Nje at kish dy djéme, nga te cilet njeni ish fort i urtê é i mentshem. ndegjonté shum t’i atin é t’âmen, s’flliqéj, s’gristé rrobat, nuke shahéj mé çunat é tjére as bânté kurre marrezie. Vénté dite per dite ne shkolle, mesonté mire mesimét dhé ndegjonté mesonjesin si atin é mâmen.
I ati dhé é âma dhé kush é njihté é donin shum; djali i urte âsht fort i dashun.
Si u-rrit é u-bâ i mire é punetuar, vuni t’âmen é t’i atin te prehéshin, é i bânté mire kujdò; perandaj gjithe bota é donin é é ndéronin sa qe mori emen te math é u-bâ njéri i çquar nga te tjéret: gjith kush thoshté: lum’ ai!
Djali tjâter ish faré i marre, dilté gjithenje i felliqun, shahéj é zihéj mé shoket é ‘tij thóshté te rremé é bânté gjithe marreziet. Nuke vénté ne shkolle é nuke mesonté, po rrinté é lonté udhes. As t’âmen, as t’i atin, as mesonjesin s’i ndegjonté faré, é perandaj édhè atà nuke é donin; kaqe i lik ishté qe askush s’i qaséj prane. Si u-rrit u-bâ édhè mâ i kéq; zuni te gjitha te ligat é paudhesiet, é érth é u-bâ i merziteshem, i felliqun, lypes; é gjithe bota thoshté: mjér’ ai!
A é paat, o çuna, sé ç’pesojen atà djémé qe nuke ndegjojen atin, mâmen, mesonjesin? Kurre prâ mos bâni marrezie, po te ndegjoni mâ te medhânjt qe te bâhéni te mire é t’urte dhé t’ju trégojen bota mé gisht.
Luigj Gurakuqi