Zépi dhé kuspulli i pasun

Ishté nje djale i vogel é quhéj Zép; kish mbétun i vorfen nga i ati, é mâma é 'tij é vuni te vogel ne pune, é andèj fitonté ca te holla mé te cilat shkonté ai dhé é âma. Qé i shendoshe dhé i forte é s’i trembéj punes as mundimit. Per nate kethéhéj i lodhun ne shtepie, é i qahéj s’âmes per fatin é kéq qe é kishté lâne te vorfen é te vobet, kur shoket é 'tij kishin gjithe te mirat. É mjéra mâme mundohéj t’i mbushté mendjén sé pra kush ka shendétin lypsét t’i falét ndéres Pérendies, psé mâ mire âsht te jéte njériu i shendoshe é i vobet sé i pasun é i semune. Po Zépi nuke ndrronté mendim é u kish ndéze atyné qe kishin te mira.

Nje mbrâmjé, kur po kethénéj nga puna ne shtepie, pa s’largu t’âmen qe po é pristé té déra, édhè duké rendun arrini ték ajò é i tha: «Ma mundé, mâm’ o me mundé; mâ mire qenka te jéte njériu i shendoshe sé i pasun!»—Ç’pesové, é pyéti é âma; qysh te ngjau qe é ndrrové mendjén?—

Ahéré djali i u-pergjéq: Si po kethéhésha nga puna, shkova perpara nje shtepié te madhé ku ishin mblédhune shume njéres; u-aferova édhè une, po ç’pashe o mâmeza é imé!.. Pashe nje njéri kuspull te véshun mire qe po é sbritnin katre njéres nga qérréja: ishin sherbetoret é 'tij qe é mbanin ne dore si te vdékun dhé é shpinin mbrenda ne shtepie. Ishté i mjéri i that é i vérdhe mé syt gjymse te mbyllune dhé mé kâmbet é duart te patunduna. Ndegjova sé ishté shum i pasun; çe nê djélmenie s’bânté asnje pune, po prishté te hollat ne defrimé te liga sa u-mbloth é u-bâ kuspull; tani mâ s’mundét mé tundun as duart as kâmbet, s’mundét as mé flétun mé qétesie as mé ngrâne mé urie! Ahéré kujtova, o mâmeza é dashune, fjalet qe me thé dhé duké rendun érdha ték ti. Shum m’érth kéq per ate njéri qe, jo vétem te ngisté, por as te qendronté ne kâmbe nuke ishté i zoti!

Ç’asô dité Zépi é mori mire vésh qe shendéti âsht mâ i névojeshem nga te gjitha, dhé zuni t’a ruanté mire é t’i faléj Zotit, i cili, ndonsè s’i kishté dhâne pasunie, i dha shendétin mé te cilin njériu fiton te gjitha te mirat. Vétem kush ka trup te shendoshe ka édhè mendjé te shendoshe thoshin te vjéterit; é ai njéri fiton é rron mé gas ne kete jéte.

Pjesa e radhës
Ajri i delire

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB