Kaptina II

Gjat kohës që shkon ndërmjet shekullve prallor dhe atij të Aleksandrit, nuk hasim personalitete të mbëdha midis mbretërve të Epirit; këtu këtje shihen ca shënime të mbetura prej prallave të cilat nuk mund të konsiderohen si elemente të mjaftuëshme për të sherbyer si bazë për një studim të posaçmë.

Hijet e mbëdha të Mbretërve t’Epirit fillojnë të vizatohen vetëm në shekullin e IV-të, ku gjejmë një Aleksandër, Mbretin e Epirit, që kalon n’Itali, mund Samenitët dhe bashkohet me Romanët, kur Aleksandri i math ishte duke pushtuar Asinë. Këjo ngjarje historike meriton një vërejtje serioze, duhet të formojë një objekt studimi të posaçmë, se pse provon q’Epiri jo vetëm që nuk formonte një pjesë të Greqis të cilën Aleksandri e kish zotnuar dhe q’Epiri nuk ishte as aliati politik i Maqidhonis dhe që nuk’ kish marë as një pjesë në shkaqet që shtynin Maqedhonasit për të pushtuar Greqinë dhe Asinë; Por Epiri qendrojti plotësisht asnjanës dhe indiferent në këto lëvizje.

Në 376 para Krishtit, Epiri ju dorëzua Kasandrit, Mbretit të Maqidhonis, por pas tre vjeteve Epirotët ngrenë krye dhe e munden. Me gjith këto të këqia, në shekullin e tretë para Krishtit shohin të çfaqet një personalitete i math Epirot, Piroja, i cili para se të kalojë n’Itali, u hapi luftë Maqedhonasve, ashtu dhe Grekërve që ndodheshin kufitarë me të; në këtë rast ushtarët e Piros, të habitur nga shpejtësia e lëvizjeve ushtarake të tij, i thanë se, ja kishte kaluar dhe shqiponjës. Piroja ju përgjigj duke thënë se ishte e vërtetë, por q’ishin ushtat e tyre q’i kishin sherbyer si krahë për të xhvilluar një fluturim të tillë.

Plutarku, që në jetën e Piros, tregon ketë rethanë karakteristike, kurrë s’ka ditur edhe as që ka dyshuar se Epirotët dhe gjith ata q’i thonë vehtëhes Shqiptar, emnimin gjenerik Shqiptar ja detyrojnë pikërisht kësaj ngjarjeje.

Plutarku që nuk dinte gjuhën Pellazgjike, e cila konsiderohej si një gjuhë barbare që nga kohët e Herodotit, edhe q’Epirë me popullësit e tij nuk e kish parë për së afërmi, nuk mund të shpjegonte këtë ngjarje që po e parashtrojmë në çmimin e filollogeve dhe të dijetareve.

Fjala «aetos» që përdor Plutarku në gjuhen arbënore thuhet Shqipe, Shqipri ose Shqipni, d. m. th.: «Vend’ i Shqipes» edhe Shqyptar d. m. th. «Bir’ i Shqiponjës».

Ky fakt historik që ka ikur nga çmim’ i historianeve të vjetër ashtu dhe filollogeve dhe dijetareve të rinj, meriton një hetim seriozë, se pse formon një provë të pa rëzuëshme për ata si na, që pretendojnë se Epirrotët ishin një popull i veçantë dhe i dalluar prej Elineve, dhe që gjithmonë kanë pasur gjuhen e tyre, gjuhen e Pellazgeve të vjetër të cilën Grekërit nuk e dinin aspak dhe që pa dyshim ësht ajo gjuhë që flitet dhe sot, n’Epir, në Maqidhoni, në Iliri dhe në disa rethujza t’Arshipelit, ashtu dhe në malet e Atikës, po ajo gjuhë ësht që quhet gjuha shqipe.

Për t’i dhënë filologjis një mjet çmimi më të sigurtë për rëndësinë e thënjeve t’ona, do të tregojmë se emrat Epir, Maqidhoni dhe Albani janë plotësisht të pa njohura prej shqiptarëve; se këto fjalë nuk ndodhen në gjuhën e tyre; ata në mes të tyre nuk njihen veç se me emrin gjenerik shqiptar dhe as nuk e vënë në dyshim që në vendin e tyre të ketë një emertim tjetër jashta atij q’ata përgjithësisht dinë: Shqipri ose Shqipni.

Emërtimet Epir dhe Maqidhoni vinë prej burimesh të huaja, Greke dhe fjala Albani ësht e re dhe janë vetëm Evropjanët të cilët që nga shekulli XIV ose XV vendit të shqiptareve i kanë dhënë këtë emër. Por shqiptarët vetë nuk dinë se ç’ësht Epiri, Maqidhonia dhe Albania; për ata këto emra janë plotësisht të pa njohura dhe që në gjuhën e tyre nuk’ kanë ndo-një kuptim. Gjith ashtu duke filluar prej fjalës Skutari d’Albani, duke perfshirë krahinat e Ipekut, të Prishtinës, të Vranjes, të Kaçanikut, të Usqupit, të Perlepit, të Manastirit, të Follorinës, të Grebenes, të Kallaritës, të Janinës gjer te gjiri i Prevezës, gjith ky vend që përfshihet midis pikave gjeografike dhe detit, njihet për Shqipri, një vent q’i përket fisit shqiptar edhe që s’kanë as gjë të përbashkët me Greqinë.

Si kur të qëndrojmë një katundar që hasim edhe t’a pyesim se ç’je? do të përgjigjet shkurtimisht: Jam Shqyptar. Këjo përgjigje epet pa ndryshim prej atyre të Shqipris së sipërme si dhe të Shqipris së poshtëme, qofshin musliman, katoliq ose ortodoks. Atyre, kur u bëhet fjalë me emrat Epir ose Albani, kujtojnë se u flitet Çinezçe ose u thuhet ndonjë sharje në gjuhë të huaj dhe mund t’a quajnë vehtëhen të poshtëruar.

Shënime mbi kaptinën II.

Ngjarja e Piros me ushtarët e tij, për sa i përket fjalës Shqipe ose Shqiponjë me të vërtet përmëndet në jetëshkrimin e Piros, shkruar e botuar prej Plutarkut në librin e tij të famëshmë që mban titullin: «Jeta e njerzëve të famëshmë».

Vasa Pasha kur bën fjalë për gjuhën që flitej në kohen e Piros thotë se gjuha që flitnin Epirotët ishte gjuhë Pelazgjike, kur se pas mendimit t’onë, gjuha që flitej athere ishte gjuha shqipe Thrako-Iliriane, me ndryshimet e kohës. Fjala Shqiptar mund t’a ketë burimin, si ç’thotë auktori, në fjalimin e Piros me ushtarët e vetë; por përgjithësimi i përdorimit të kësaj fjalë ësht shumë më vonë nga koh’ e Piros dhe prova e ksaj ësht se Shqiptarët e Greqis dhe t’Italis fjalën Shqiptar nuk e dinin as pak; këjo fjalë për ata ësht krejt e re; ata vehtes tyre i thonë Arbër ose Arbëresh. Duket se kombi jonë si emër të përgjithshëm ka pasur fjalën Arbër, Arbërës ose shkurtimisht Arbëresh. Ky emertim përfshinte gjith fiset e kombit t’onë edhe përdorej si një shenjë dallimi nga kombet e huaj të cilët emërtoheshin me fjalën, Shqah ose Shklah dhe fjala arbër kaq duket e vjetër, sa që kombi jonë ndodhej për brinjë me Skithët e vjetër; s’ka dyshim se fjala shqah ka rjedhur nga denatyrim’ i fjalës «Skith» në një kohë kur Thrako-Ilirët kishin pushtuar gjith sirethujëzën Ballkanike edhe ndodheshin kufitar me Skithërit.

Midis auktoreve të huaj fjala Shqiptar pikë së pari ësht përdor në shkrimet e Ptoleme Bizanntinit. Fjalët Arbër dhe Shqah u përgjigjen fjaleve që përdornin Grekërit: Elin dhe barbar. Grekërit e vjetër thoshin: Kush do që nuk ësht Elin’ ësht barbar, d. m. th. i huaj dhe i pa qytetëruar; ashtu dhe Shqiptarët njerzve të tyre u thoshin arber nga ç’do fis që të ishte dhe ç’do të huaji që nuk ishte nga gjuha e nga gjaku i tyre i thoshnin Shqah ose Shklah.

Fjala Shqah mund të jetë ma e vonëshme edhe e marë nga dialekti Venecian: Sqavo, të cilën e përdornin edhe për Sllovenët që kanë ardhur në brigjet e Adriatikut në shekullin VII.

Sa për Epirin, këto fjalë, me të vërtet Shqiptarët në mes të tyre s’i kanë përdorur dhe pjesa e jugës së Toskëris ka qënë e banuar prej Molloseve, prej Thesproteve dhe prej Kaoneve, popuj të vjetër të bashkuar me Ilirianë. Thesprotët janë Çamërit e sotmë, Kaonët, Laberit dhe Mollosët ishin një popull që banonin Mollosinë, d. m. th. qarkun e tashmë të Janinës. Kurdoherë që gjeografët dhe historianët e vjetër të Greqis bëjnë fjalë për të tre fiset që thamë më sipër, kanë përdorur këto fjalë: «Varvari që avasilefti» d. m. th. që popuj jo Elinë edhe pa qeveri. Vetem shohim se pranë Mbreterve të Molloseve kanë ardhur Grekër, u kanë mësuar letrat, artet dhe zakonet Greke, si pas mendimit të tyre, i kanë qytetëruar.

Z. Karapano nga Narta, dhendër’ i Kristaq Zografos, ka berë kërkime arheologjike në malet e Kurendës në perendim të Janinës, ku ka zbuluar tempollin e vjetër të Dodonës edhe kryeqytetin e Molloseve. Veprat e zbuluara janë shkrime të vjetëra Gërqishte, monedha të Mbretërve të Molloseve dhe shtatuje të bukura të shekullit V e IV para Krishtit. Po të marim para sysh poziten gjeografike të këtyre maleve afër Sulit edhe që rjedhina perëndimore e tyne që ndodhet kundrejt detit Jon dhe fillesës së detit Adriatik, këto vende formojnë malësin’ e Çamëris e cila krijon luginën e bregut të detit. Kur ishte Suli mbë kembë, Çamërit, Suliotët i përmëntnin nen titullin malësor edhe vendin e tyre e quanin malësi. Këto rethana na shtyjnë me të drejtë që fjalën Mollosi e përmëndur në veprat gjeografike dhe historike të vjetëra, t’a shpjegojmë me fjalën e vërtetë shqipe malësi. Ësht e vërtetë se në këtë pjesën e Epirit Shqiptarizma edhe Elenizma kontestojnë njëra jetrën dhe si mbas mendimit t’onë këjo pjes’ e jugut nga pikpamja ethnografike ka qenë Shqiptare; por nga pikpamja kulturore dhe qytetërore ësht Greqizuar.

Mbreti Aleksandrë që përmëndet në këtë kaptinë ësht një nga Mbretrit e Mollosis që ka shkuar n’Itali, i thritur nga Grekërit që kishin formuar kolonira të mbëdha në Italinë jugore dhe në Sixhilje. Këta princër të Shqipris jugore shkonin përtej detit si mercenerë për të ndihmuar një nga të dy palët në luftë.

Sa për marëdhënjet midis Epiroteve dhe Maqidhonasve, në pikpamje ethnike kanë qënë t’afërt me njeri tjetrin, bile e ëma e Aleksandrit të math, Olimpia, ka qënë prej derës Mbretnore të Mollosis. Epirotët nuk’ kanë marë pjesë në ngjarjet politike të Greqis së vjetër.

Pjesa e radhës
Kaptina III

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB