Pamvarësisht nga kaq praktika fetare të tjera q’i përkasin kultit vjetër të Pellazgëve të cilat as Krishti as Muhamedi nuk’ kanë mundur t’i çdukin plotësisht nga shpirt’ i popullit shqiptar, ësht dhe bea mbi gurin që vazhdon akoma në gjith malet e Shqipris; këjo be ësht e rethuar po me atë nderim dhe me atë solemnitet që kishte në kohërat e vjetëra më të lashta.
Gjith historishkronjësit bejnë fjalë për këtë dhe J. J. Amprère, në historin «Romane në Romë» të tij tregon ngjarjen vijuëse me shum detaje. Sylla përpara se të linte Romën për të shkuar të lëftonte «Mithridate»-in kërkoj na Cinna, kryetar’ i partis Marius, një be me të cilën t’angazhohej solemnisht se nuk do të bënte as një pertënim «innovation» në Romë gjat mungesës së tij. Sylla nuk donte që Cinna këtë be t’a bënte për Perëndit Romake, por mbi gurin e Shënjtë, dhe si mbas një zakoni të vjetër të Etruskëve të cilët këtë be e kishin marë prej Pellazgëve, Cinna këtë be e bëri, pikë së pari duke vënë gurë mbi supat e tij dhe pastaj duke hedhur nga pas me mallkime që foli me zë të lartë kundra vetvehtes në qoftë se do t’i shmangej zotimeve të tia.
Në raste të mbëdha dhe kur bëhet fjalë për të dhënë një sentencë me rëndësi të madhe, pleqt’ e fiseve të Shqipris, musliman’ e të krishterë pa dallim, thriten prej paleve ndërgjyqëse për të bërë benë e gurit, para se të japin vendim mbi çeshtjet që do të gjykojnë.
Ky betim bëhet shum herë, bile edhe në ditët t’ona, si në Gegëri ashtu dhe në Toskëri: Bea ësht e rethosur po me ato formalitete edhe me atë aparat, dhe pasohet po me ato mallkime që pershkruhen prej historianëve të vjetër. Edhe na, jemi ndodhur në malet e Shqipris në një betim të tillë, me rastin e një grindjeje q’ishte çpikur midis dy bajrakeve për sa i përkiste kufivet të tokave respektive të tyre. Në këtë rast pleqt’ e dy fiseve fqinj të zgjedhur prej paleve ishin thirur për të gjykuar çështjen e të drejtës, pas si bënë ben’ e gurit. Gjyqtarët ishin të përzier të krishterë e Muhamedanë.
Malsorët e Epirit, të Maqedhonis edhe të Iliris, d. m. th. banorët që janë prej familjes Pelazgjike ose shqiptare, kanë zakon të betohen akoma edhe sot mbi gur, si gjith të tjerët që betohen për Perëndi, për Krisht ose për mbi nder. Gjith ashtu kur fjalosen në mes të tyre, banoret e Shqipnis sipërme, duke marë në duart e tyre ose duke treguar gur’ e parë q’u çfaqet përpara, thonë: për këtë peshë dhe ata të Shqipris jugore ose të Epirit shprehen kësi lloj: Për të randë të këtij guri.
Na nuk dinim se ky zakon edhe ky betim të ketë hyrë ndonjë herë në praktikën fetare të Greqis: së paku na nuk gjejmë traga që të mundij të na i provojë. Ësht një zakon fjesht primitif të cilin vetem të paslindurit e Pellazgeve e kanë sjellë dhe e kanë ruajtur në për shtegtimet e tyre, në vende ku janë vendosur.
Pelazgët që nuk shkelqenin n’artet e bukura dhe që nuk’ kishin një dituri relativisht miaft të përparuar, adhuronin natyrën në ngjarjet e dukshme, në thjeshtësin e s’aj mirëbërëse: Perëndit e tyre ishin dheu, qielli, fusha, mali, ujët, zjari, guri, dielli, hëna dhe yjtë. Populli shqiptar si ç’ësht edhe sot dhe posaçërisht gjindt’ e maleve randësisht betohen për dhé e për qiell, për zjar e për ujë, për mal e për fushë, për diell e për hënë, në vend që të betohen për Perëndi e për shenjtërit. Këto forma betimesh që ngjiten në vjetërsinë më të lashtë, kanë mbetur të pa cenuëshme në besimin prej ku dalin dhe në shprehimet e tyre. Shqiptarët, duke qënë se kanë mbetur të qëndruëshme edhe me gjith që kanë kaluar 40 shekuj mbi kryet e tyre, nuk kanë adoptuar as fjalë të tjera për të treguar sendet e shënjta, as mendime të tjera për të përfytyruar Perënditë.
Gjuha, zakonet, besimet e zëmrës, me një fjalë, gjith këto, kanë mbetur Pellazgjike që nga një kënd i Shqipris deri te tjetëri, pa u ndryshuar prej qytetërimit, pa u transformuar me kalimin e shekujve dhe me veshtyrësit njerzore.
Këjo, me të vërtetë formon një ngjarje të çuditëshem: Me ç’mënyrë këjo gjuh’ e vjetër, bile më e vjetëra e gjith gjuheve të njohura n’Evropë dhe e folur vetem prej një popullësie prej dy milion frymësh, mundi të mbahet ashtu si ç’ka qënë në orgjinën e vetë, pa pasur një letrësi të përparuar, as një qytetrim të shënuëshëm? Gjuha e tij, si dhe ata q’e flasin, ka rezistruar kundra ç’do gjëje, dhe shqiptari ka mbetur Pellazg ku do që ësht vëndosur. Këjo ngjarj’ e pa shpjeguëshme çfaqet jo vetem në Epir, në Maqedhoni dhe n’Iliri, d. m. th. në gjith këtë zonë që quhet Shqipri, ku popullësia ësht e përmbledhur, njëgjëndëse dhe e shumë, por edhe në shum rethujëza të Kryepellgut «Archipel», në malet e Atikës, në Kolonit shqiptare të Italis e të Dallmacjes, më në fund ku do që populli shqiptar ka vëndosur ndënjën e tij, qoftë në kohëra të vjetra, qoftë në kohën e shtegtimeve të rea. Sa do që ka përqafuar fe të tjera edhe q’ësht pranuar në shoqrit e brëndëshme të popujve të tjerë, kujtim’ i besimit primitif të tij ka mbetur i pa prekëshme edhe gjuha e tij as pak s’ka humbur, as ësht prishur në hasjen me popuj të tjerë. Këjo ngjarje e konstatuar që nga kohërat e vjetëra prej historianeve Grekër, edhe e pashme sot në popullin shqiptar, me të vërtetë meriton gjith vërejtjen e fillologëve dhe të dijetarëve, edhe duhej të bëhej objekt’ i një studimi serioz dhe i duruëshëm. Shkënca këtu do të fitonte shumë.
Pamvarësisht nga gjith ç’kemi thënë gjer tash ti, për të provuar vjetërsin e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij të veçantë jashta familjes Elene, ka dhe ngjarje të tjera që bashkëvrapojnë për të forcuar mendimin t’onë. Në Shqipri, shpirt’ i gjëzave akoma ushtërohet në një shkallë miaft të gjërë dhe kësi lloj nxjerin ngjarjen na zorrët ose nga disa kocka të kafsheve, nga fluturim i zoqve, nga ulurima e ujkut, nga ëndërat e të tjera. Ky besim ësht rënjosur edhe kur gjë nuk mund t’a dobsojë në shpirtin e popullit. Gostit e vdekjes, dlirimet me ujë edhe kaqë të tjera veprime likshtë-besuëse të pa ndara nga besimi primitif i Pellazgëve, që janë në përdorim, ku do, provojnë se shqiptarët sa do që janë bërë të Krishterë dhe Muhamedanë, kanë ruajtur besimet e zëmrës sa dhe gjuhën e stërgjysheve të tyre.
Gjith kësaj t’i shtojmë ahmarjen, gjakun, q’ësht konsideruar si një detyrë e shenjtë kundrejt shpirtërave të prindërve të vrarë, shpirt’ i një njeriut të vrarë prej një tjetëri nuk mund të gjejë as lumtëri as qetësi në botën tjetër, në qoft se gjinia e tij nuk vret gjaksorë ose një prej familjes ose të fisit të tij.
Komente mbi kaptinat IV. dhe V.
Krahasim’ i besimeve pagane të popujve të ndryshme, na tregon se këto besime janë tepër të vjetëra dhe kaq të përziera me njëra tjetëren, sa ësht tepër vështirë të shqiptohet njeriu me një sigurim të plotë, duke thënë se besimi — x — ësht marë nga besimi — y —. Sidomos në Shqipri që nuk ësht bërë as një kërkim, as një mbledhje e folklorit, nuk mund të vëndosij njeriu duke pretenduar se akësh besim ësht marë ng’akësh komb ose ësht produkt’ i imagjinatës të Kombit t’onë Shqiptar.
Krahasimi i besimeve pagane i gjith kombeve, të njohura historikisht, na tregon se popujt e vjetër ashtu dhe popujt primitif të sotmë që ndodhen në disa vende të faqes së dheut, kanë besuar se edhe trupat organik ose jo organik, kanë një afsh «shpirt» edhe këtij besimi shkënca e sotmë i thotë «Animizmë». Ky besim u ngarkon një shpirt e një vullnet maleve, lumënjve, shkëmbinjve, drurëve, gurëve, trupave qiellore, dheut dhe qiellit. Një dru, një shtyllë, një shpellë, si mbas këti besimi konsiderohet selia ose froni i shpirtrave të pa dukëshme. Këto shpirtra më vonë janë kuptuar dhe fytyruar nën formë kafshe dhe pastaj nën formë njerzore. Një burim ësht përfytyruar si një kalë: bije fjala Pegasi, Kal’ i Apollonit që bën të buçisij në malin e Parnasit burimin e Hipokrenit. Një rëke në mitolozhinë Greke ësht përfytyruar si një dem me fytyrë njeriu. Dega e drurit që ri edhe në dimër me gjethe të gjelbëra, prej Grekërve të vjetër, konsiderohej shembull i fitores që ësht përfytyruar me emrin Dafne e cila i vinte pas Apollonit; dushku më parë ka përfytyruar Zeusin para se të bëhej drur’ i Zeusit, edhe Dionisi ësht quajtur sikur qendronte në një dru, kur pushoj të jetë vetë lis.
Dheu ësht përfytyruar me fjalën «Gê», duke dalë për gjysmë nga toka nën formën e një gruaje që lut qiellin t’a lagë me një pikë. ujë. Qielli ësht Uranos, i bir’ i kohës edhe at’ i Perendivet.
Tashti kur shohim se malsorët e Shqipris, si të veriut dhe të jugut bejnë bé edhe sot: për ket dhe, për këtë qiell e për këtë zjar e të tjera, këjo gjë nuk mund të konsiderohet si një provë se jemi bijt e Pellazgëve. Se pse këto besime, i shohim dhe në për kombe të tjerë me qindra vjet para Krishtit. Benë me gur që thotë auktori të cilën Sylla ja ka ngarkuar Cinnës, ka qënë një zakon’ i Etruskeve edhe nuk’ ka ardhur me anën e Pellazgëve në Romë; se kërkimet e më pastajme kanë provuar se Etruskët me anën e detit, kanë ardhur vetë n’Itali edhe në disa vende, bije fjala në Florancë ka dhe muzeum të qytetrimit Etrusk. Këta kanë ardhur nga Lidja e vjetër e Anadollit. Prandaj betimi me gur nuk ësht’ i Pellazgeve, ësht i Etruskeve që kanë qënë një popull’ i Asis vogël. Shqiptarët e sotmë, musliman ose i krishter qoftë, kur bën bé me gur, nuk don me thënë se i beson gurit. Zakoni ka qënë i vjetër të cilin shqiptari e ka ruajtur; por kuptimi ka ndryshuar krejt. Shqiptari kur bën benë, tuke marë gurë në dorë, don të thotë: se në mos thënça të vërteten shpirt’ i im, të mbajë të rëndit e gurit.
Pashko Vasa