një nga çpikësit të arsyeshtetit me gjakftohtësi. Kur hipi Filipi në fronin e Maqedhonis, populli Maqedhonas ishte një popuj bujk dhe i vobektë, vendi s’kishte qytete të mbëdha. Filipi prej këtij populli krijoj një ushtëri të madhe, organizoj falanzhet dhe kërkonte që të vinte në dorë bregun e detit dhe për këtë shkak erdhi në konflikt jo vetëm me kolonit Greke që ndodheshin në brigjet e detit; por dhe me Athinën e cila ushtronte egjemonin e s’aj mbi gjith brigjet e Maqedhonis dhe të Thraqës.
Filipi, para se t’u binte Grekëve, lypsej o të miresh vesh me Ilirinjtë ose t’i munte dhe kështu të siguronte krahët. Peonëve u pagoj një shpërblim për t’i liruar vendet që kishin pushtuar më parë. Bardhulë e ftoj në luftë, ky sa do q’ishte plak 80 vjeçar, pranoj luftën dhe në një betejë të madhe që ngjajti midis dy paleve, Filipi me gjith ushtërin e tij mbeti në një pozitë të rezikshme dhe shpëtimin ja detyron kalorësis Maqedhone q’u mori krahe Ilirinjve. Diodor’ i së cilës thotë se Bardhuli në këtë luftë la 7000 të vrarë dhe në paqen që lidhi me Filipinë u shtërngua të lirojë Maqedhonin Oksidentale. Këto luftëra ishin luftëra vëllaznore për sigurimin e bashkimit. Athina me të marë vesh paqën, u alarmua tepër dhe shtyti Ilirinjtë në një luftë të dytë kondra Filipit. Tre princer Ilirinj u bashkuan kundra Filipit dhe me 356 P. K., çuar traktatin e paqjes dhe çpallnë luftën. Filipi me një shpejti të madhe, të tre aliateve u ra më parë dhe i prishi, ditën e fitimit të luftës i lindi i bir’ i tia Leka i Math; ndejti mot-mot n’Iliri për të forcuar vendet e fituara. Nga kjo Athina u çqetsua mjaftë dhe filloj t’intrigojë përsëri n’Iliri kundra Filipit. Oratori me famë Demosteni kshillonte aliancë me Ilirinjtë kundra Filipit për të ndihmuar Greqinë. Qeveri e Athinës këtë gjë nuk e pranojti; por Demosteni me nisiativën e tij erdhi në Durrës e në Pojan për të parë me sy situatën; pa lejen e qeveris Athinës bëri një beslidhje me këto dy qytete dhe me Tavllantinë «Muzeqen».
Maqidhonia për të prishur këtë aliancë më vonë ka bërë një luftë të tretë n’Iliri ku ka marë pjes edhe Leka i math duke qënë një dialë 18 vjeç. Gjith këto luftëra si ç’thamë më sipër ishin lufta me qëllim bashkimi të cilat nuk ndalonin krushqitë midis dy fiseve kushurinj: I at’ i Filipit Aminta i dytë u martua me një princes Iliriane i at i së cilës quhej Sirra dhe Filipi vetë u martua me një princes Iliriane që quhej Avdata, e shoqe e Amintes quhej Kinana dhe grua e dytë e Filipit ishte Olimpia, princes e Toskëris prej së cilës kishte lindur Leka i Math.
Si ç’shifet, mbretrit e Maqedhonis tre breza resht janë martuar me princesa Iliriane d. m. th. Shqiptare.
Për të provuar se Maqedhonasit nuk’ kanë qenë Grekër, nga raca e nga gjuha, kemi prova të tjera më të sigurta të cilat janë këto:
1. — Si mbas të thënave të Arienit q’ësht historishkronjës’ i asaj kohe, Aleksandr’ i Math në shum raste kur u fliste njerzve të oborrit të tij u fliste Maqeonisht, d. m. th. se Maqedhonishtia ish një gjuhë tjetër të cilën Grekrit nuk e kuptonin;
2. — Në veprat e shkruara prej Grekëve meret vesht se Maqedhonasit muajit Korrikut i thoshin — Dejos. Këjo fjalë në Gërqishte nuk ka kuptim; por po të marim parasysh se emrat e ditve, si e diel, e hënë, e martë, janë emra të perëndive të cilave u luteshin at dit, ashtu janë dhe emrat e muajve, o shprehin ngjarjet e stinave ose tregojnë emrat e Perëndive dhe — deje — në shqipe ësht emri një perëndie. Në malsinat e Matit edhe sot disa rënimeve që kanë qënë të destinuara për lutje e festime perëndish i kujtojnë me emrin, Dej’ e madhe dhe Dej’ e vogël. Nuk ësht e largët që fjala Maqedhonishte — Dejos — të ketë kuptimin e Perëndeshës — Dejë —;
3. — Po të vemë re emrat topografike të Maqedhonis vjetër, shohim se ku do që ka pasur koloni Greke në Maqedhoni, emrat e tyre janë fjesht Gërqish dhe kuptohen me një herë. Ësht e tepër ta themi se këto koloni kanë qënë vetem në brigjet e detit dhe afër kufirit të Thesalis, kur se emrat e vëndeve të hinterllantit Maqidhonas, jo vetëm që nuk janë Gërqisht, por nuk kanë as një afrim ose gjasim me atë gjuhë. Për kundrazi këto emra po të krahasohen me gjuhen shqipe, dalin tepër t’afërta; bile mund të themi, se këto emra në gjuhen shqipe kanë dhe kuptim. Bije fjala karaferja e vjeter në Maqedhonishte quhej — Beroe, fjalë — blegtori e cila ka kuptimin e një berit femër që s’ka pjellë; gjith ashtu kryeqytet i parë i Maqidonis — «Edhes» — nuk ësht gjësendi tjetër veç se breku i dhis; dhe q y t e t i dytë quhej — «Pelë» — fjalë që s’ka nevojë për shpjegime. Kryeqytet i tretë i Maqedhonis quhej — Pydhna — ose (Pyllna). S’ka dyshim se vjen nga fjala — «pyll» —. Edhe sot Shkodra dhe Gjinokastra në vend të «ll»-s përdor — «dh» dhe në vend — «dh» — se — ll —;
4. — Në histori t’asaj kohe shohim se mbretria Maqedhonase e Filipit me ligje si gjuhë zyrtare ka pranuar gjuhën e Atikës. Ësht afër mensh se Maqedhonasit po të ish që të flisnin Gërqisht, do të përdornin gjuhën e tyre dhe s’kish nevojë të bënin ligjë për gjuhen Gërqishte. Asi kohet gjuha Gërqishte ishte gjuhë kulturore të cilën e kishin adoptuar shum kombe të botës si gjuhë zyrtare.
Me tjetër fjalë Maqidhonasit ishin një fis i veçantë dhe kushuri i afërt me Ilirinjtë; por që kishin adoptuar qytetrimin Grek.
Pashko Vasa