Kali pa frê

Nje nga nxânesit pyéti nje dite mesonjesin sé qysh mundét te jéte njériu fatbardhe é i kenaqun ne kete bote kur s’âsht i pasun qe te munt te mbaronje te gjitha deshirét é 'tija. Mua, tha nxânesi, kur me duhét ndonje gjâ qe s’é kam, me dukét si mé qene i mbyllun ne burk é i lidhun ne hékura.

Ah, bir-o! i tha mesonjesi; cila pune te pelqèn mâ mire: te jésh hypun mbi nje kal te terbuam, te cilin s’é mban dot, po iken me te katerta é munt te te rrezonje é te bâje copa! a po mbi nje kal qe é shtrengòn é é zotenôn mé fré é pra te shpié ku te duash? —Mâ mire me pelqèn ai kali, te cilit munt t’i a mbanj frênin é t’a héq ku te dua une, tha nxânesi, sé ai i égri qe s’mbahét.

Po keshtù âsht édhè njériu, foli é tha atehéré mesonjesi: trupi i 'tij âsht si kali i éger, mendja âsht kaloresi qe mban frenin. Kur kaloresi s’âsht i zoti t’a mbanje frenin, pa mendoni-u sé ku ka per t’a shpune kali i éger, sé si do te munt t’a hédhe poshte nga ndonje brék, dhé sé sa fatzi do te jéte nje i tille njéri! Pastaj sa mâ i pasun te jéte njériu aqe mâ i éger bâhet kali pa frê. T’a bésoni mire sé nje i tille kal pa frê é vrét dhé é humbét faré kaloresin.

Pjesa e radhës
Genjéshtari

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB