Ik! Ik, moj flutur, se do të digjesh!
Se ke me ra ne gyp të llambës dhe me flakët e saj ke me u djegë.
Por flutura s’dëgjon, sillet, sillet e sillet.
Dhe me atë të sjellun shkrepet ne gyp, largohet, shkrepet,
rrotullohet rreth llambës dhjetë herë për m’u shkrepë…