Pétri i math, mbréti i Rusies, ngriti kombin é tij nde nje lartesie te madhé. Kur hypi ne thron ishté akoma i vogel, shtatembedhéte vjétesh; po, ndonsè qé aqe i ri, é qévérisi fort mire Rusîen. Déshi mâ perpara mé xâne ai véte qe pastaj te mesonté édhê te tjéret; perandaj shkoi n’Éurope ku mesoi te gjitha mjéshteriet, é pra u-kethyé ne Rusie ku perhapi mesimét é dituniet é Éuropes.
Ngrihéj ne mengjès shum hérét, ndisté zjarrin véte dhé shume hére gatuanté véte gjéllen ne vorbe préj balté. Rronté si mâ i poshtmi punetuar é punonté puné shum te rânda.
N’Éurope, ku punonté, é dinin te gjithe qe, ai punetuar i shpéjte, ishté mbréti i math i Rusies, por ai s’é kishté per turp te mundohéj é te mirrté mesimé per perparimin é Atdhéut.
Kur u-kethyé nga Éuropa ne Rusie shkonté é shihté mjéshterat si punonin. Nje dite vajti te nje farketar qe punonté hékurin. Hyni ne farke é déshi véte te punonté si mâ i vogli punetuar qe t’u trégonté njéresvét sé puna nuke ka turp, mjaft qe te punonje njériu mé ndér.
Punoi njé jave aty duké rrahun hékurin mé maj te rânde é ne funt te javes kerkoi rrogen é, si é mori pagen, bléu mé 'tê nje pale kepuce. Duké véshun kepucet thoshté, duké qéshun, sé kurre s’ishté kenaqun sa ahéré kur mbathi kepucet, te cilat i bléu mé te hollat qe fitoi mé mundin é mé djérsen é ballit te vét.
Luigj Gurakuqi