Qérrétarî pertonjes

Nje njéri kishté nje hére nje qérré dhé mé atê po shpinté nje femije nga qytéti ne fshat. Udha ishté é prishune ne shume vendé; Kishté gropa te thélla, gure te medhânj, ujena é balte mjaft; perandaj qérrétari lypséj te kish kujdès é t’i vinté mendjén udhes qe te mos pesonté ndonje rrezik. Por ai s’é kish mendjén ne vent as s’é vinté 'rée udhen, keshtù qe nje dite ra mé gjithe qérré nde nje péllk.

Sbriti ahéré nga qérréja, mberthéu duart per mbrata é rrinté é i lutéj Zotit qe t’i a nxjérté andèj. Pas pake kohé shkoi atij pari nje udhetar i cili, duké pamun qérrétarin mé duar lidhune, i tha: «Psé rrin ashtù, or fatzi? Pa u-tundun édhè ti véte s’te dél qérréja nga péllgu! po ha, luaj duart, kap-i rrotat, shtyj sa te mundésh, ndih-u kuajvét t’a héqin é pastaj lut-i-u édhè te lumit Zot te te ndihnje. Kurre mos prit gjâ nga Péréndia pa u-munduar édhè ti véte mé gjithe fuqien tândé: Péréndia u ndihe atyné qe i shéh sé punonjen é mundohén; por atyné, qe rrijen é véshtrojen si ti mé duar lidhune, nuke u-ndihe kurre i Madhi Zot!»

Pérendia i ka thâne njériut: «Ndihmo-i véhtés s’até pak, sé te ndihmonj une fort.»

Pjesa e radhës
Bréshka dhé lépuri

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB