Si te déjtunit âsht édhè zêmerimi. Nje dite vajtem ne shtepie te mesonjesit dhé é gjétem ték po mbanté nje légjèn mé uje te flohte ne dore. Rrobat, qe kish zakon t’i mbanté kurdo hére te pastermé i kishté te felliquna; téshat é shtepies ishin te hédhuna andèj é kendèj, dhé mesonjesi, mé koke per dhé é i zêmeruar, véshtronté t’i vinté ne vent rraqét.
É pyétem sé ç’i kishté ndodhun dhé na tha: Pak perpara sé érdhet ju, sherbetori me solli kafén, po, kaqe s’é kishté mendjén ne vent, sa i ra kaféja nga dora permbi mua é me dogji é me perveloi doren, me felliqi rrobat, dhé qélqi i ujit é tasi i kafés raan é u-thermuan si i shihni véte. Me hypi gjaku ne kryé é u-zêmerova é matèsha t’i thoshnja fjale per te cilat do te me vinté likesht pastaj; munt édhè t’a rrihnja sherbetorin. Po me nje hére é mblodha mendjén é é shtrengova véhtén; thirra sherbetorin, i cili dridhéj nga frika, é i thashe te me sjellté légjenin mé uje, vuna doren mbrenda é u-kujtova per ketò fjale:
Nje hére Platoni, filosofi i math i Élladhes se vjétre, u-zêmerua kéq mé sherbetorin é 'tij, por é rrudhi zêmerimin dhé s’i tha asnje fjale. N’atê hyni mbrenda nje mik i 'tij te cilit i tha: «mirr-é kete sherbetorin t’im é rrah-é sé une jam i zêmeruar». É dinté mire Platoni sé zemerimi nuke ndrron faré nga te déjtunit dhé si i déjtuni ashtù édhè i zemeruari munt te bâje pune te paudha per te cilat munt te pendohét pastaj. Njériu nuke din sé ç’thote a sé ç’bân ne hidhenim.
Perandaj édhè jû, o djéme, kurre mos u-hidhenoni. Dijéni mire sé hidhenimi é turbullon dhé é prishe gjakun. Gjaku hype ne koke é kambet é duart dridhén si atô te te déjtunit. Sa te mundim lé te jémi njéres t’urte é te bute, te mos hidhenohémi é te ndegjojem ç’na thone mâ te medhânjt.
Luigj Gurakuqi