Ajri i delire

Pas qe na tha mesonjesi plak sé gjith shendétin é 'tij é ka nga éra é delire é é qeruare, na mori nje dite é na shpuni majé nje kodriné te mbuluamé mé drû, édhè atjè na pyéti qysh é ndegjonim véhtén. Na i thaam qe ndegjonéshim shum léhte é plot mé gas, é kercénim psé na pelqénté maja é kodres.—Nuke âsht vétem nga maja é kodres, na tha atehéré ai, po mâ téper nga ajri i delir qe âsht ketû ne majé. Ajri, qe mérrni ketù jashte, âsht ai qe ju pelqén dhé ju bân trupin te léhte é zêmeren mé gas. Perandaj t’a kini gjithmone mik ajrin é qeruar, t’a doni per jéte, psé, duké dashun atê, shpetoni nga shume semundjé dhé nga barenat é hidhuna qe duhét te pini kur jéni te semune.—

Po ç’ka te bâje éra mé shendétin? é pyétem perseri na mesonjesin plak.

«Ajri i mire, na tha ai, âsht mâ i miri ushqim i njériut. Shume njéres rrojen vétem mé barishté pa ngrâne kurre mish; jane njéres te tjére qe rrojen shume dite pa ngrâne faré, por asnje njéri s’munt te rronje as nje ore pa marre fryme, domethâne, ére. Ç’kur sé lindim é ngjér sa vdésim rrojem mé ére, dhé éra qe fryjem mbrenda na qeron gjakun. Kur marrim ére te qeruare trupi bâhét per dite mê i shendoshe é nuke semuhémi shpèjt». Pastaj qe te ruajem shendétin mire, plaku na vuni édhè ketò porosie te mira:

Shtepia te jéte é larte, ne mést te drunjevét, lark nga ujenat qe s’tundén é nga gjâna te tjéra qe qélbén. Te mos flêjem shume véte nde nje dhome, te shuajem driten mâ pare sé mé flétun. Te flêjem gjithmone mé dritarén te hapune. T’a marrim zakon ç’ne végjelie te mos na zâje kurre diélli ne shtrat, po ne mengjès te sgjohémi hérét, te lahémi, te vishémi, te dalim jashte é t’écim shum.

Pjesa e radhës
Pastertia

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB