Trégetari é gomari

Nje trégetar kishté ngarkuar gomarin mé krype é u-nis per ne qytèt per t’a shitun. Gomari, ték po shkonté udhes, u-kethyé nde nje perrua mé pime uje, por u-fut mbrenda é krypa u-njom é u-trét. Si dolli nga uji, é ndjéu sé barra ishté mâ é léhte, é kejò pune i pelqéu téper é tha me véhté: te futém gjithenje n’uje kur jam i ngarkuar.

Pas ca ditsh shkonté prape andèj gomari i ngarkuam mé krype é, kur i u-afrua perronit, u-fut perseri mbrenda. Ah! tha ahéré i zoti, kejò pune s’durohét mâ! Me dukét sé gomari é bân mé qellim, po dot’a mesonj une qe te mos me qéshnje nje tjatre hére.

Ashtù tha, dhé, te nésermén é ngarkoi gomarin mé shpuza dhé shkoi asaj udhé. Gomari u-kethyé prape ne perrua é u-fut mbrenda; po kur dolli barra ishté mâ é rânde, psé shpûzat u-mbushen mé uje. Gomari s’é çonté dot barren, é donté te mbétéj udhes, por i zoti é rrihté é é bânté mé écun mé pahir; u-bâ duké ngordhun i mjéri nga barra é rânde é nga te rrahunat.

Ç’asò dite gomari mesoi ment é nuke ra mâ n’uje kur ishté ngarkuar.

Mos bâni atò qe doni, sé pesoni atô qe s’doni!

Pjesa e radhës
Dhia

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB