Nje grua é véje kish nje kopesht te mbjéllun mé barishté gjithe faresh, te cilat, dite per dite, i sjéllté ne trék per t’i shitun, é me te hollat é paka qe fitonté, ushqénté vajzen é vogle te vétmén.
Nje dite i tha çupes: «Vashez’ o, a i shéh ketô pikat é vérdha mbi kete lakene? Jane véze te vogla, te cilat i bâjen mizat, é nga ketô çélin é dalin krimba te végjele qe na prishin barishtét. Perandaj sot véshtrò-i te gjitha lakenat é delir-i é qero-i mire nga vézet qe te mos na prishén nje hére».
Vajza pertacé nuke u vuni vésh fjalevét te s’âmes, nuke véshtroi lakenat as nuke dolli faré ne kopesht, sé merzitéj te sbristé é t’i qeronté nje nga nje Mâma é zéze ishté é semune ne shtrat é cuca é harroi faré porosien é 'saj. Po pas ca ditesh é âma u-ngrit nga shtrati, mori te bien per doré édhè sbriti ne kopesht mé 'tê; po ç’pau mbrenda é mjéra? Te gjitha lakenat i kishté grime krimbi, vétem kercéjt u kishin mbétun!
Vajza kur i pau lakenat ashtù faré te prishuna u-çudit é u-hélmua shum, sé nga pertimi i 'saj u ndodhi ajò é lige, édhè zuni é po qanté; por é âma: «Tani âsht vone, i tha, o bija é imé, âsht kot qe te qansh! A shéh sé ç’pesuam nga pertésa é joté?! Lakenat u-prishen é s’na mbéti gjâ qe te shésim é te fitojem buken; do te mbétémi pa ngrâne é do te bâhémi lypesa; ja fitimi i atyné qe pertojen!» Dhé duké thâne keshtû qanté é denésté é mjéra mé ngasherim.
Luigj Gurakuqi