Lypesi

Kur po kethéhéshim ne shtepie, si kercyém é luajtim mjaft jashte ne fushe, poqem udhes nje njeri te varfer, qe rrinté é kerkonté ndihme nga atà qe shkonin andéj. Mesonjesi é shekoi mire Pra na tha: Véshtroni-é mire kete njéri pertac qe s’don te punonje. Lé te shohim sé, mbasé, pertimi s’é ka mundun akoma faré è munt t’a kethéjem prape te zâje punen; dukét fort i shendoshe. Mesonjesi pra i u-aferua é i tha: Si t’a quajen emnin?—Nasho, me thone, u-pergjéq, dhè sgjati doren é kerkonté duké uruar. Mesonjesi s’i dha gjâ, por é pyéti sé mos ishté i semune.—Jo, ka dashun Pérendia, tha, jam shum mire!—Po psé lypen pra? i tha mesonjesi.—Sé jam i vobet, u-pergjéq Nashua.—Psé s’punon, i tha mesonjesi, te fitonsh é te rronsh duké punumun? Atehéré nuke do te kishé nevoje mè lypun, po duké pertuar do te mbétésh gjithmone i vobet! Zoti te dha shendétin, te dha duart te punonsh é jo te lypish. Âsht turp, turp i math per ate njéri, qe ka shendèt é nuke punon sa âsht i ri!

Ketò fjale te mira i tha plaku, po Nashua u-pergjèq é tha sé s’gjen dot pune.—Pune nuke gjêjen atà njéres qe pertojen, i a priti mesonjesit. Pertimi munt t’a shtynje njérin ne pune te liga, ne vjédhjé a ne vrasjé, é keshtù munt t’a zâan é t’a mbyllin ne burk a édhè t’a varin. Mé djérse te ballit duhét t’a haam buken, thirri mesonjesi. Ai qe s’punon as te mos haje!

Lypesi u vuni mire vésh fjalevét te mesonjesit é kaqe pershtypjé i bâan sa i u-lut mé i gjétun pune.

Plaku i trégoi shtepien é 'tij dhé é ftoi qe te vénté é t’a piqté. Te nésermén lypesi vajti té mesonjesi dhé ky é shpuni té nje qépes rrobash. Nashua ndenji ca kohe é mésoi mire mé qépun pétka é ashtù fitonté te holla. Perandaj plaku na thoshté per hére: Mos é harroni kurre Nashon; pa pune s’kémi as buke, as shtepie, as tésha. Puna é shpetoi njérin nga égersina, é é bâni te bute. Vétem njérezit é égre dhé kafshet é égra qe rrojen ne pyll s’dijen mé punumun. Puna ndrroi faqén é dhéut, é sbuti, é leroi, é é mbolli, dhé ashtù marrim drithenat nga dhéu. Puna é perzuni vobesien é na pruni gjithe te mirat ne kete jéte.

Kaqe thélle na hyn ne zêmere ketô fjalet é plakut sa qe ç’aso héré é pastaj i trembéshim gjithenje pertimit si mâ te madhés se lige; é asnje dite, asnje çast s’mbétéshim mâ pa pune.

Pjesa e radhës
Pétri i math farketar

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB