Nje dite duké écun jashte ne fushe na tha mesonjesi kete historie.
Nje at kish nje djale mé emen Andon, é cili ç’ne végjelie kishté zâne fe thoshté genjéshtra. I ati dhé é âma, nga dashunía é madhé qe kishin per 'tê, nuk’é qortonin kurre, por é perkedhélnin é gezonéshin qe djali i 'tyné ishté shum i sgjuar é gjenté kurdohére fjale te mbulonté fajét é te ligat qe bânté.
Po njériu âsht si bima; ngjér sa âsht i vogel munt te ndréqét é t’i harronje zakonét é liga, po, kur rritét mé 'to, si édhè bima é shtrembte, thyhét mâ pare sé te drejtonét.
Ashtù pra édhè Andoni rritéj dite per dite é mé atê bashke édhè te rremét, sa qe te gjithe ne shtepie si édhè jashte é dinin qe Andoni nuke thoshté kurre te vertéten é perandaj i a nxuaren emnin genjéshtar.
Nje dite i ati édhè é âma ishin jashte shtepié é Andoni, kundre fjales qe u kishté dhâne, dolli vétem ne kopesht te luanté. Pas nje çiké sherbetoret ndegjuan zânin é 'tij qe u kerkonté ndihme, por atâ s’é besuan sé gjithenje i qéshté duke i thirre me kot. Keshtù qe édhè atehéré thaan njéni mé tjatrin: genjéshtari na therrèt qe te na perqéshnje, po lé te bertase sa te doje; dhé ashtù véshtronin punen é 'tyné. Po pas nje çiké, nga shkaku qe s’po é ndegjonin mâ, duallen ne kopesht t’a véshtronin mos po prishté gjâ, po nuk’é paan asgjakundi. Ahéré u-ra ne ment sé ne mjédis te kopshtit ishté nje péllk i math mé uje te te cilit vaditnin barishtét; kercyén pra atjè é paan nje dége druni te shqyémé qe kishté râne mbrenda. Po ç’kishté ndodhun? Mbi ate drû kishté hypun Andoni é, bashke mé dégen é shqyémé, kishté râne mbrenda ne péllk, é, pas qe s’dinté te bânté not, ishté zhytun gjér ne funt. Sherbetoret m’ate çast u-çvéshen é u-hodhen mbrenda péllgut dhé é nxuaren. por Andoni dukéj si i vdékun.
Ahéré po kethénéshin édhè perindet é Andonit; derguan shpéjt per sheronjesin, i cili érdhi mé vrap é nisi te ferkonté te mbytunin; i dha édhè ca barena per t’a sjéllun ne véhté, é ne funt, pas shume ferkimésh, Andoni psheretini, mori thélle fryme, hapi syt é u-kethyé prape ne jéte. Po ç’ate dite kaqe shum u-tremp i mjéri sa kurre mâ s’thoshté rrena.
T’a doni pra, o çuna, te vertéten ç’ne végjelie, é te mos thoni kurre genjéshtre qe te mos ju ngjanje édhè juvé si Andonit. Genjéshtari kete fitim ka, qe s’é béson njéri édhè kur thote te vertéten!
Luigj Gurakuqi