Perparimi i Éngletérres

N’Éngletérre te gjitha mjéshteriet kane bâmun perparim te math, perandaj ky shtét âsht rritun fort ne madhesie é ne fuqie é atjè gjithe njérezia rron shum mire. N’Éngletérre i biri xen mjéshterien é t’i atit: djali i bujkut bâhét bujk, i bariut bari, i farketarit bâhét édhè ai farketar. Ashtù te gjitha mjéshteriet muaren shkas é bâan mbrothesie te madhé kaqe qe n’Éngletérre shume bujqer é mjéshtra te tjére kane hypun ne mâ te naltat shkalle te Mbréteries. Perandaj nje mbrét i Éngletérres thoshté gjithenje: Ne vent t’ene ç’do njéri, qe te punonje é te bâhét i pasun, munt te ngjitét ne rendé te larta é te qévérisnje shtétin, sadò qe te kéte qene perpara nde nje shkalle te poshtmé.

Qe te kéne shijé é deshir djémet n’Éngletérre te marrin mjéshterien é étenvét te 'tyné, kendojen kete historie.

Rronté nje hére nde nje kohe n’Éngletérre nje njéri kaç, dométhâne qe punonté mé avliment a mé végje. Mé punen é 'tij fitonté shume te holla é si mblodhi mjaft pasunie, bléu nje maqine te madhé é hapi nje fabrike, ku punonin shume avlimendé bashke, te cilat s’tundéshin mé dore po mé avull Ashtù nisi te fitonje mâ shume é u-bâ i pasun, é, duké punumun gjithnje u-mplak é vdiq.

I biri i 'tij, i cili quhéj Mauris, ngjér sa qé i vogel vajti ne shkolle é mesoi te kendonté é te shkruanté, pastaj hyni ne pune si i ati. Po, si i vdiq i ati, pandéhu sé do t’ishté turp per 'tê, njéri i mesuar dhé aqe i pasun te rrinté é te punonté n’avliment; Keshtù qe shiti fabriken é maqinat, mblodhi téshtat é vajti ne Londre qe te rronté si lord.

Nuke dinté t’a ruanté gjân aspak, é zuni é po prishté pa dhembjé andêj é kendéj me pirjé, ne lodra, ne kartra sa mbéti pa dysh é mâ se fundi vodhi é é vûun mbrenda.

Ték po rrinté mbyllun ne burk, kujtontê i mjéri kohen é shkuare é mendonéj sé qysh kishté qene nje hére é ku gjendéj tani é, n’atô kujtimé, i rrodhen lotét nga syt si gurra. Sa mâ mire do t’isha, thoshté véhté mé véhté sikur te punonja mjéshterien é t’im’ éti! Sa likesht bâna qe é lashe!..

Dye vjéte te ngjata mbéti ne burk; si é leshuan iku nga Londra é vajti atjè ku kishté pasun avlimendét, i doli perpara kryémjéshtrit dhé i u-lut t’a mirrté ne pune, pa per rroge lé t’i a jipté sadô te vogle. Ai é mori dhé ashtù rrojti si argàt gjithe jéten é 'tij.

Kete historie é kendojen djémet é Éngletérres shohin sé ç’pesoi ai qe la mjéshterién é t’i atit é perandaj sadô te pasune qe te jéne, ruajen é mbajen gjithenje mjéshteriet é perindevét te 'tyné.

Mjéshteriet véne perpara mâ téper kur atâ qe i punojen jane njéres te mesuare é te ditune. É paat kopshtin t’im, o çuna, si é kisha ndréqun é sa mire ju pelqéu? Po, sîkur une te mos dinja édhè te tjéra gjuhe, qe te munt te kendonja sa jane thâne mbi barishtét é mbi bujqesien, kopshti i im nuke do t’ishté ashtû si é paat. Perandaj njériu, pervéç gjuhes se perindevét, é cila duhét te kendohét é te mesohét mire domosdò, âsht mire te xâje é dhè gjuhe te tjera, si frângjishtén, énglishtén, gerqishtén, latinishtén; qe te munt te kendonje édhè ne keto gjuhe sa kane shkruar mbi dituniet, é per bujqesie, per bagetie, per trégetie, é per mjéshteriet é tjéra. Keshtù perparojen kombét.

Pjesa e radhës
Fjale te vléfshmé per ushqimin

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB