Thnégla é gjingalla

Bânté dimen i math ê malét é fushat ishin te mbuluamé mé akull é mé bore; shtâzet é te gjitha gjât, é gjalla ishin fshéhune é nuke dilnin jashte. Édhè thnégla ishté futune ne vrime te 'saj ku kishté mjaft sa per te ngrâne gjith dimenin. Vétem gjingalla a cincerri dridhéj se ftohti é s’kishté fare gjâ te hanté. U-nis pra é vajti té thnégla t’i kerkonté nje çike te ngrâne qe te mos vdisté urié. Po gjingalla é pyéti: Ç’bâné ti gjithe kohen é véres kur une mblithnja gjâna per te ngrâne ne dimen? Kendonjé gjithe diten majé lisavét é s’linjé as udhetaret te pushonin qétesisht nen hijé. Atehéré kendonjé, tani pra kercè é luaj vallé! É keshtû é deboi pa i dhâne gjâ.

Nga kejò perralle lé te marrim édhè na mesim, tha plaku. Te punojem sa jémi te rij qe te mos mbétémi, si gjingalla, pa buke ne pléqesie.

Pjesa e radhës
Lypesi

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB