Nje plak i varfer rronté mé femijen é djalit té tij te vétmit; kishté shprése i mjéri sé i biri do t’a mbanté ne pléqerie. Po pas ca kohé, nde nje dite te dimnit, djali u-hidhenua dhé i tha plakut t’ikenté nga shtepia sè mâ s’munt t’a ushqénté dot. —Po qysh do te rronj une? —i tha plaku me lote nder sy. —Dil jashte, i tha djali i lik, dhê hiq te rronsh duké lypun! —Keto fjale i ndrruan perpara Thomes djalit te vogel, qe ishté téte vjétesh dhé é donté shum gjyshin è 'tij é perandaj i vinté shum kéq kur ndegjonté t’i atin duké shamun plakun é mjére. É kur i gjyshi mé lote nder sy i u-lut qe te siéllté nje vélénxe te trashe, qe t’a kishté per t’u-mbuluar mé 'tâ, Thoma ngau mé vrap é pruni atê qe i porositi i gjyshi. Po, ne vent qe t’i a jipté ketij i a dha t’i atit é i tha duké pshéretitun: «Préj-é é daj-é dysh!» Psé? é pyéti i ati. —Psé âsht fort é madhé per gjyshin; gjymsa i dél mjaft sé tjatra gjymse munt te te duhét ty kur te plakésh, mbassi édhè une kam per te nxjérre ty nga shtepia si po nxiér ti sot atin tânt ne pléqerie!
Keto fjalet é Thomes sé vogel bâan nje pershtypjé te thélle ne zêmere t’i atit, i cili u-pendua é ra ne gjuni perpara plakut é duké qamun é duké denésun, i kerkonté ndjése é te falun.
Gjyshi é ndiéu é mbéti ne shtepie te djalit i cili é mbajti édhè é ushqéu gjér sa vdiq duké uruar Thomen é vogel.
Luigj Gurakuqi