Fuqia é ditunies

Fuqia é ditunies âsht shum é madhé. Ditunia âsht drita qe na ndriçon é na nxiér nga érresina. Shpirti âsht drita qe i trégon trupit udhen é dréjte, po ditunia âsht vaji kesaj drité. Te vérbte mbétén atà qe nuke é mblédhin kete vaj ne djélmenie qe te kéne drite ne pléqesie. Ditunia sa jémi te rij na gdhende, pra kur bâhémi bura na sjéll shume te mira dhé ne pléqesie na gezon é kurr s’na len te papune. Édhè vétem kur jémi na bân shoqerie, kendojem libra é mendja kurre s’na flen. Dituria na ruan édhè nga punet é liga é te felliquna, te cilat mâ téper te paditunit i punonjen. Sa mâ shume njéres te ditune ka nde nje vent, aqe mâ te pake jane njérezit é liq. Ditunia ka fuqie te madhé, é Élimet é vjétre thoshnin: «Duaj ditunien, mos u-loth kurr duké mesumun, njériu i ditun ka ndér te math é te gjithe é pyésin».

Sot gjithe botâ véshtrojen t’a perhapin ditunien, sé nga ajò vijen te mirat nde nje vent, é ikin te ligat.

Véshtroni pra, o çuna, te mesoni ç’ne végjelie é te bâhéni te ditune, qe te ndéroni Atdhéun, perindet, véhtén t’uaj, dhé te rroni mé ndér é mé te mira ne kete jéte. Njériu i paditun s’ka as ndér as ndonje nga atò te mira qe jane per rréth nésh.

Pjesa e radhës
Kali pa frê

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB